Daim Luçi

Daim Luçi Councillor of the City of Skopje
Former Deputy Minister of Culture and Tourism RNM (2022-2024)
Former Councillor of the Municipality of Chair
(2017-2021)

Sot, së bashku me kolegët këshilltarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, bëmë homazhe te Varrezat e Viktimave të Tërmet...
26/07/2026

Sot, së bashku me kolegët këshilltarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, bëmë homazhe te Varrezat e Viktimave të Tërmetit në Butel, në përkujtim të 63-vjetorit të tërmetit katastrofik të Shkupit.
Me respekt dhe mirënjohje kujtojmë viktimat, duke ruajtur kujtesën për një nga ngjarjet më të dhimbshme në historinë e qytetit tonë.

Sonte bëj tifo për Spanjën 🇪🇸Jo vetëm për futbollin, por edhe sepse Spanja pati guximin të qëndrojë në anën e drejtësisë...
19/07/2026

Sonte bëj tifo për Spanjën 🇪🇸

Jo vetëm për futbollin, por edhe sepse Spanja pati guximin të qëndrojë në anën e drejtësisë. Ajo njohu Palestinën, vendosi embargo ndaj Izraelit dhe ngriti zërin në një kohë kur shumë prej më të fuqishmëve zgjodhën të heshtnin.
Sonte, zemrat e shumë palestinezëve rrahin për Spanjën. Edhe e imja.
Në humanizëm, dinjitet dhe mbrojtje të vlerave njerëzore, Spanja tashmë është kampione.

¡España, dignidad, victoria! 🇪🇸🇵🇸

REAGIMKëshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) e përshëndesin korrigjimin e tabelës nga ana e Qytetit të Shk...
19/07/2026

REAGIM

Këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) e përshëndesin korrigjimin e tabelës nga ana e Qytetit të Shkupit. Vlerësojmë se shtimi i elementeve dhe monumenteve që pasqyrojnë multikulturalizmin e Shkupit është një hap pozitiv, pasi ato reflektojnë identitetin shumetnik dhe vlerat e bashkëjetesës që e karakterizojnë kryeqytetin.

Megjithatë, theksojmë se në aspektin ligjor çështja mbetet e pazgjidhur. Pavarësisht ndryshimeve të bëra, tabela ende nuk është në përputhje me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, pasi detyrimi për respektimin e dygjuhësisë vazhdon të mos zbatohet.

Për këtë arsye, në mbledhjen e parë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, këshilltarët e AKI-së do të kërkojnë përgjigje zyrtare nga Kryetari i Qytetit dhe administrata përkatëse se përse nuk respektohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve dhe mbi çfarë baze është vepruar në kundërshtim me detyrimet ligjore.

AKI mbetet e përkushtuar për respektimin e rendit juridik, të drejtave gjuhësore dhe trajtimit të barabartë të të gjithë qytetarëve. Respektimi i dygjuhësisë nuk është çështje vullneti politik, por obligim ligjor që duhet të zbatohet nga çdo institucion i Qytetit të Shkupit.

AKI - këshilltarët në Këshillin e Qytetit të Shkupit

  në Shkup 🙏
19/07/2026

në Shkup 🙏

NJOFTIM PËR OPINION

Largimi i bilbordit skandaloz nga hyrja e Qytetit të Shkupit është një fitore e ligjit, e dinjitetit qytetar dhe e reagimit të drejtë publik.

Që në momentin e vendosjes së tij, këshilltarët e AKI-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit reaguan publikisht dhe kërkuan sqarime se si ishte lejuar vendosja e një bilbordi të tillë, pa transparencë dhe pa informim për opinionin.

Sot, largimi i tij dëshmon se reagimi ynë ishte i drejtë dhe i bazuar në parime. Institucionet nuk mund të veprojnë sipas dëshirës së individëve, por duhet të respektojnë ligjin, procedurat dhe ndjeshmërinë e të gjithë qytetarëve.

Ne do të vazhdojmë të jemi zëri i qytetarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit, duke reaguar sa herë që cenohet dinjiteti i qytetit, transparenca institucionale apo interesi publik.

Qyteti i Shkupit u takon të gjithë qytetarëve të tij. Simbolet, emërtimet dhe hapësirat publike nuk duhet të përdoren për eksperimente politike apo vendime të njëanshme.

AKI – Këshilltarët në Këshillin e Qytetit të Shkupit

REAGIMEdhe një herë u vërtetua se për udhëheqësinë e Qytetit të Shkupit, ligji respektohet vetëm kur u konvenon.Vendosja...
18/07/2026

REAGIM

Edhe një herë u vërtetua se për udhëheqësinë e Qytetit të Shkupit, ligji respektohet vetëm kur u konvenon.
Vendosja e tabelës mirëseardhëse në hyrje të qytetit vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze nuk është një “harresë”. Është një vendim që injoron një realitet të pamohueshëm: Shqipja është gjuhë zyrtare në Qytetin e Shkupit, e garantuar me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe e sanksionuar edhe në Statutin e Qytetit.
Në seancat e Këshillit kam ngritur vazhdimisht këtë çështje, duke kërkuar respektimin e ligjit. Përgjigjja që mora ishte se po “hap tema të shekullit të kaluar”. Sot, kjo tabelë është prova më e mirë se tema e shekullit të kaluar nuk është kërkesa për zbatimin e ligjit, por mentaliteti që zgjedh ta shkelë atë.
I bëj thirrje Kryetarit të Qytetit të Shkupit që, në vend të propagandës për “Shkupin e bukur”, të fillojë duke respektuar ligjet e këtij shteti. Nuk ndërtohet një qytet europian duke injoruar gjuhën e dhjetëra mijëra qytetarëve të tij. Respektimi i gjuhës shqipe nuk është çështje vullneti politik, por detyrim ligjor. Kush zgjedh të mos e zbatojë ligjin, nuk mund të fshihet pas justifikimeve dhe as t’i etiketojë si “tema të vjetra” ata që kërkojnë sundimin e ligjit.

***

РЕАКЦИЈА

Уште еднаш се потврди дека за раководството на Град Скопје законите се почитуваат само кога тоа ним им одговара.
Поставувањето на таблата за добредојде на влезот во градот само на македонски и англиски јазик не е „пропуст“. Тоа е одлука што игнорира една неспорна реалност: албанскиот јазик е службен јазик во Град Скопје, загарантиран со Законот за употреба на јазиците и утврден во Статутот на Град Скопје.
На седниците на Советот постојано го покренував ова прашање, барајќи почитување на законот. Одговорот што го добивав беше дека „отворам теми од минатиот век“. Денес, токму оваа табла е најдобар доказ дека тема од минатиот век не е барањето за спроведување на законот, туку менталитетот што свесно одлучува да го прекрши.
Го повикувам градоначалникот на Град Скопје, наместо да се занимава со пропаганда за „убаво Скопје“, најнапред да започне со почитување на законите на оваа држава. Не може да се гради европски град додека се игнорира службениот јазик на десетици илјади негови граѓани. Почитувањето на албанскиот јазик не е прашање на политичка волја, туку законска обврска. Оној што избира да не го спроведува законот, не може да се крие зад изговори, ниту да ги етикетира како „теми од минатиот век“ оние што бараат владеење на правото.

Kënaqësi të jem pjesë e trajnimit të organizuar nga NDI në kuadër të projektit “Komunitete me Integritet”, kushtuar forc...
17/07/2026

Kënaqësi të jem pjesë e trajnimit të organizuar nga NDI në kuadër të projektit “Komunitete me Integritet”, kushtuar forcimit të rolit të këshilltarëve komunalë në mbikëqyrjen e financave publike dhe menaxhimin e buxhetit komunal.
Trajnime të tilla janë një mundësi e mirë për të përmirësuar njohuritë dhe për të kontribuar në një qeverisje më transparente, më të përgjegjshme dhe më efikase në nivel lokal.

Dashuria, respekti, kujdesi dhe mbrojtja e atdheut tashmë ka definicion:NËSE JO SOT, ATËHERË KUR U DASHKA TË VDESIM?!
16/07/2026

Dashuria, respekti, kujdesi dhe mbrojtja e atdheut tashmë ka definicion:
NËSE JO SOT, ATËHERË KUR U DASHKA TË VDESIM?!

Është tronditëse që një ministre e një shteti që pretendon integrimin në Bashkimin Europian të shprehë keqardhje se në K...
14/07/2026

Është tronditëse që një ministre e një shteti që pretendon integrimin në Bashkimin Europian të shprehë keqardhje se në Kosovë nuk u vranë më shumë civilë.
Kjo nuk është deklaratë politike, por një glorifikim i krimit dhe një fyerje për viktimat e luftës. Kosova lirinë nuk e mori dhuratë, por e fitoi me gjakun e bijve dhe bijave të saj. Mohimi ose relativizimi i krimeve nuk ka vend në Europën e vlerave.
Heshtja përballë një gjuhe të tillë është e papranueshme. Për deklarata të tilla duhet të ketë përgjegjësi politike, morale dhe institucionale.

8 VITE MALL...Thonë se fytyra që ruajmë është borxhi që ia shlyejmë babait për mundin e tij ndaj nesh. Kjo nuk është vet...
14/07/2026

8 VITE MALL...
Thonë se fytyra që ruajmë është borxhi që ia shlyejmë babait për mundin e tij ndaj nesh. Kjo nuk është vetëm një thënie, por një amanet që e ndiej çdo ditë. Përkujtimi për babain nuk është një datë në kalendar, por është mënyra se si jetojmë, si e mbajmë fjalën, si e ruajmë nderin dhe si përpiqemi të mos e ulim kokën para askujt.
Allahu e mëshiroftë, ia ndriçoftë varrin dhe e bëftë prej banorëve të Xhenetit 🤲

7 VITE PA BACIN SHABANMuaji korrik ndërvite, përveç pëkujtimit të masakrës makabre në Srebrenicë, po ngulitë dhimbje dhe...
11/07/2026

7 VITE PA BACIN SHABAN

Muaji korrik ndërvite, përveç pëkujtimit të masakrës makabre në Srebrenicë, po ngulitë dhimbje dhe pikëllim edhe me përkujtimin ndaj Shaban Zendelit. Jo më shumë se 4 vite kisha mundësi t'a njoh, por mësimet dhe këshillat e tij janë udhërrëfyes për të gjithë ata që patën fatin të bashkërrugëtojnë me të.

Allahu të pastë mëshiru Bac, dhe të shoqëroftë me njerëzit më të mirë në Xhennet!

Address

Gjuro Gjakovik 61
Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Daim Luçi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Daim Luçi:

Shortcuts

Share