01/07/2026
Lart reklama, poshtë realiteti: Kjo është gjendja e Butelit pas reshjeve të shiut
Kjo është gjendja reale në Butel pas reshjeve të shiut. Derisa qytetarët përballen me përmbytje, kryetari i komunës merret me fotografi promovuese duke i dhënë përparësi marketingut politik në vend të punës në terren.
Ironia është se pikërisht mbi këtë nënkalim ndodhet fotografia e tij. Një pamje që flet vetë: lart reklama, poshtë realiteti.
Kur një komunë menaxhohet pa vizion afatgjatë për infrastrukturën, pasojat shihen pikërisht në ditë si kjo. Qytetarët kanë nevojë për plane, projekte dhe investime që parandalojnë situata të tilla, e jo vetëm për fotografi dhe postime.
Apeli ynë është i qartë: Dil në terren, Darko. Puno për qytetarët dhe realizo zgjidhje konkrete. Sepse kjo fotografi është pasqyra më e mirë e gjendjes në Butel: reklama jote është lart, ndërsa realiteti i qytetarëve është poshtë.