Talat Xhaferi

Talat Xhaferi Deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Претседател на Собранието на Република Северна Македонија
President of the Assembly of the Republic of North Macedonia

Gëzuar Ramazan Bajrami për të gjithë qytetarët e besimit islam!Le të sjellë shëndet, paqe, mirëqenie dhe harmoni në shpi...
20/03/2026

Gëzuar Ramazan Bajrami për të gjithë qytetarët e besimit islam!

Le të sjellë shëndet, paqe, mirëqenie dhe harmoni në shpirt, në familje, në shtet. Është festë që i bashkon të afërmit në familje , miqtë, fqinjët ndër shekuj, duke përcjellë mesazhin e vlefshëm se vetëm lumturia e përbashkët sjell lumturi të vërtetë. Është festë e cila nxit solidaritetin dhe forcën shpirtërore te njerëzit për respekt të ndërsjellë, për durim dhe mirëkuptim, si rrugë e vetme drejt paqes së dëshiruar. Prandaj, le të bëjmë vepra të mira, le të jemi gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe me dorën e shtrirë ndaj njëri-tjetrit të përparojmë bashkë të gjithë.
____________

Честит Рамазан Бајрам на сите граѓани од исламска вероисповед!

Нека донесе здравје, мир, благосостојба и хармонија во душата, во семејствата, во државата. Ова е празник што ги обединува блиските во домовите, пријателите, соседите низ векови, пренесувајќи ја вредносната порака дека само заедничката среќа носи вистинска среќа. Поттикнува солидарност и духовна сила кај луѓето за меѓусебна почит, за трпение и разбирање, како единствен пат кон посакуваниот мир. Затоа, да правиме добри дела, да бидеме секогаш еден до друг и со подадена рака еден кон друг да напредуваме сите заедно.

Të nderuar qytetarë, besimtarë të fesë islame,Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju përcjell urimet...
18/02/2026

Të nderuar qytetarë, besimtarë të fesë islame,

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju përcjell urimet më të sinqerta për agjërim të lehtë, shëndet të plotë dhe harmoni në familjet tuaja. Ky muaj i bekuar është thirrje për përkushtim, solidaritet dhe respekt të ndërsjellë, vlera që forcojnë jo vetëm besimin, por edhe shoqërinë tonë në tërësi.

Le të shërbejë Ramazani si kohë reflektimi dhe afrimi, duke na kujtuar rëndësinë e durimit, mirëkuptimit dhe ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë. Me përkushtim dhe përgjegjësi, ta jetojmë këtë muaj me dinjitet dhe mirësi.

Për shumë vjet Ramazani!
__________________________

Почитувани граѓани, верници на исламската вера,

По повод започнувањето на светиот месец Рамазан, ви упатувам најискрени честитки за лесен пост, целосно здравје и хармонија во вашите семејства. Овој благословен месец е повик за посветеност, солидарност и меѓусебна почит, вредности што го зајакнуваат не само верувањето, туку и нашето општество во целина.
Нека Рамазан послужи како време за размислување и зближување, потсетувајќи нè на важноста на трпението, разбирањето и помошта кон оние на кои им е потребна. Со посветеност и одговорност, да го живееме овој месец со достоинство и добрина.

За многу години Рамазан!

Kjo ditë është dëshmi e vullnetit të pathyeshëm për liri, e sakrificës sublime të dëshmorëve dhe e përkushtimit të një p...
17/02/2026

Kjo ditë është dëshmi e vullnetit të pathyeshëm për liri, e sakrificës sublime të dëshmorëve dhe e përkushtimit të një populli që zgjodhi të ecë drejt së ardhmes me dinjitet e sovranitet të plotë. Pavarësia e Kosovës përfaqëson një kapitull të ri të historisë sonë të përbashkët, të ndërtuar mbi ideale të qarta për paqe, demokraci dhe barazi.

Kosova ka dëshmuar se është faktor stabiliteti në rajon dhe partnere e besueshme në rrugën euroatlantike. Mbështetja për forcimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe zhvillimin e qëndrueshëm mbetet detyrë e përhershme.

Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë!
Me unitet, maturi dhe vizion strategjik, e ardhmja ndërtohet më e sigurt dhe më e fortë.

10/02/2026

Gjithmonë kënaqësi takimi me z. Talat Xhaferi 🤝🇦🇱🇲🇰

Dy herë Kryetar i Kuvendit, ish-Kryeministër dhe deputet me përvojë të gjatë politike. Një bashkëbisedim i hapur mbi zhvillimet aktuale, dinamikat politike dhe sfidat që po kalon rajoni.

Një bisedë nga e cila mora shumë sqarime dhe perspektivë. Ka momente kur kupton se përvoja dhe qetësia në gjykim vlejnë më shumë se çdo gjë tjetër.

Urtësia, në fund të ditës, nuk ka çmim. ✨

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Xhelil Tairit, një personalitet me peshë politike dhe qytetare...
30/01/2026

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Xhelil Tairit, një personalitet me peshë politike dhe qytetare, i cili la gjurmë të qarta në një periudhë të ndjeshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Si një nga deputetët e parë shqiptarë pas pluralizmit politik, ai kontribuoi me përgjegjësi, vizion dhe përkushtim në avancimin e të drejtave kombëtare dhe demokratike. Angazhimi i tij nuk u kufizua vetëm në institucionet shtetërore, por vazhdoi në shërbim të komunitetit dhe shoqërisë edhe pas mandatit parlamentar. Humbja e tij është humbje për familjen, për Gostivarin dhe për gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan për integritetin dhe përkushtimin e tij.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve.
U prehtë në paqe!

23/01/2026

Faktet flasin!

Në koment fletëvotimi👇

Më 11 janar, në Gostivar do të shënojmë fitoren e madhe!
09/01/2026

Më 11 janar, në Gostivar do të shënojmë fitoren e madhe!

23/12/2025

🔴Demantim publik i përmbajtjes së konferencës për shtyp të deputetit të VMRO DPMNE-së, Brane Petrushevski, të mbajtur më 22 dhjetor 2025:

Në konferencën e djeshme për shtyp të VMRO DPMNE-së, u paraqitën të pavërteta të përgjithshme dhe tendencioze me qëllim implikimin e një anëtari të familjes sime dhe vendosjen time në kontekstin e aferave që u vunë në vëmendje të publikut ditët e fundit.

Çdo vendosje në kontekst për të shfaqur se unë dhe familja ime jemi të inkriminuar në situatat e fundit të supozuara në ESM Distribuim me energji nxehëse SHPK (ESM Distribucija) është keqdashëse dhe e pakuptimtë.

Për sqarim të publikut:
SHA ESM, Shkup, në pronësi të plotë shtetërore, ka një Këshill Drejtues dhe Këshill Mbikëqyrës. Brenda kësaj shoqërie aksionare, janë formuar shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SHPK/DOOEL), secila prej të cilave ka Udhëheqës dhe Këshille Mbikëqyrëse të veçanta.

Këto SHPK janë si vijon
- ESM Prodhim i energjisë nxehëse SHPK Shkup (ESM Proizvodstvo)- kompani në pronësi të plotë të SHA ESM, e cila merret me prodhim të energjisë nxehëse.
- ESM Distribuim I energjisë nxehëse SHPK Shkup (ESM Distribucija), është gjithashtu një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar nga Elektranat e Maqedonisë së Veriu (EMV), e cila merret me aktivitetin energjetik të shpërndarjes së nxehtësisë si një aktivitet me interes publik, pra blerjen e energjisë së nxehtësisë nga prodhuesit dhe dërgimin e saj në objektet e lidhura me sistemin e shpërndarjes.
- Kompania e furnizimit me ngrohje ESM Furnizim me energji nxehëse SHPK Shkup (ESM Snabduvanje) u themelua më 29.07.2022 nga SHA EMV, si themeluese dhe aksionare e vetme. ESM Furnizim me energji nxehëse SHPK (ESM Snabduvanje) është një kompani që kryen aktivitet publik të furnizimit me ngrohje.

Vajza ime Besiana Xhaferi Beqiri ishte e emëruar anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të ESM Furnizim me energji nxehëse (ESM Snabduvanje) dhe jo siç u tha në konferencën për shtyp se ajo ishte anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të SHA ESM. Udhëheqës i SHPK ESM Furnizim me Energji nxehëse ishte për një kohë Mesud Jakupi dhe më pas Goce Trpçevski.

Nga ana tjetër, personi Bujar Dardhishta ishte Udhëheqës në ESM Distribuim i energjisë nxehëse SHPK Shkup (ESM Distribucija), që paraqet person të veçantë juridik me Këshillin e vet mbikëqyrës.

Rrjedhimisht, mund të konkludohet se këto janë dy çështje të ndryshme që vendosen në mënyrë tendencioze në të njëjtin kontekst për të portretizuar në mënyrë të rreme një marrëdhënie shkak-pasojë inekzistente, të gjitha me qëllim shtrembërimin dhe dëmtimin e nderit dhe reputacionit tim, si dhe nderit dhe reputacionit të familjes sime.

Prandaj, kërkoj tërheqje të përmbajtjeve dhe kërkimfalje publike për të pavërtetat e deklaruara në konferencën për shtyp të VMRO DPMNE-së më 22 dhjetor 2025 nga deputeti i saj, Brane Petrushevski, sa më shpejt të jetë e mundur.

__________________________________

🔴Демант на изнесената содржина на прес конференцијата на пратеникот од ВМРО ДПМНЕ, Бране Петрушевски, одржана на 22 Декември, 2025 година:

На вчерашната прес конференција на ВМРО ДПМНЕ беа изнесени паушални и тенденциозни невистини со цел да се инволвира член на моето семејство и мое ставање во контекст на афери кои беа изнесени изминатите денови во јавност.

Секое ставање во контекст да се прикаже дека јас и моето семејство сме инкриминирани во последните наводни состојби во ЕСМ Дистрибуција е злонамерна и бесмислена.

За појаснување на јавноста:
АД ЕСМ во државна сопственост, Скопје, има Управен и Надзорен одбор. Во рамки на ова акционерско друштво формирани се ДООЕЛ-и кои имаат засебни Управители и Надзорни одбори.

ДООЕЛ-ите се како подолу:
- ЕСМ Производство на топлинска енергија ДООЕЛ Скопје,- компанија во целосна сопственост на АД ЕСМ, која се бави со производство на топлинска енергија.
- ЕСМ Дистрибуција на топлина ДООЕЛ Скопје, исто така е друштво со ограничена одговорност, основано од АД за производство на електрична енергија ЕЛЕКТРАНИ НА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА, кое се занимава со енергетска дејност дистрибуција на топлинска енергија како дејност од јавен интерес, односно преземање на топлинска енергија од производителите и нејзина испорака до објектите приклучени на дистрибутивниот систем.
- Друштвото за снабдување со топлинска енергија ЕСМ Снабдување со топлина ДООЕЛ Скопје е основано на ден 29.07.2022 година од страна на Акционерското друштво за производство на електрична енергија Електрани на Северна Македонија, во државна сопственост Скопје, како основач и единствен содружник. ЕСМ Снабдување со топлина ДООЕЛ Скопје е друштво кое врши јавна дејност снабдување со топлинска енергија.

Мојата ќерка Бесиана Џафери Беќири беше именувана како член на Надзорниот одбор на ЕСМ Снабдување со топлина ДООЕЛ Скопје а не како што беше изнесено на прес конференцијата дека била член на Управниот одбор АД ЕСМ. Управител на ЕСМ Снабдување еден период бил Месуд Јакупи а потоа Гоце Трпчевски.

Од друга страна, лицето Бујар Дардишта бил Управител во ЕСМ Дистрибуција на топлина ДООЕЛ Скопје, кој претставува засебно правно лице со свој засебен Надзорен одбор.

Од изнесеното може да се заклучи дека станува збор за две различни работи кои тенденциозно се ставаат во ист контекст за лажно прикажување на непостоечка причинско последична врска, се со цел нарушување и оштетување на мојата чест и углед, како и честа и угледот на моето семејство.

Заради тоа барам во најкус можен рок повлекување на невистините содржини и јавно извинување за изнесените невистини на прес конференцијата на ВМРО ДПМНЕ од 22 Декември, 2025 година од страна на нејзиниот пратеник, Бране Петрушевски.

Me ftesë të Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, SH.T Bajram Begaj, sonte isha i pranishëm në pritjen e organizuar me ...
28/11/2025

Me ftesë të Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, SH.T Bajram Begaj, sonte isha i pranishëm në pritjen e organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit!

Në këtë 28 Nëntor, nderojmë me respekt të palëkundur ata që e hapën rrugën e lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Ky është nj...
28/11/2025

Në këtë 28 Nëntor, nderojmë me respekt të palëkundur ata që e hapën rrugën e lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Ky është një përvjetor që na kujton se sakrifica, kur bëhet për atdhe, nuk shuhet kurrë. Flamuri që sot valon mbi ne është amanet dhe përgjegjësi.

Le të ecim përpara me maturi, me vendosmëri dhe me vetëdijen se të ardhmen e ndërtojmë vetëm kur jemi të bashkuar, kur i japim vlerë punës, drejtësisë dhe dinjitetit të secilit qytetar.

Qoftë dita që na forcon, na bashkon dhe na rikujton se kush jemi dhe për çfarë qëndrojmë.

Gëzuar 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit!

Address

Skopje

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Talat Xhaferi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Talat Xhaferi:

Share