Ambasada Shqiptare në Shkup/Albanian Embassy in Skopje

Ambasada Shqiptare në Shkup/Albanian Embassy in Skopje Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ambasada Shqiptare në Shkup/Albanian Embassy in Skopje, Government Organization, Slavei Planina 2, Republic of Macedonia, Skopje.

14/08/2026

🇦🇱🇲🇦 Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

Autoritetet kompetente të Mbretërisë së Marokut kanë vendosur heqjen e kërkesës për vizë për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në Marok për qëndrime afatshkurtra.

📅 Vendimi hyn në fuqi më 15 gusht 2026.

🔗 Lexoni njoftimin e plotë në faqen zyrtare të MEPJ:
https://punetejashtme.gov.al/newsroom/maroku-heq-regjimin-e-vizave-per-shtetasit-shqiptare-per-qendrime-afatshkurtra/

09/08/2026

President Zelenskyy’s visit to Serbia is important. Dialogue is always welcome, particularly when it creates space to address difficult questions with clarity, responsibility and a sense of history.

Just as Albania stands, and will continue to stand, firmly with Ukraine’s sovereignty, independence, territorial integrity and European future, we stand equally firmly for Kosovo’s sovereignty, independence and rightful place in the Euro-Atlantic family.

There should be no misunderstanding on this point: any attempt to draw a parallel or establish an equation between Kosovo and any other international situation is wrong, opportunistic and profoundly misleading.

Kosovo’s case stands on its own historical, political and legal foundations. At the request of the UN General Assembly, the International Court of Justice was unequivocal: Kosovo’s declaration of independence did not violate international law. Russia’s aggression against Ukraine is an entirely different matter. It constitutes a grave violation of the UN Charter and international law, and a blatant breach of the rules-based international order.

From Albania’s perspective, one principle is fundamental: a peaceful, stable and European Western Balkans requires acceptance of the reality and irreversibility of Kosovo’s independence. Kosovo independence has contributed to regional stability and is part of a future in which borders are not changed through force, and peoples and communities can determine their future in peace and security.

We firmly maintain also that Serbia and Kosovo both belong in a common European future. The normalisation of their relations, ultimately leading to mutual recognition, would not weaken Serbia. On the contrary, it would help close one of the most painful chapters of our region’s recent history and open the way to genuine reconciliation, good-neighbourly relations and lasting peace. The Western Balkans needs that positive energy today, perhaps more than ever.

President Zelenskyy’s visit to Serbia advances, first and foremost, Ukraine’s interests. This is both understandable and legitimate. Yet, every step that helps Serbia move further away from Russia’s malign influence and closer to Europe is positive. But every engagement is also an opportunity to advance a fundamental understanding: the Western Balkans must move forward, not backward.

Përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Takimet e Rekës së Epërme”,...
03/08/2026

Përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Takimet e Rekës së Epërme”, të organizuar në Rimnicë, ku u prezantua edhe ekspozita etnografike “Dasma e Rekës së Epërme”. 🇦🇱

Veprimtaria solli në vëmendje pasurinë e trashëgimisë kulturore, zakonet dhe traditat e kësaj treve me vlera të veçanta historike, duke dëshmuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të identitetit kulturor. 🇲🇰🤝🇦🇱

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, priti në Ambasadë deputet...
18/07/2026

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, priti në Ambasadë deputetin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, z. Salih Murat. 🤝🇦🇱🇲🇰

Ambasadori Meidani e përgëzoi z. Murat për angazhimin e tij të ri parlamentar. Gjatë takimit u zhvillua një shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet më të fundit politike në vend, sfidat institucionale dhe reformat e nevojshme në funksion të avancimit të procesit të integrimit evropian. 🇪🇺

Bashkëbiseduesit ritheksuan rëndësinë e dialogut, forcimit të shtetit të së drejtës, përfaqësimit të drejtë të komuniteteve të ndryshme, harmonisë dhe kohezionit social, si dhe zbatimit të standardeve evropiane, si elemente kyçe për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e vendit. ✨

17/07/2026

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, zhvilloi një vizitë në Qendrën Mjekësore LAOR, ku u njoh nga afër me kapacitetet e saj në diagnostikën gjenetike dhe molekulare, analizat laboratorike dhe shërbimet e avancuara mjekësore.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe profesionistëve të shëndetësisë në të dy vendet, shkëmbimin e ekspertizës, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta, veçanërisht në fushën e gjenetikës dhe teknologjive moderne.

Ambasadori Meidani vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimeve që nxisin inovacionin, avancimin e shërbimeve mjekësore dhe një kujdes më cilësor për pacientët. 🇦🇱🇲🇰🤝

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, zhvilloi një takim me Amb...
17/07/2026

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës Çeke, z. Jaroslav Ludva, dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, z. Ola Sohlström. 🤝🇦🇱🇨🇿🇸🇪

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut dhe rajon, procesin e integrimit evropian, si dhe rëndësinë e forcimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet partnerëve.

Takimi rikonfirmoi angazhimin e përbashkët për promovimin e stabilitetit, sundimit të ligjit dhe perspektivës evropiane të rajonit, përmes komunikimit të hapur dhe bashkëpunimit të ngushtë diplomatik. 🇪🇺✨

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, priti në Ambasadë nxënësi...
16/07/2026

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, priti në Ambasadë nxënësit e Digital School Macedonia, të cilët u rikthyen nga Coding Olympiad në Romë me 21 medalje ndërkombëtare, prej të cilave 13 medalje të arta. 🏅💻🇦🇱

Gjatë takimit, nxënësit ndanë përvojën e tyre në olimpiadë, si dhe u zhvillua një bisedë mbi zhvillimet më të fundit në teknologji, inteligjencën artificiale dhe rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të inovacionit në formësimin e së ardhmes.

Ambasadori Meidani përgëzoi nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit e Digital School Macedonia, duke vlerësuar këtë arritje si një dëshmi të potencialit të jashtëzakonshëm të të rinjve shqiptarë dhe të rëndësisë së investimit në arsim, teknologji dhe inovacion. ✨

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, zhvilloi një takim me Amb...
14/07/2026

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, zhvilloi një takim me Ambasadorin. Fatih Ulusoy. 🤝🇦🇱🇹🇷

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke ofruar mundësinë për një shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet e fundit, çështje me interes të përbashkët dhe mundësi për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm, mirëkuptimit dhe marrëdhënieve të ngushta ndërmjet miqve dhe partnerëve, si një bazë e fortë për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen. ✨

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, zhvilloi një takim me Dre...
14/07/2026

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, zhvilloi një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Democracy Lab, z. Sefer Selimi. 🤝🇦🇱🇲🇰

Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit përmes projekteve të reja me interes të përbashkët, si dhe mbi rëndësinë e rolit të shoqërisë civile në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e pjesëmarrjes qytetare.

Ambasadori Meidani vlerësoi kontributin e Democracy Lab dhe angazhimin e vazhdueshëm të z. Selimi në mbështetje të zhvillimit demokratik, duke ritheksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile. ✨

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, zhvilloi një drekë pune m...
13/07/2026

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, zhvilloi një drekë pune me Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Zhelyazko Radukov. 🤝🇦🇱🇧🇬

Gjatë takimit u zhvillua një shkëmbim i hapur mendimesh mbi çështje me interes të përbashkët dhe u ritheksua rëndësia e dialogut, komunikimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të mirë ndërmjet partnerëve. 🇪🇺✨

Address

Slavei Planina 2, Republic Of Macedonia
Skopje

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambasada Shqiptare në Shkup/Albanian Embassy in Skopje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Ambasada Shqiptare në Shkup/Albanian Embassy in Skopje:

Shortcuts

Share