Bashkimi Demokratik për Integrim - BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim - BDI http://www.bdi.mk Bashkimit Demokratik për Integrim është partia më e madhe politike e shqiptarëve në Maqedoni dhe pasardhëse e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare.

Që nga themelimi, BDI ka fituar të gjitha proceset zgjedhore në vend, përfshirë ato parlamentare, lokale dhe presidenciale

REAGIMs’Vlen-it ia dhanë Ministrinë, kulturën vazhdon ta drejtojë VMRO.Emërimi i ish-ministrit Zoran Ljutkov për koordin...
17/08/2026

REAGIM

s’Vlen-it ia dhanë Ministrinë, kulturën vazhdon ta drejtojë VMRO.

Emërimi i ish-ministrit Zoran Ljutkov për koordinator nacional për kulturë tregon sa peshë ka realisht s’Vlen-i brenda Qeverisë.

Pas rikonstruimit, Ministria e Kulturës iu dorëzua atyre, ndërsa sot drejtimi politik i këtij sektori iu kthye Ljutkovit nga një funksion i krijuar në Qeveri.

s’Vlen-i mund ta mbajë postin e ministrit, të emërojë këshilltarë për kulturë me fakultet ekonomik dhe të merr ndonjë fond, por politikat, prioritetet dhe vendimet për kulturën vazhdon t’i kontrollojë VMRO.

Ministria për s’Vlen-in, kultura për Ljutkovin.

Ky është poshtërimi i radhës që s’Vlen-i e pranon në heshtje vetëm për të ruajtur disa poste në Qeveri.

REAGIMNë Ditën e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Mbrojtjes e prezantoi zyrtarisht atë si “Arm...
17/08/2026

REAGIM

Në Ditën e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Mbrojtjes e prezantoi zyrtarisht atë si “Armata Maqedonase”.

Në rendin kushtetues, përcaktimi “maqedonas” lidhet vetëm me identitetin etnik të popullit maqedonas, ndërsa emri zyrtar është Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo u përket të gjithë qytetarëve dhe të gjitha bashkësive që e përbëjnë shtetin.

Ndoshta Ministria, pa dashje, ka përshkruar realitetin që vetë Qeveria po krijon.

Shqiptarët janë larguar sistematikisht nga pozitat e larta dhe nga qendrat vendimmarrëse në sektorin e mbrojtjes. Dhjetë drejtorë në Ministrinë e Mbrojtjes asnjë shqiptar. Në nivelet ku merren vendimet, prania shqiptare është reduktuar deri në përjashtim të plotë.

Armata financohet edhe nga taksat e shqiptarëve. Shqiptarët kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në uniformën e saj. Familjet shqiptare ia kanë besuar këtij institucioni bijtë dhe bijat e tyre. Askush nuk ka të drejtë ta shndërrojë atë në pronë simbolike dhe institucionale të vetëm një bashkësie.

Ndërkohë, s’vlen-i hesht. Ministrat dhe zëvendësministrat e tyre ruajnë kolltukët, ndërsa shqiptarët humbin pozitat në polici, në ushtri dhe në gjithë sistemin e sigurisë. Roli i tyre është reduktuar në arsyetimin e vendimeve të VMRO-së dhe në prodhimin e komunikatave kundër BDI-së.

Kërkojmë korrigjimin e menjëhershëm të emërtimit, publikimin e strukturës etnike të pozitave drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes dhe rikthimin e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.

Armat e Republikës së Maqedonisë së Veriut është institucion i përbashkët. Çdo përpjekje për ta paraqitur dhe ndërtuar si institucion monoetnik cenon drejtpërdrejt karakterin multietnik të shtetit dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

REAGIMJANEVSKA KËRKON TË SHFUQIZOHET BADENTERI DHE I QUAN SHQIPTARËT “KOMUNITET I VOGËL” , POSHTËRIMI NUK KA FUNDDeklara...
16/08/2026

REAGIM

JANEVSKA KËRKON TË SHFUQIZOHET BADENTERI DHE I QUAN SHQIPTARËT “KOMUNITET I VOGËL” , POSHTËRIMI NUK KA FUND

Deklarata e ministres së Arsimit, Vesna Janevska, përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj njërës prej shtyllave të Marrëveshjes së Ohrit.

Janevska e quan Badenterin “mjet”. Kërkon që ai të mos zbatohet aty ku ajo dhe Qeveria mendojnë se “nuk duhet”.

Kushtetuta nuk ia jep këtë të drejtë.

Amendamenti X kërkon shumicë të dyfishtë për ligjet që prekin arsimin. Zbatimi i Badenterit nuk varet nga vlerësimi personal i Janevskës nëse një ligj i caktuar i prek shqiptarët.

Edhe më poshtëruese është se, në kontekstin e bllokadës nga deputetët shqiptarë, ministrja flet për shqiptarët si për një “komunitet të vogël”.

Shqiptarët janë popull shtetformues dhe pjesë thelbësore e rendit kushtetues të dalë nga Marrëveshja e Ohrit.

Badenteri është garanci kushtetuese që shumica numerike të mos vendosë e vetme për gjuhën, arsimin dhe identitetin e shqiptarëve. Kërkesa për zbatimin e tij selektiv synon zhvlerësimin e plotë të këtij mekanizmi.

Kjo është pasojë e mungesës së legjitimitetit dhe paaftësisë së s’Vlen-it. Prania e tyre në Qeveri nuk i mbron shqiptarët. Heshtja e tyre u mundëson ministrave t’i poshtërojnë publikisht shqiptarët pa dhënë asnjë përgjegjësi.

Kërkojmë që Janevska të kërkojë menjëherë falje publike dhe ta tërheqë deklaratën.

Ligjet për arsimin duhet të miratohen në përputhje me Kushtetutën dhe me shumicën e nevojshme të Badenterit.

Badenteri nuk është në dispozicion të Qeverisë. Ai është detyrim kushtetues.

14/08/2026

KUMTESË

NGA 549 POLICË TË RINJ, MË PAK SE 40 SHQIPTARË; NGA 30 TË DEKORUAR, VETËM NJË SHQIPTAR

Të dhënat e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë një rënie serioze të përfaqësimit të shqiptarëve në polici.

Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë. Kjo përbën rreth 7 për qind të numrit të përgjithshëm.

I njëjti disproporcion u pa edhe gjatë shënimit të Ditës së Policisë. Nga 30 policët e dekoruar si më të mirët, vetëm një ishte shqiptar.

Këto dy të dhëna japin një pasqyrë të qartë të drejtimit që ka marrë politika e kuadrove në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Policia ishte një nga institucionet kryesore ku Marrëveshja e Ohrit solli ndryshim të thellë në përfaqësimin e shqiptarëve. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat u vendos si standard kushtetues pikërisht për të siguruar që institucionet shtetërore ta reflektojnë karakterin multietnik të vendit.

Sot, 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, të dhënat nga MPB tregojnë një kthim prapa në këtë proces.

Më pak se 40 shqiptarë nga 549 policë të rinj dhe vetëm një shqiptar nga 30 policë të dekoruar janë tregues konkretë të kësaj politike.

BDI do të vazhdojë të ndjekë çdo konkurs, avancim dhe emërim në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në institucionet tjera shtetërore, si dhe të publikojë çdo rast të cenimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

13/08/2026

🔴 LIVE - 25 vjet nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit

Informacioni  i sotëm është se nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë. Nëse ky informacion, që d...
13/08/2026

Informacioni i sotëm është se nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë. Nëse ky informacion, që del pikërisht në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, konfirmohet si i saktë, atëherë ky është ndoshta mesazhi më domethënës i këtij përvjetori. 25 vjet pas marrëveshjes që e vendosi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në themel të paqes, po rikthehemi te logjika e përjashtimit.
2 vite çmontim i barazisë!

13/08/2026

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

BDI shpreh shqetësim serioz për ngritjen e një aktakuze politike për përgjegjësi individuale që buron nga një vendim kolektiv. Pas dy vitesh hetim, opinioni meriton të dijë mbi cilat prova dhe argumente konkrete mbështetet një akuzë e tillë.

Ne respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, por njëkohësisht kërkojmë drejtësi të barabartë dhe joselektive. Vendimet kolektive nuk mund të shndërrohen në instrument për përgjegjësi selektive dhe përndjekje politike individuale.

Pikërisht për këtë arsye kërkojmë transparencë të plotë të procesit, në mënyrë që opinioni, mediat dhe ekspertët të mund të njihen me çdo pretendim, provë dhe argument të palëve.

BDI kërkon gjithashtu mbikëqyrje ndërkombëtare të hapur dhe transparente të këtij rasti. Nuk kërkojmë privilegj për askënd, por vetëm zbatim të barabartë të ligjit, proces të drejtë dhe drejtësi të pandikuar nga politika. Asnjë dëshmi, asnjë provë dhe asnjë fakt nuk e bën të bazuar këtë akuzë.

BDI: 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit - jubile që na obligon ta mbrojmë barazinëSot shënojmë 25 vjet nga nënshkrimi i Mar...
13/08/2026

BDI: 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit - jubile që na obligon ta mbrojmë barazinë

Sot shënojmë 25 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, një jubile që përfaqëson një nga kthesat më të rëndësishme në historinë bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut. Më 13 gusht 2001, me mbështetjen dhe garancinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe NATO-s, vendi zgjodhi rrugën e paqes, barazisë dhe ndërtimit të një shoqërie në të cilën shteti u përket njësoj të gjithë qytetarëve të tij.

Marrëveshja e Ohrit instaloi një arkitekturë të re kushtetuese, ligjore dhe politike të shtetit, të mbështetur mbi barazinë, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, respektimin e gjuhës dhe identitetit, decentralizimin, vendimmarrjen konsensuale dhe pjesëmarrjen e të gjitha bashkësive në institucionet e vendit.

Marrëveshja Paqësore e Ohrit nuk ishte vetëm themeli i paqes dhe i barazisë së brendshme, por edhe parakusht themelor për realizimin e përcaktimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut. Falë stabilitetit dhe rendit të ri politik që ajo krijoi, vendi arriti të realizojë njërin prej dy synimeve të tij madhore strategjike - anëtarësimin në NATO. Edhe përcaktimi i dytë, anëtarësimi në Bashkimin Europian, është i pandashëm nga respektimi i frymës dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes. Rruga drejt Brukselit kalon përmes Ohrit, sepse nuk mund të ketë të ardhme europiane pa barazi, demokraci funksionale, marrëdhënie të qëndrueshme ndëretnike dhe respektim të marrëveshjeve mbi të cilat është ndërtuar stabiliteti i vendit.

Por, pikërisht në 25-vjetorin e saj, në vend që këto parime të konsolidohen më tej, po përballemi me një proces shqetësues të zhbërjes së tyre, njëra pas tjetrës. Në njërën anë, Gjykata Kushtetuese, e shndërruar gjithnjë e më shumë në një institucion parapolitik, përmes vendimeve të saj jokushtetuese po rrënon shtylla të rëndësishme të rendit të krijuar pas vitit 2001. Në anën tjetër, ajo që ende nuk është shfuqizuar dhe vazhdon të jetë në fuqi, shpërfillet ose nuk zbatohet nga institucionet. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat u godit me shfuqizimin e mekanizmave që garantonin përfaqësimin etnik; përdorimi i gjuhës shqipe është vënë nën sulm dhe dispozitat ligjore në fuqi nuk zbatohen; legjitimiteti politik i shqiptarëve u nëpërkëmb; përllogaritja e popullsisë së përgjithshme nuk pasqyron realitetin e regjistrimit të vitit 2021; ndërsa emrat e rrugëve dhe shesheve, të vendosur para më shumë se dy dekadash si shprehje e realitetit shumëetnik të vendit, po shfuqizohen dhe po tentohet të zëvendësohen me emërtime nga periudha e monizmit, që nuk i bëjnë nder asnjë komuniteti dhe as së ardhmes demokratike të vendit.

Këto nuk janë raste të izoluara dhe as çështje teknike. Të marra së bashku, ato krijojnë një model të rrezikshëm të kthimit prapa. Kur njëra shtyllë rrëzohet me vendim gjykate, tjetra shpërfillet nga ekzekutivi dhe një e tretë relativizohet politikisht, atëherë vihet në pikëpyetje vetë ekuilibri mbi të cilin është ndërtuar paqja dhe stabiliteti i vendit. Marrëveshja e Ohrit nuk mund të pranohet në mënyrë selektive: të respektohet aty ku i përshtatet pushtetit dhe të anashkalohet aty ku garanton barazinë. Një qasje e tillë përbën rrezik serioz për kohezionin shoqëror, marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë bartës i procesit të shndërrimit të Marrëveshjes së Ohrit nga një dokument paqeje në realitet kushtetues, ligjor dhe institucional. Për ne, ky jubile nuk është vetëm rast për të kujtuar atë që është arritur, por moment për të ngritur zërin për atë që sot po rrezikohet. Asnjë hap prapa nga barazia, asnjë kompromis me të drejtat e fituara dhe asnjë heshtje përballë përpjekjeve për zhbërjen e tyre.

Marrëveshja Paqësore e Ohrit dëshmoi se Maqedonia e Veriut ecën përpara kur bashkësitë nuk sundojnë mbi njëra-tjetrën, por qeverisin së bashku; kur dallimet nuk shihen si kërcënim, por respektohen si vlerë; dhe kur legjitimiteti, barazia dhe konsensusi janë themeli i vendimmarrjes. Çdo përpjekje për ta kthyer vendin në logjikën e mbivotimit, dominimit dhe margjinalizimit nuk është vetëm kthim para vitit 2001, por rrezikim i vetë formulës që e ruajti paqen për një çerek shekulli.

Në këtë 25-vjetor, nderojmë sakrificën dhe kontributin e të gjithë atyre që e bënë të mundur paqen dhe institucionalizimin e barazisë. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje institucioneve të vendit, forcave politike dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që të mos lejojnë degradimin e një marrëveshjeje që solli paqen, stabilitetin dhe perspektivën euroatlantike të vendit.

Një çerek shekulli më parë u ndal përplasja dhe u vendosën themelet e një shteti të barabartë. Sot detyra jonë historike është të mos lejojmë që këto themele të rrënohen, njëra pas tjetrës. Marrëveshja e Ohrit nuk është kapitull i mbyllur i historisë. Ajo është themeli mbi të cilin qëndron stabiliteti, barazia dhe e ardhmja europiane e Maqedonisë së Veriut.

12/08/2026

Vizita e Kryetarit, z. Ali Ahmeti, në Malishevë, 10 gusht 2026

Video nga: TV Arbëria & Genesis Publishing

NEDIM RAMA BLEU AKSIONE NË KOMPANINË GJERMANE MERCEDES- BENZ  GROUP AG DERISA DREJTONTE NOMAGAS-IN, NGA ERDHËN PARATË?De...
12/08/2026

NEDIM RAMA BLEU AKSIONE NË KOMPANINË GJERMANE MERCEDES- BENZ GROUP AG DERISA DREJTONTE NOMAGAS-IN, NGA ERDHËN PARATË?

Deklarata e pasurisë së Nedim Ramës, drejtor i NOMAGAS-it dhe bashkëpunëtor i afërt i Izet Mexhitit, ka hapur një çështje shumë më serioze sesa ajo që ai tentoi ta mbyllë me dorëzimin e formularit në Antikorrupsion.

Rama ka deklaruar aksione në kompani të mëdha të huaja, mes tyre edhe në kompaninë gjermane Mercedes-Benz Group AG.

Por problemi kryesor është data.

Sipas vetë deklarimit të tij, këto pjesëmarrje janë fituar më 22 prill 2026, në kohën kur Nedim Rama tashmë ishte në krye të NOMAGAS-it.

Prandaj sot kërkojmë përgjigje konkrete:

Me çfarë parash Nedim Rama bleu aksione në kompani të huaja gjatë mandatit të tij si drejtor?

Sa ka investuar konkretisht në Mercedes-Benz Group AG?

Nga cila llogari janë transferuar mjetet?

Cili është burimi i kapitalit?

A janë deklaruar këto investime në afatin ligjor?

Dhe a ka investime të tjera jashtë vendit që ende nuk janë bërë publike?

Këto nuk janë pyetje private. Nedim Rama drejton NOMAGAS-in, një kompani shtetërore me rëndësi strategjike, dhe çdo rritje e konsiderueshme e pasurisë së një funksionari publik gjatë ushtrimit të mandatit duhet të jetë plotësisht e shpjegueshme.

Për këtë arsye kërkojmë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të verifikojë burimin e mjeteve, datën e blerjes, vlerën e investimeve dhe kohën e deklarimit të aksioneve të Nedim Ramës.

Nedim Rama duhet të dalë para opinionit dhe të tregojë nga erdhën paratë.

Sepse pyetja tani është shumë e thjeshtë:

Si arriti drejtori i NOMAGAS-it, gjatë mandatit të tij, të krijojë kapital për investime në Mercedes dhe kompani të tjera ndërkombëtare?

Address

Pance Nedelkovski 47
Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkimi Demokratik për Integrim - BDI posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share