Rruga Evropiane

Rruga Evropiane Rruga Evropiane

Nënkryetari i BDI-së Arjanit Hoxha
22/05/2026

Nënkryetari i BDI-së Arjanit Hoxha

LIGJI I KARAKAMISHEVËS QË MBROHET NGA VLEN!

Tashmë në Kuvendin republikan qeveria ka dorzuar të ashtuquajturin propozim ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Fatkeqësish atë që kemi paralajmëruar me muaj të tërë po dëshmohet e saktë.

Ky Propozim-ligj nuk garanton përfaqësim real dhe të drejtë të shqiptarëve, por krijon një sistem formal, të paqartë dhe lehtësisht të manipulueshëm politikisht.

Ligji nuk përcakton formula konkrete për llogaritjen e përfaqësimit, nuk jep mekanizma të qartë për verifikimin e përkatësisë etnike dhe nuk parasheh sanksione serioze ndaj institucioneve që nuk e zbatojnë atë.

Edhe më problematike është se ligji e vendos “meritën” si kriter primar, ndërsa përkatësia etnike merret parasysh vetëm kur kandidatët janë “të barabartë”, gjë që në praktikë i jep institucioneve hapësirë të pakufizuar për interpretime subjektive dhe eliminim të përfaqësimit real etnik.

Ligji gjithashtu nuk përmban asnjë mekanizëm të fortë ndëshkues:
•nuk ka dënime për institucionet,
•nuk ka përgjegjësi disiplinore,
•nuk ka anulim konkursesh,
•nuk ka përgjegjësi penale për shkelësit.

Nëse institucionet refuzojnë të japin të dhëna, Trupi Koordinues vetëm e njofton Qeverinë, pa asnjë pasojë konkrete.

Për më tepër, ligji bëhet praktikisht jofunksional nëse një numër i madh qytetarësh maqedonas refuzojnë të deklarojnë përkatësinë etnike ose deklarohen si “të papërcaktuar”. Në këtë rast:

• nuk mund të dihet përfaqësimi real,
• nuk mund të planifikohet balanca etnike,
• dhe i gjithë sistemi mbetet formal dhe pa efekt.

Prandaj, ky ligj rrezikon ta zëvendësojë obligimin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat me një mekanizëm të paqartë, pa garanci dhe pa detyrim real juridik. Për shqiptarët, kjo nënkupton rrezik serioz të relativizimit gradual të përfaqësimit etnik në institucionet shtetërore.

Koalicioni VLEN po dëshmon çdo ditë se janë ekspert për të zhbërë dhe jo për të bërë diçka në të mirë të shqiptarëve.

VLEN Kundër ambasadorit të Shqipërise ndërsa asnjë fjalë kundër ardhjes së Vuçiqit fans
19/05/2026

VLEN Kundër ambasadorit të Shqipërise ndërsa asnjë fjalë kundër ardhjes së Vuçiqit

fans

Maqedonia e dy realiteteve të hidhura!

Një kohë të gjatë po zhvillohet një agjendë e mirëorkestruar nga VLEN kundër ambasadorit Denion Meidani, i cili në mënyrë briliante ka përmbushur të gjitha detyrimet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Në anën tjetër kemi funksionalizimin e “Botës serbe”, të cilën qeveria e VLEN po lejon të depërtojë thellë në çdo sferë të këtij shteti, madje duke pasur zv.kryeministër në qeverinë e tyre Stoilkoviçin i cili mburret çdo ditë me faktin se sa po dëmton shqiptarët në institucione.

Dhe se si qëndron realiteti i VLEN me këtë qeveri është pikërisht ky veprim: luftojnë ambasadorin Meidani, ndërsa mirëpresin Aleksandar Vuçiçin, i cili po dëshmon se është padroni kryesor i kësaj shumice qeveritare.

Me një fjalë, fjala popullore “fshati që shihet s’do kallauz” merr kuptimin e plotë të asaj që në vazhdimësi kemi alarmuar — se “Bota serbe” po realizon qëllimet e veta.

Nesër (18.05.2026) me fillim në ora 16:30 të gjithë në mbështetje të studentëve te “Urra e Gurrit”!
17/05/2026

Nesër (18.05.2026) me fillim në ora 16:30 të gjithë në mbështetje të studentëve te “Urra e Gurrit”!

Ata që vjedhurazi përfaqësojnë shqiptarët në Qeveri dhe që sot thanë se “do bëhet mirë” vetëm për të shuar zërin e studentëve shqiptar, duhet të jenë motivi kryesor për të dalë nesër masovikisht në ora 16:30 te “Ura e Gurrit” dhe t’u tregohet njëherë e përgjithmonë se shqiptarët në këtë vend nuk janë vazal e puthador siç janë s’VLEN më Qeveri!
Nesër, 16:30 !

  fans
13/05/2026


fans

18/04/2026

Rina Ajdari i përgjigjet deputetes së VLEN e cila mbron ligjet e VMRO-DPMNE!

“Del në mbrojtje te Ligjit për arsimin e lartë dhe thotë se ligji ka një arritje të madhe: është shtuar edhe data baza SCORPUS 🤦‍♀️

Gafë apo mosdije?!”

17/04/2026

Pa shqiptarët Maqedonia e Veriut nuk ka ardhmëri!

Arbër Ademi sekretar gjeneral i BDI-së:NO COMMENT - Zot fali se nuk dijnëSa bukur i paskan nënvizuar me “0 publikime” Qe...
16/04/2026

Arbër Ademi sekretar gjeneral i BDI-së:

NO COMMENT - Zot fali se nuk dijnë

Sa bukur i paskan nënvizuar me “0 publikime” Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetarin Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Që të dy këta organe janë organe përbërëse të pushtetit shtetëror sipas Kushtetutës.

Në të dy këta organe sipas nenit 1 paragrafi (2) dhe (3) të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe.

Neni 5 paragrafi (7) nga ky ligj parasheh se të gjitha aktet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë lëshohen dhe publikohen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

Neni 17 nga ky ligj parasheh se që të gjitha ligjet, aktet nënligjore, vendimet dhe shpalljet e institucioneve që përbëjnë pushtetin shtetëror, që botohen në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë, botohen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

Ose nuk i kuptoni të drejtat që janë fituar me Marrëveshjen e Ohrit të përkthyera në Kushtetutë dhe Ligjin për përdorim të gjuhëve – ose nuk i doni të njejtat, dhe rrjedhimisht bëni interpretime të paprecedenta të Kushtetutës dhe ligjeve.

NO COMMENT - Zot fali se nuk dijnë

Sa bukur i paskan nënvizuar me “0 publikime” Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetarin Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Që të dy këta organe janë organe përbërëse të pushtetit shtetëror sipas Kushtetutës.

Në të dy këta organe sipas nenit 1 paragrafi (2) dhe (3) të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe.

Neni 5 paragrafi (7) nga ky ligj parasheh se të gjitha aktet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë lëshohen dhe publikohen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

Neni 17 nga ky ligj parasheh se që të gjitha ligjet, aktet nënligjore, vendimet dhe shpalljet e institucioneve që përbëjnë pushtetin shtetëror, që botohen në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë, botohen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

Ose nuk i kuptoni të drejtat që janë fituar me Marrëveshjen e Ohrit të përkthyera në Kushtetutë dhe Ligjin për përdorim të gjuhëve – ose nuk i doni të njejtat, dhe rrjedhimisht bëni interpretime të paprecedenta të Kushtetutës dhe ligjeve.

Arjanit Hoxha nënkryetar i BDI-së! fans
16/04/2026

Arjanit Hoxha nënkryetar i BDI-së!
fans

🇦🇱Sonte me fillim në ora 20:45 në emisionin “24 Analiza” në Televizion 24!
🇲🇰Вечерва со почеток во 20:45 часот во емисијата „24 Анализа“ на Телевизија 24

Marrëveshja Kornizë e Ohrit, për fat të keq, po minohet në shtyllat e saj kryesore, ndërsa shteti po rrëshqet drejt një ...
07/04/2026

Marrëveshja Kornizë e Ohrit, për fat të keq, po minohet në shtyllat e saj kryesore, ndërsa shteti po rrëshqet drejt një krize të thellë, që mund të jetë më e rënda pas vitit 2001 për sa i përket prishjes së raporteve ndëretnike në vend.

Tentativat për ta mbajtur peng në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, i cili rregullon përdorimin e gjuhës shqipe, prishja e mekanizmit të “balancuesit” dhe tashmë sjellja e një ligji dekorativ, e jo sanksionues, për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, e rrumbullakosin përfundimisht politikën e kësaj qeverie për ta minuar Marrëveshjen e Ohrit.

Më shqetësues është fakti se kjo po merr edhe aprovimin e VLEN-it, si një ndër strukturat politike më vazale që mbahen mend në historinë politike të shqiptarëve. Ashtu si sot që VLEN e shet dështimin si arritje dhe vazalitetin si patriotizëm, historia njeh nga e kaluara vetëm veprime të ngjashme me ato të Rrahman Morinës dhe ndjekësve të tij.

Tashmë e dimë se VLEN nuk ka as kapacitetin, as dijen, as potencialin, madje as vullnetin për t’u dalë zot shqiptarëve. Por pyetja e vërtetë është: cila do të jetë “perla” e radhës?
fans

 fans
06/04/2026

fans

Përgjigjja e Ministrisë së Drejtësisë ndaj kërkesës së studentëve shqiptarë dëshmon një kapadaillëk të paprecedentë. Madje, heshtja e VLEN-it flet më shumë sesa vetë përgjigjja e Filkovit.

Sot po përballemi me një nënçmim në të gjitha nivelet. Filkovi del hapur kundër studentëve shqiptarë, duke i qortuar madje pse protestojnë me flamurin kombëtar. Nga ana tjetër, Stoilkoviqi vazhdon ta ushqejë idenë e “srpski svet”-it, në bashkërendim me Dodikun dhe Vuçiqin, gjithë ministrat e VMRO-DPMNE nesër në Washington pa asnjë shqiptar, ndërsa përfaqësuesit e VLEN-it, si qiraxhinj politikë, presin instruksionin e radhës nga mentori i tyre.

Edhe sa do të vazhdojë kjo heshtje? Deri kur do të tolerohet ky nënçmim? Apo derisa të zhbëhet çdo e arritur e shqiptarëve? TURPI KA EMËR - VLEN!

Address

Shkup
Skopje
1000

Telephone

+38922666656

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rruga Evropiane posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Rruga Evropiane:

Share