31/05/2026
Urime Shkëndija e Haraçinës! ❤️🖤
Urime të përzemërta KF Shkëndija e Haraçinës për ngjitjen e merituar në Ligën e Parë!
Ky është një triumf që pasqyron sakrificën, përkushtimin dhe shpirtin e pathyeshëm të futbollistëve, stafit, tifozëve dhe gjithë komunitetit që besoi në këtë ëndërr. Sot Haraçina shkruan një faqe të re në historinë e saj sportive, duke dëshmuar se me punë, unitet dhe vullnet të fortë, çdo synim bëhet realitet.
Le të jetë ky vetëm fillimi i sukseseve edhe më të mëdha në elitën e futbollit. Ju priftë e mbara në sfidat që ju presin dhe qofshin fitoret, krenaria dhe gëzimi shoqëruesit tuaj në çdo ndeshje!