Partia Demokratike Shqiptare

Partia Demokratike Shqiptare Partia Demokratike Shqiptare

📍Në degën e Likovës u zhvillua Kuvendi Zgjedhor në kuadër të aktiviteteve përgatitore për Kongresin IX të Partisë Demokr...
14/05/2026

📍Në degën e Likovës u zhvillua Kuvendi Zgjedhor në kuadër të aktiviteteve përgatitore për Kongresin IX të Partisë Demokratike Shqiptare. 🇦🇱

🗳️ Në atmosferë demokratike dhe me pjesëmarrje të gjerë të kuvendarëve, u zgjodhën delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Likovës në Kongresin IX të PDSH-së, ndërsa njëkohësisht u miratua edhe propozim-lista për anëtarët e Kuvendit Qendror të partisë.

🗣️ Të pranishmëve iu drejtua me një fjalim kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, z. Sali Ajdini, i cili theksoi rëndësinë e proceseve organizative dhe angazhimit të përbashkët për forcimin e partisë.

🤝 Në frymë bashkëpunimi dhe përgjegjësie, kuvendi kaloi me sukses duke dëshmuar mobilizimin dhe përkushtimin e strukturave të degës së Likovës.

Sekretariati për informim - PDSH

Në degën e Sarajit u mbajt Kuvendi Zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX të Partisë Demokratike Shqiptare....
10/05/2026

Në degën e Sarajit u mbajt Kuvendi Zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX të Partisë Demokratike Shqiptare.

Gjatë punimeve të kuvendit kuvendarët zgjodhën delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Sarajit në Kongresin IX të PDSH-së, si dhe u miratua propozim-lista e anëtarëve për Kuvendin Qendrore të partisë.

Gjatë kuvendit, para të pranishmëve foli kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, z.Sali Ajdini, i cili vlerësoi rëndësinë e proceseve të brendshme organizative dhe theksoi se PDSH-ja duhet të vazhdojë të forcohet përmes unitetit, përgjegjësisë dhe angazhimit të secilit aktivist.

Sekretariati për informim - PDSH

Në vazhdën e aktiviteteve organizative për Kongresin IX të Partisë Demokratike Shqiptare, në Zhelinë u mbajt Kuvendi Zgj...
09/05/2026

Në vazhdën e aktiviteteve organizative për Kongresin IX të Partisë Demokratike Shqiptare, në Zhelinë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i degës.

Në këtë kuvend u be zgjedhja e delegatëve të cilët do ta përfaqësojnë degën e Zhelinës në Kongresin IX, ndërsa kuvendarët njëkohësisht votuan edhe propozim-listën e kandidatëve për anëtarë të Kuvendit Qendror nga kjo degë.

Gjatë kuvendit, para të pranishmëve foli kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, i cili vlerësoi rëndësinë e proceseve të brendshme organizative dhe theksoi se PDSH-ja duhet të vazhdojë të forcohet përmes unitetit, përgjegjësisë dhe angazhimit të secilit aktivist.

Punimet e kuvendit u zhvilluan në atmosferë konstruktive dhe me përkushtim të anëtarësisë për suksesin e Kongresit IX të partisë.

Sekretariati për informim - PDSH

Në degën e Tearcës u mbajt Kuvendi Zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX të Partisë Demokratike Shqiptare....
08/05/2026

Në degën e Tearcës u mbajt Kuvendi Zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX të Partisë Demokratike Shqiptare.

Gjatë punimeve të kuvendit, kuvendarët e degës së Tearcës zgjodhën delegatët që do ta përfaqësojnë degën në Kongresin IX të partisë, si dhe me votim miratuan propozim-listën e kandidatëve për Kuvendin Qendror nga dega e Tearcës.

Të pranishmëve me një fjalim rasti iu drejtua edhe kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, i cili foli për rëndësinë e organizimit dhe mobilizimit partiak në prag të Kongresit IX, duke theksuar nevojën për unitet, përgjegjësi dhe angazhim në funksion të forcimit të Partisë Demokratike Shqiptare.

Kuvendi u zhvillua në frymë demokratike dhe me pjesëmarrje aktive të strukturave dhe anëtarësisë së degës së Tearcës.

Sekretariati për informim -PDSH

Sot në ora 20:45, kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi do të jetë mysafir në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendi, në ...
08/05/2026

Sot në ora 20:45, kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi do të jetë mysafir në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendi, në kanalin Klan Kosova.

👥 Menduh Thaçi përballë Azdren Shala dhe Avni Arifi
🗓 e premte, (08.05.2026)
🕘 20:45

🔴 LIVE Youtube

Sekretariati për informim-PDSH

07/05/2026

Kryetari Thaçi: Albin Kurti i bën të gjitha koketimet me VLEN-in për inat të Edi Ramës. Të mbështesësh VLEN-in në Maqedoni është njësoj si të mbështesësh “SPS”-në në Kosovë.

Pjesë nga fjalimi i kryetarit Thaçi në kuvendin zgjedhor Dega Tetovë me datë 06.05.2026.

Sekretariati për informim PDSH

07/05/2026

Kryetari Thaçi: VLEN-i sot nuk ka asnjë mbështetje ndërkombëtare; BE-ja ka vetëm neveri për VLEN-in!

Pjesë nga fjalimi i kryetarit Thaçi në kuvendin zgjedhor Dega Tetovë me datë 06.05.2026.

Sekretariati për informim PDSH

06/05/2026

Kryetari Thaçi: Shumica e njerëzve kanë menduar se Ali Ahmeti është i paditur, por unë kam pasur bindjen që në fillim se ai është një instrument i huaj!

Pjesë nga fjalimi i kryetarit Thaçi në kuvendin zgjedhor Dega Tetovë me datë 06.05.2026.

Sekretariati për informim PDSH

Në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e IX të partisë, dega e Tetovës zhvilloi Kuvendin e saj Zgjedhor, ku u realizuan...
06/05/2026

Në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e IX të partisë, dega e Tetovës zhvilloi Kuvendin e saj Zgjedhor, ku u realizuan me sukses të gjitha procedurat organizative 📋.

Gjatë punimeve, kuvendarët zgjodhën delegatët e degës së Tetovës 🗳️, duke ndjekur me përpikëri normat statutare dhe standardet demokratike të votimit ✅.

Po ashtu, u miratua propozim-lista për Kuvendin Qendror nga dega e Tetovës ✔️.

Në përmbyllje të kuvendit, të pranishmëve iu drejtua kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, i cili vuri në pah rëndësinë e organizimit dhe përkushtimit për një Kongres të IX të suksesshëm.

Sekretariati për Informim – PDSH

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Sh...
05/05/2026

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Michalis Rokas, në ambientet e Delegacionit të BE-së në Shkup.

Në fokus të bisedës ishin zhvillimet politike në vend dhe avancimi i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut. Thaçi theksoi se përshpejtimi i procesit të integrimit në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik, duke nënvizuar se çdo vonesë e mëtejshme rrezikon të thellojë pasigurinë politike dhe të dobësojë besimin e qytetarëve në institucione.

Në këtë kontekst, u theksua edhe rëndësia e kultivimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore si një hap i domosdoshëm për zhbllokimin e procesit të negociatave dhe avancimin e rrugës evropiane të vendit.

Gjithashtu, u diskutua nevoja urgjente për forcimin e sundimit të ligjit, si themel i funksionimit demokratik dhe kusht kyç për përparimin drejt Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, u theksua rëndësia e reformave të thella në sistemin e drejtësisë, garantimit të institucioneve të pavarura dhe luftës kundër korrupsionit.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi i ngushtë me Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë është i domosdoshëm për stabilitetin afatgjatë dhe zhvillimin demokratik të vendit. Thaçi rikonfirmoi angazhimin e PDSH-së për të kontribuar në këtë proces, duke mbështetur politika që forcojnë shtetin ligjor, avancojnë integrimin evropian dhe promovojnë kompromisin si instrument për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Sekretariati për informim - PDSH

Address

Ilindenska, CTC, Floor 1, Entry 1, Local No. 5
Tetovë
1200

Telephone

+38944333581

Website

https://docs.google.com/forms/d/1DTLBePF8KNwhOIa1RPCsgpLnphPk3Me7a2z_AMztxCY/edit#settings

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Demokratike Shqiptare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Partia Demokratike Shqiptare:

Share