BDI- Dega në Komunën e Zhelinës

BDI- Dega në Komunën e Zhelinës Faqe zyrtare

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim për Komunën e Zhelinës përfshin 17 Këshilla vendorë edhe ate: Zhelinë, Strimnicë, Trebosh, Pallaticë, Uzurmishtë, Leshnicë e P. , Leshnicë e E. ,Dëbërc, Llërc, Çiflik, Grupçin, Kopaçindoll, NovoSellë, Rogle, Cerovë, Merovë dhe Sedllarevë.

17/08/2026

REAGIM

Në Ditën e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Mbrojtjes e prezantoi zyrtarisht atë si “Armata Maqedonase”.

Në rendin kushtetues, përcaktimi “maqedonas” lidhet vetëm me identitetin etnik të popullit maqedonas, ndërsa emri zyrtar është Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo u përket të gjithë qytetarëve dhe të gjitha bashkësive që e përbëjnë shtetin.

Ndoshta Ministria, pa dashje, ka përshkruar realitetin që vetë Qeveria po krijon.

Shqiptarët janë larguar sistematikisht nga pozitat e larta dhe nga qendrat vendimmarrëse në sektorin e mbrojtjes. Dhjetë drejtorë në Ministrinë e Mbrojtjes asnjë shqiptar. Në nivelet ku merren vendimet, prania shqiptare është reduktuar deri në përjashtim të plotë.

Armata financohet edhe nga taksat e shqiptarëve. Shqiptarët kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në uniformën e saj. Familjet shqiptare ia kanë besuar këtij institucioni bijtë dhe bijat e tyre. Askush nuk ka të drejtë ta shndërrojë atë në pronë simbolike dhe institucionale të vetëm një bashkësie.

Ndërkohë, s’vlen-i hesht. Ministrat dhe zëvendësministrat e tyre ruajnë kolltukët, ndërsa shqiptarët humbin pozitat në polici, në ushtri dhe në gjithë sistemin e sigurisë. Roli i tyre është reduktuar në arsyetimin e vendimeve të VMRO-së dhe në prodhimin e komunikatave kundër BDI-së.

Kërkojmë korrigjimin e menjëhershëm të emërtimit, publikimin e strukturës etnike të pozitave drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes dhe rikthimin e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.

Armat e Republikës së Maqedonisë së Veriut është institucion i përbashkët. Çdo përpjekje për ta paraqitur dhe ndërtuar si institucion monoetnik cenon drejtpërdrejt karakterin multietnik të shtetit dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit📅 13 Gusht🕕 Ora 18:00📍 Aleksandar Palace – Shkup25 vite nga Marrëveshja e Ohrit, një m...
12/08/2026

25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

📅 13 Gusht
🕕 Ora 18:00
📍 Aleksandar Palace – Shkup

25 vite nga Marrëveshja e Ohrit, një moment historik për barazinë, përfaqësimin dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Urime kandidaturën, Arkin Jahiji! 🇦🇱Bërvenica ka nevojë për bashkim, përfaqësim dhe fitore shqiptare.Të priftë e mbara d...
11/08/2026

Urime kandidaturën, Arkin Jahiji! 🇦🇱

Bërvenica ka nevojë për bashkim, përfaqësim dhe fitore shqiptare.

Të priftë e mbara drejt fitores!

NJOFTIM PËR OPINIONIN

Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Bërvenicës do të garojë me kandidatin Arkin Jahiji, një kandidaturë që përfaqëson përgjegjësi, unitet dhe vizion për zhvillimin e komunës.

Me Arkinin synojmë një Bërvenicë më të zhvilluar, më dinjitoze, me administratë në shërbim të qytetarëve, investime konkrete dhe mundësi të barabarta për çdo vendbanim dhe çdo qytetarë. Bashkë, me mbështetjen e qytetarëve, do të punojmë për një të ardhme më të mirë për Bërvenicën.

Besojmë se Bërvenica ka potencial të madh dhe meriton një udhëheqje që njeh nevojat e qytetarëve dhe punon çdo ditë për zgjidhjen e tyre.
Arkin Jahiji do të jetë zëri i çdo qytetari dhe partner i secilit që dëshiron të kontribuojë për zhvillimin dhe mirëqenien e komunës.

09/08/2026

SKANDAL NË QEVERI: 83 SEANCA PA PROCESVERBALE TË PUBLIKUARA NË GJUHËN SHQIPE

Një skandal i ri është zbuluar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Për afro një vit, procesverbalet e mbledhjeve të Qeverisë nuk janë publikuar në gjuhën shqipe.

Procesverbali i fundit i publikuar në shqip është i datës 19 shtator 2025. Që nga ajo kohë janë mbajtur 83 seanca të Qeverisë, ndërsa procesverbalet e tyre vazhdojnë të mungojnë në versionin shqip të faqes zyrtare.

Bëhet fjalë për dokumentacion zyrtar të institucionit më të lartë të pushtetit ekzekutiv dhe për një periudhë prej 11 muajsh. Një numër kaq i madh dokumentesh të papublikuara kërkon sqarim të plotë për mënyrën se si po zbatohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve brenda vetë Qeverisë.

Situata është edhe më serioze pasi çështja është ngritur publikisht edhe më herët, ndërsa përfaqësues të s’vlen-it kanë deklaruar se procesverbalet janë në dispozicion edhe në gjuhën shqipe. Sot, 83 procesverbale të njëpasnjëshme vazhdojnë të mos jenë të qasshme në shqip.

BDI dënon këtë shpërfillje të detyrimeve ligjore ndaj përdorimit të gjuhës shqipe dhe kërkon përgjegjësi institucionale.

Kërkojmë nga Qeveria të bëjë publike arsyet për mosbotimin e këtyre procesverbaleve, të sqarojë se kush mban përgjegjësi për këtë situatë dhe të publikojë menjëherë të gjithë dokumentacionin që mungon në gjuhën shqipe.

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve përcakton edhe sanksione për mosrespektimin e dispozitave të tij. Institucionet kompetente duhet të konstatojnë nëse në këtë rast janë përmbushur kushtet për përgjegjësi dhe të veprojnë në përputhje me ligjin.

s’Vleni-i gjithashtu duhet t’u përgjigjet shqiptarëve se si ka lejuar që për 11 muaj dhe 83 seanca të Qeverisë kjo situatë të vazhdojë pa u korrigjuar.

Kërkojmë zbatim të ligjit, publikimin e menjëhershëm të procesverbaleve në gjuhën shqipe dhe përgjegjësi për këtë skandal.

Ta thërrasim Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve që të veprojë tashmë pothuajse nuk vlen . s’vlen-i e ka degraduar dhe dobësuar deri në atë pikë sa ky institucion, që duhej të ishte një nga mekanizmat kryesorë për mbrojtjen e gjuhës shqipe, është bërë praktikisht i pafuqishëm.

06/08/2026
Me kënaqësi njoftojmë emërimin e Zulqufli Feradit në detyrën e Sekretarit të Sekretariatit për Diasporë, Dega Frankfurt....
03/08/2026

Me kënaqësi njoftojmë emërimin e Zulqufli Feradit në detyrën e Sekretarit të Sekretariatit për Diasporë, Dega Frankfurt.

Përkushtimi, serioziteti dhe afërsia e tij me bashkatdhetarët në Frankfurt dhe këtu në vendëlindje janë garanci se do të japë një kontribut të çmuar në fuqizimin e organizimit dhe në thellimin e lidhjeve ndërmjet mërgatës sonë dhe vendlindjes.

I urojmë Zulqufliut shumë suksese, mbarësi dhe punë të frytshme në realizimin e këtij angazhimi.

01/08/2026

REAGIM I BDI-së

Skandal i paprecedentë: Qeveria VMRO–VLEN ia ndau komunitetit serb rreth 90% të granteve të destinuara për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Ajo që u konfirmua publikisht nga vetë përfaqësuesit e Qeverisë përbën një skandal të paprecedentë dhe një alarm serioz për drejtimin në të cilin po shtyhet shteti.

Qeveria në të cilën VLEN u përzgjodh nga VMRO-DPMNE-ja si partneri më i përshtatshëm dhe më i dëgjueshëm, rreth 90 për qind të mjeteve nga programi për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ia ka ndarë organizatave të komunitetit serb.

Marrëveshja e Ohrit, e arritur pas sakrificës dhe luftës politike të shqiptarëve për barazi, sot po përdoret nga kjo Qeveri për të financuar prioritetet politike dhe ideologjike të një komuniteti tjetër, ndërsa shqiptarëve u suprimohen mekanizmat e përfaqësimit, u hiqet gjuha nga institucionet, largohen nga pozitat drejtuese dhe zëvendësohen në administratën shtetërore.

Kur afërsisht 90 për qind e një programi përfundon në një drejtim të vetëm, kemi të bëjmë me një politikë të paramenduar të Qeverisë.

Ngjarja bëhet edhe më alarmante në një kohë kur ndikimi politik, institucional, kulturor dhe mediatik i projektit të ashtuquajtur “Bota Serbe” është gjithnjë e më i dukshëm në Maqedoninë e Veriut. Institucionet po vendosen gradualisht në shërbim të një agjende që e largon vendin nga karakteri i tij multietnik, nga fryma e Marrëveshjes së Ohrit dhe nga orientimi euroatlantik.

VLEN duhet t’u përgjigjet sot shqiptarëve:

Çfarë përfituan shqiptarët nga përfaqësimi i tyre, kur edhe paratë e Marrëveshjes së Ohrit u jepen pothuajse tërësisht të tjerëve?

VLEN nuk është më vetëm spektator i degradimit të shqiptarëve. Është pjesë aktive e mekanizmit që po e realizon atë.

BDI kërkon publikimin e menjëhershëm të listës së plotë të përfituesve, shumës së ndarë për secilin projekt, përbërjes së komisionit vlerësues, pikëve të dhëna dhe procesverbalit të vendimmarrjes.

Ky skandal duhet të hetohet institucionalisht dhe politikisht. Marrëveshja e Ohrit nuk mund të shndërrohet në instrument për avancimin e “Botës Serbe”, ndërsa shqiptarëve t’u merret çdo ditë nga një e drejtë.

Heshtja e VLEN-it përballë këtij skandali është konfirmimi më i qartë se pse VMRO-DPMNE-ja i zgjodhi pikërisht ata si partnerë në Qeveri.

REAGIMQytetarët e Komunës së Zhelinës nuk kanë votuar që projektet publike të financohen duke u kërkuar para atyre që pa...
27/07/2026

REAGIM

Qytetarët e Komunës së Zhelinës nuk kanë votuar që projektet publike të financohen duke u kërkuar para atyre që paguajnë taksa çdo ditë.

Periudhën e fundit janë shtuar zërat dhe ankesat për grumbullimin e mjeteve financiare nga qytetarët, kinse për realizimin e projekteve të premtuara nga Kryetari i Komunës.
Edhe më alarmues është fakti se, sipas këtyre pretendimeve, këtë rol po e marrin familjarë të Kryetarit.

Kemi të bëjmë me një skandal të rëndë politik dhe moral.
Komuna nuk është pronë private dhe as biznes familjar.
Institucionet nuk mund të funksionojnë përmes ndërmjetësimeve familjare, ndërsa qytetarët nuk mund të shndërrohen në burim financimi për premtime që duhej të realizoheshin me buxhetin e komunës.

Shtrohen pyetje që nuk mund të shmangen:

A është në dijeni Kryetari i Komunës për këto veprime?
Kush ua ka dhënë të drejtën personave privatë të mbledhin para në emër të projekteve publike?
Në cilën llogari përfundojnë këto mjete dhe kush mban përgjegjësi për to?
Pse qytetarëve u kërkohen para, kur Komuna disponon buxhet dhe ka detyrim ligjor të realizojë investimet publike?

Çdo ditë pa sqarim vetëm sa i shton dyshimet se në Komunën e Zhelinës po krijohet një praktikë e rrezikshme, ku kufiri mes funksionit publik dhe interesit privat bëhet gjithnjë e më i paqartë.

Kërkojmë transparencë të plotë, përgjigje publike dhe verifikim institucional të çdo pretendimi.

23/07/2026

Pa koment 👇 ❌

14/07/2026

BDI: Sulmi verbal ndaj Arbana Pashollit është pasqyra e mentalitetit politik të Qeverisë pa legjitimitet etnik

Sulmi verbal i Ivan Stoilkoviqit ndaj deputetes Arbana Pasholli nuk është incident i rastësishëm. Ai është pasqyrë e vërtetë e mentalitetit politik që sot përfaqëson Qeveria VMRO- VLEN-ZNAM - një mentalitet që fyen, nënçmon dhe sulmon përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve dhe për partnerë i zgjedhë ata që janë pa legjitimitet, pa zë dhe pa dinjitet!

Është skandaloze që një person me histori të deklarimeve të hapura antishqiptare, i cili deri dje mbante postin e zëvendëskryeministrit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike, sot shpërblehet me një ministri edhe më të rëndësishme. Ky nuk është promovimi i dialogut ndëretnik, por promovim i politikës së përbuzjes, ofendimit dhe konfrontimit.

Edhe më skandaloz është fakti se ky avancim u mundësua me votat e deputetëve dhe deputeteve të VLEN-it. Ata dhe ato, nuk mund të pretendojnë se përfaqësojnë interesat e shqiptarëve, ndërsa njëkohësisht votojnë për ngritjen në detyrë të një politikani që publikisht ka dëshmuar qëndrime fyese dhe armiqësore ndaj shqiptarëve. Heshtja dhe vota e tyre janë bashkëfajësi politike.

Sot u sulmua verbalisht një deputete shqiptare. Nesër, me të njëjtën logjikë, do të sulmohet çdo zë që nuk i përshtatet kësaj qeverie. Prandaj, kjo nuk është vetëm çështje e Arbanës, por çështje e dinjitetit të çdo gruaje në politikë dhe e dinjitetit të përfaqësimit politik të shqiptarëve.

BDI shpreh solidaritet të plotë me deputeten Arbana Pasholli dhe kërkon përgjegjësi politike të menjëhershme. Kryeministri nuk mund të heshtë përballë një sjelljeje të tillë, sepse heshtja do të thotë miratim.

Qeveria VMRO-VLEN-ZNAM duhet të sqarojë para qytetarëve nëse gjuha e urrejtjes, fyerjet dhe poshtërimi i deputeteve shqiptare janë standardi i ri i saj politik.

Shqiptarët nuk do të pranojnë që përfaqësuesit e tyre të fyhen, ndërsa ata që i kanë votuar të bëhen spektatorë ose bashkëpunëtorë të këtij degradimi politik.

Address

Tetovë

Telephone

071/...

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BDI- Dega në Komunën e Zhelinës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share