23/07/2026
Mbikëqyrjet publike nën thjerrëz 🔍 Tre raste të reja të dyshuara për procedura tenderimi të zbatuara në mënyrë të paligjshme, në të cilat përkujdesi për paratë publike nuk ka qenë prioriteti kryesor.
📌 Çka nxjerrin në pah gjetjet për këto raste?
▪️ Pesë vite qytetarët kanë paguar 73 milionë euro për dokumente personale bazuar në një tender të filluar prej para 21 viti dhe kontrata të cilat mbahen si “konfidenciale”.
▪️ Fluturimet për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme, me vlerë prej 1 milion euro, e të cilat janë paguar në avancë mbi limitin ligjor.
▪️ Pishina shkollore në Çair, me vlerë prej 890 mijë euro – 6 muaj ka qenë i përfunduar vetëm me shkrim në letër.
🔗 Hulumtimi i plotë, i zhvilluar në kuadër të projektit “Mbikëqyrje Publike mbi Prokurimet Publike” është i publikuar në https://www.ccc.org.mk/javen-nadzor-nad-javnite-nabavki-doverlivi-dogovori-nezakonski-avansni-plakana-i-sporna-realizaczija/
Në rast se edhe ju keni vërejtur parregullsi në tenderët publikë, denonconi ato tek institucionet kompetente ose në adresën tonë elektronike [email protected]
Projekti zhvillohet me përkrahje financiare nga Embassy of the Netherlands in North Macedonia.