10/08/2026
📢 NJOFTIM
Njoftohen të gjithë qytetarët e Tearcës,
Fillimisht, Ndërmarrja Publike “Higjiena”, ju kërkon falje të gjithë qytetarëve për mungesën e ujit gjatë ditës së sotme.
Prioriteti ynë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë t’u ofrojmë qytetarëve shërbim të pandërprerë dhe cilësor. Megjithatë, shëndeti dhe siguria e qytetarëve tanë janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër.
Për këtë arsye, si rezultat i punimeve për pastrimin e hidrocentraleve, për të parandaluar përzierjen e ujit të turbullt dhe të ndotur me ujin që vjen në sistemin tonë të furnizimit, dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për shëndetin e qytetarëve, ishim të detyruar të merrnim masat e nevojshme.
Tani furnizimi me ujë do të rikthehet. Megjithatë, ju lutemi:
⚠️ Ujin përdoreni vetëm për qëllime teknike.
🚫 Mos e përdorni për pirje, përgatitjen e ushqimit apo për nevoja të tjera që lidhen me konsumimin e ujit.
Kërkojmë edhe një herë ndjesë për situatën e krijuar dhe ju falënderojmë për durimin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.