Fshati Sërbicë - Kastriot

Fshati Sërbicë - Kastriot Miresevini! Sërbica ёshtё fshat nё Komunën e Osllomes, Maqedoni. Ka hapsirë prej 10 km2. Nëpër Sërbicë rrjedhë Lumi Zelenok që buron prej shpatit të Crekollnicës.

Fshati është i njohur edhe si Kastriot pas viteve 1980-të.F.Sërbicë shtrihet në verilindje të Kërçovës i takon komunës së Osllomesë. Lartësija mbidetare 755-810 me 1862 banor (regj.2002).Fshati Sërbic ka afër 450 shtëpi dhe mbi 2000 banor ku gjysma e të cilve punojn jashë shtetit. Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 1862 banorë Shqiptarë. Familjet më të mëdha të f.Sërbicë

janë: Ballazhi, Ipçja, Bekteshi, Jagodinet etj. Largësia nga f.Serbicë me komunën e Osllomesë, Ambulantën dhe Postën është 3km, me Kërçovën është 12 km kurse në vijë ajrore 8 km. Bujqësia pothuajse është e shuar dhe ai pak misër që prodhohet bluhet në mullirin e vetëm të rrethinës në Sërbicë, i cili shfrytëzon ujin e këtij lumi. Në medresen e xhamisë së Sërbicës pleqt e fshatit tregonin se (hesapin) Matematikën e kanë mësuar në gjuhën shqipe që nga viti 1900. Shkolla e f.Sërbicë është hapur në vitin 1927-gjatë mbretrisë SerboKroatoSlovene. Me mësim në gjuhën shqipe fillon në shtator 1941me emrin “Gjergj Fishta” dhe është Shkolla e parë Shqipe 7 vjecare në fshat në R.Maqedonisë. Mësuesit e parë nga Shqipria të kësaj shkolle ishin: Irfan Oruçi,Mahmut Dumani,Antoneta Sherko,Violeta Kota,Hysen Hasani.Ripushtimi i Kërçovës nga sllavo maqedonasit shumicën e shkollave shqipe i mbylli duke i zëvendësuar me shkolla në gjuhën maqedone, për fat të mirë shkolla e Sërbicës vazhdoi me mësimin në gjuhën shqipe me emrin „Liria“. Deri në vitet 50 e gjithë rrethina e Kërçovës dhe Zajazit kanë mbaruar 7 vjecaren (8vjecare sote) në Shollën e f. Sërbicë. Nga kjo shkollë dolën kuadrot që krijuan bazën e arsimit shqip në Kërçovë me rrethinë. Shkolla u emrua „Gjergj Kastrioti Skenderbeu“ në vitin 1995 dhe u vendos busti i Skenderbeut i pari në R.Maqedonisë.

Per te gjithe ata qe duan te marrin pjes ka organizim me Autobus, dhe nisja behet prej te Arabella ne ora 15:00
18/05/2026

Per te gjithe ata qe duan te marrin pjes ka organizim me Autobus, dhe nisja behet prej te Arabella ne ora 15:00

18/05/2026
Urime Nata e Kadrit nga Xhamia e Fsh.KASTRIOT
16/03/2026

Urime Nata e Kadrit nga Xhamia e Fsh.KASTRIOT

24/02/2026

Duke pasur parasysh aktivitetet e ditëve të fundit nga ana e Komunës së Kërcovës lidhur me pastrimin e shtratit të lumit, dhe duke i ndiekur vazhdimisht aktivitetet në terren, sot, në cilësinë e kryetarit të Bashkësisë Lokale të fshatit Sërbicë së bashku me kryetarët e bashkësive lokale të fshatrave Cërvicë, Garanë, Shutovë dhe Premkë dolëm për të parë nga afër se çfarë po ndodh me bartjen dhe deponimin e mbetieve në xeheroren e Osllomes nga ana e Komunës së Kërçovës.
Më pas zhvilluam një takim me kryetarin e komunës, nga i cili u informuam për aktivitetet e komunës lidhur me pastrimin e shtratit të lumit Zajaz dhe dislokimin e mbetjeve nga deponia e vjetër në gytetin e Kerçovës.
Si përfaqësues të bashkësive lokale, kërkuam nga kryetari i komunës gë të ndërpritet menjëherë dislokimi i mbetjeve nga ish-deponia dhe bartia e tyre në xeheroren e TEC Osllomes.
Giithashtu, duke qenë në kohë Ramazani dhe në pamundësi për të thirrur mbledhje, u vendos që nesër, në ora 07:00 të mëngiesit, të bllokohet hyria e kamionëve që bartin mbeturina për në xeherore, në formë proteste paralajmëruese.
Apeloimë te të giithë bashkëvendësit që t'i bashkohen kësaj nisme.

10/12/2025

Të nderuar Banor të Fshatit Sërbic me që jemi në fund të vitit kalendarik , të gjithë ato të cilët nuk e kan kryer pagesën e antarsisë për Hoxhën i lusim ta kryejn këtë obligim deri në fund të vitit 2025...
Të paraqiten te Arkëtari i Xhamisë...

Me respekt dhe mirekuptim
Arkëtari i Xhamisë

Address

Serbic
Srbica
6254

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Sërbicë - Kastriot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share