25/05/2026
Pse quhet Arefat? Kodra apo vendi i Arefatit?!
Mufessiret (komentuesit e Kuranit), ndër ta edhe Imam Kurtubiu, kanë përmendur disa shpjegime për emërtimin e Arefatit:
- Sepse njerëzit mblidhen aty dhe njihen mes vete, pra “يتعارفون - të njohin njëri-tjetrin”.
- Thuhet se Xhibrili alejhi selam e shoqëronte Ibrahimin alejhi selam duke i treguar vendet e riteve të haxhit dhe i thoshte: “A e kuptove?” (أعرفتَ؟), ndërsa ai përgjigjej: “Po, e kuptova” (عرفتُ).
- Gjithashtu është thënë se Ademi dhe Havaja u takuan aty pas zbritjes në tokë, dhe u njohën mes vete (تعارفا - njohën njëri tjetrin).
- Është thënë edhe se quhet kështu sepse në atë vend haxhinjtë “يعرفون - e njohin” mëkatin e tyre, e pranojnë dhe kërkojnë falje e mëshirë nga Allahu.
Allahu e din më së miri!
Agjërimi i kësaj dite; Pejgamberi alejhi selam ka thënë se agjërimi i ditës së Arafatit:
shlyen mëkatet e vitit të kaluar,
dhe vitit të ardhshëm (për ata që nuk janë në haxh).
Ibadete dhe lutje të pranuara 🤲