Lajm TV

Lajm TV Welcome to Lajm TV news on Facebook. We share news from around the world. Thanks for joining our community - we encourage comments!

Sela: Ata këshilltarë që i thonë vetes shqiptarë, sot i mbyllën shkollat shqipe në Bogovicë, Pohum dhe ZhepinKryetari i ...
31/08/2026

Sela: Ata këshilltarë që i thonë vetes shqiptarë, sot i mbyllën shkollat shqipe në Bogovicë, Pohum dhe Zhepin

Kryetari i Lidhjes Shqiptare (LSh), Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të këshilltarëve komunalë në Strugë, të cilët, sipas tij, kanë votuar për mbylljen e shkollave shqipe në Pohum, Bogovicë dhe Zhepin.

Kreu i LSh-së kujton figurat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe sakrificën e tyre për gjuhën dhe arsimin shqip.
“E gjatë është lista e rilindasve tanë, e mësuesve tanë, e shqiptarëve, që me gjak dhe sakrificë bënë shkronjat, mësonjëtoret për ne”, shkruan Sela, duke përmendur emra si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Gjerasim Qiriazi, Sevasti Qiriazi, Parashqevi Qiriazi, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Naim Frashëri, Sami Frashëri dhe shumë figura të tjera të arsimit dhe kulturës shqiptare.

Sela kritikoi ashpër ata që, sipas tij, kanë vepruar kundër gjuhës dhe arsimit shqip.
“Po aq e gjatë është lista e atyre që punuan kundër gjuhës shqipe! E ata nuk kanë emër dhe mirë që nuk kanë, s’kanë emër sepse s’kanë nder, janë turpi e llumi i shoqërisë shqiptare”, ka thënë Sela.

Ai e lidh këtë kritikë me votimin e fundit në Strugë, duke akuzuar disa këshilltarë shqiptarë se kanë mbështetur mbylljen e shkollave shqipe në Pohum, Bogovicë dhe Zhepin.

“E këtij turpi ju shtuan edhe ca këshilltarë që i thonë vetes shqiptar e që votuan sot për mbylljen e shkollave shqipe në Pohum, Bogovicë e Zhepin të Strugës. Ata s’kanë emër”, përfundon Sela.

31/08/2026

Address

Ulica Krste Misirkov
Skopje
1132

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00
Saturday 09:00 - 18:00

Telephone

+38923296258

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lajm TV posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Lajm TV:

Shortcuts

Share