BDI - Dega Butel

BDI - Dega Butel Vizioni për një shtet të barabartë vazhdon....

26/03/2026
04/03/2026

Hasani:Tre vjet premtime, zero struktura – VLEN po shkrihet nga brenda

18/02/2026

🌙 Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit!
Qoftë ky muaji që të afrohemi më shumë me Zotin, muaji i durimit dhe i ringjalljes shpirtërore.
Ju uroj agjërim të lehtë, lutje të pranuara dhe paqe në çdo familje. 🤲✨

26/12/2025

KUMTESË

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin publik se sot, Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, ka emëruar tre kryetarë të rinj të degëve të partisë, në kuadër të procesit të riorganizimit dhe fuqizimit të strukturave partiake në terren.

Përkatësisht, janë emëruar:
• Butrint Sela – Kryetar i Degës së BDI-së në Dibër;
• Muharrem Asani – Kryetar i Degës së BDI-së në Butel;
• Arkin Jahiji – Kryetar i Degës së BDI-së në Bërvenicë.

Këto emërime përbëjnë pakon e dytë të emërimeve të kryetarëve të degëve brenda një jave, pas emërimeve të realizuara më herët në degët e Tetovës, Gostivarit, Strugës, Kumanovës dhe Çairit.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forcë politike e përgjegjshme, e cila me vendime dhe veprime të menduara, transparente dhe në funksion të interesit qytetar, vazhdon procesin e konsolidimit të brendshëm, duke synuar përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve dhe përfaqësimin e denjë të tyre.

12/12/2025
10/12/2025

REAGIM ZYRTAR NGA DEGA E BUTELI
Dega e Butelit reagon lidhur me situatën e rënduar në lagjen Vizbeg, ku prej gati një muaji ndërmarrja publike “Higjiena Komunale” e Qytetit të Shkupit nuk ka kryer shërbimin e rregullt të grumbullimit të mbeturinave.
Mungesa e këtij shërbimi elementar ka shkaktuar grumbullim të konsiderueshëm mbeturinash në hapësirat publike, duke krijuar erë të rëndë dhe shqetësim të vazhdueshëm për banorët e zonës. Për shkak të mosveprimit nga ana e Higjienës Komunale, banorët janë detyruar t’i vendosin koshet e plehrave në rrugë të cilat me javë po qëndrojnë aty.
Banorët e Vizbegut shprehin dyshimin e tyre se trajtimi i pabarabartë dhe vonesat e qëllimshme në grumbullimin e mbeturinave lidhen me faktin se lagjja është e banuar kryesisht me shqiptarë, gjë që përbën shqetësim serioz.
Dega e Butelit kërkon nga Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja “Higjiena Komunale”:
1. Të ndërhyjnë menjëherë për të normalizuar shërbimin e grumbullimit të mbeturinave në Vizbeg.
2. Të ofrojnë sqarime zyrtare mbi arsyet e ndërprerjes së shërbimit për një periudhë kaq të gjatë.
3. Të sigurojnë trajtim të barabartë dhe shërbim të pandërprerë për të gjithë qytetarët.
4. Të parandalojnë përsëritjen e situatave të tilla që dëmtojnë jetën, shëndetin dhe mirëqenien e qytetarve.
Dega e Butelit mbetet e përkushtuar në ndjekjen e kësaj çështjeje deri në zgjidhjen e plotë të saj dhe në garantimin e standardeve të barabarta të shërbimeve publike për të gjithë qytetarët.

28/11/2025

BDI: 28 Nëntori na kujton përpjekjen për liri, barazi, gjuhë, identitet dhe shtetësi

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, të Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkimi Demokratik për Integrim ju përcjell urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta.

Ky përvjetor i njërës prej ditëve më të shenjta të historisë sonë kombëtare na kujton se përpjekja për liri, barazi, gjuhë, identitet dhe shtetësi është një proces i vazhdueshëm, që kërkon përkushtim të pandërprerë dhe angazhim të përditshëm.

Liria nuk është një arritje përfundimtare, por një rrugëtim i përbashkët, të cilin e ndërtojmë me vullnet, unitet dhe vendosmëri. Kjo ditë na fton të reflektojmë për sakrificën e brezave që sollën dritën e lirisë dhe për përgjegjësinë që kemi sot në forcimin e shtetit, demokracisë dhe të drejtave tona kolektive.

BDI qëndron e përkushtuar në avancimin e të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve, në ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe të drejtë për të gjithë, ashtu siç e ëndërruan rilindasit dhe themeluesit e shtetit shqiptar.

Gëzuar 28 Nëntorin!

BDI Dega Butel shpreh mirënjohjen më të sinqertë për Ambasadën e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dhe ambasadorin, për ...
24/11/2025

BDI Dega Butel shpreh mirënjohjen më të sinqertë për Ambasadën e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dhe ambasadorin, për gjestin fisnik dhe mbështetjen e treguar ndaj nxënësve shqiptarë.

Në një moment kur fëmijëve tanë iu mohua e drejta të festonin festat e Nëntorit në shkollën e tyre, Ambasada hapi dyert me respekt e dashamirësi, duke i bërë ata të ndihen të vlerësuar dhe krenarë për identitetin e tyre.

Ky veprim është më shumë se protokoll – është një mesazh i qartë se fëmijët tanë nuk janë vetëm, dhe se traditat, kultura dhe simbolet tona kombëtare kanë kujdestarë që qëndrojnë gjithmonë pranë tyre.

Faleminderit Ambasadorit dhe Ambasadës së Shqipërisë për këtë shembull dinjitoz mbështetjeje. 🇦🇱✨

REAGIM I DEGËS SË BDI-së - BUTELDega e BDI-së në Butel shpreh indinjatën dhe shqetësimin më të thellë për vendimin absur...
21/11/2025

REAGIM I DEGËS SË BDI-së - BUTEL

Dega e BDI-së në Butel shpreh indinjatën dhe shqetësimin më të thellë për vendimin absurd dhe të papranueshëm të drejtoreshës së shkollës fillore “Zhivko Brajkovski”, e cila ka ndërprerë aktivitetin e nxënësve për festat e Nëntorit, pavarësisht se fëmijët kishin më shumë se një muaj që ushtronin dhe përgatiteshin me përkushtim.
Arsyetimi i drejtoreshës, sipas të cilës aktiviteti ndalohet për shkak të veshjes kombëtare shqiptare, është skandaloz dhe diskriminues. Ky akt përbën një precedent të rrezikshëm dhe një qasje të papranueshme ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve në komunën tonë.
Ne kërkojmë urgjentisht të ndërmarren masa të menjëhershme dhe të paanshme ndaj kësaj sjelljeje diskriminuese, e cila cenon bashkëjetesën, respektin dhe dinjitetin e komuniteteve.
Nëse ky rast mbulohet ose relativizohet, ne si Degë e BDI-së në Butel do të mbështesim plotësisht prindërit për të përdorur të gjitha mjetet demokratike, përfshirë informimin e plotë të opinionit publik dhe të mediave, deri në zgjidhjen e drejtë dhe të merituar të këtij skandali institucional.
Nuk do të tolerojmë diskriminim ndaj nxënësve shqiptarë.
Dega e BDI-së – Butel

Address

BUTELSKA
Skopje

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BDI - Dega Butel posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share