Bozovca.com

Bozovca.com Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Bozovca.com, Public & Government Service, Fsh. Bozovce, Tetovë.

Bozovcasit, pritje madhështore për Lazim DestaninI ftuar në ngjarjen me karakter hulumtues studimor, Java e Veçantë Stud...
05/10/2023

Bozovcasit, pritje madhështore për Lazim Destanin

I ftuar në ngjarjen me karakter hulumtues studimor, Java e Veçantë Studimore (JVS), Lazim Destani dje ishte prezent në aktivitetin që studentët e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës e zhvilluan në fshatin Bozovcë.
Java e parë e këtij viti akademik, studentët e këtij fakulteti së bashku me profesorët e tyre, i ka gjetur në një varg katundesh të malësisë së Tetovës ku këta po realizojnë projektin e tyre JVS. Në këto katunde studentët e kanë gjetur atë pritjen e ngrohtë të malësorëve ku ekipet prezantuese të çdo fshati veçmas kanë shpalosur karakteristikat socio-kulturore të fshatrave të tyre në Malësinë e Sharrit.
Në mesin e katundeve të vizituara ishte dhe Bozovca ku Lazim Destani ishte i ftuar si një personalitet i njohur e i nderuar që lindi në këtë katund. Krahas studentëve dhe profesorëve të Pedagogjikut në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe ekipet prezantuese nga të gjitha fshatrat e kësaj ane që dhanë kontributin e tyre për realizimin e këtij aktiviteti studimor.
Prania e Lazim Destanit në këtë aktivitet në Bozovcë, Javën e Veçantë Studimore e bëri akoma më të veçantë. Si gjithmonë kur e viziton katundin e tij, ai u prit në mënyrë mjaft madhështore. Shumë bashkëfshatarë të tij kishin dalë për ta pritur që në hyrje të fshatit, duke e shoqëruar pastaj deri te oborri i shkollës ku e prisnin grupi i studentëve, profesorëve dhe ekipeve të punës nga fshatrat e përfshira në këtë studim.
Para se të shtrohej këtu dreka me ushqimet tradicionale të gatuara nga vetë bozovcasit, fjalë rasti mbajti dekani i Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Lulzim Memeti si dhe koordinatori i JVS, përfaqësuesi i Shoqatës “Arsimi” nga Zvicra Doc. Dr. Mahir Mustafa. Pas këtyre, fjala i kaloi ekipit prezantues të karakteristikave socio-kulturore të Bozovcës, të cilët shpalosën aspekte të ndryshme nga jeta shoqërore në fshat, diversiteti i bimësisë, si dhe nga llojshmëria e kulturave bujqësore që kultivohen këtu.
Fjala përshëndetëse e Lazim Destanit ishte ajo që me kureshtje e kënaqësi e ndoqën gjithë të pranishmit dhe sidomos studentët. Lazim Destani me këtë rast me fjalë motivuese në mënyrë të veçantë i inkurajoi studentët që ata të kenë vetëbesim, të kenë guxim e të jenë të përkushtuar në punën e detyrat e tyre.
Në kuadër të këtij aktiviteti në Bozovcë, gjithë pjesëmarrësit realizuan një shëtitje nëpër katund me ç’rast ata bënë dy ndalesa, e para - te shtëpia ku lindi e u rrit njeriu më meritor për themelimin e Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani, dhe ndalesa e dytë - te shtëpia ku lindi e u rrit Lazim Destani, pra te shtëpitë e dy figurave madhore që nxori ky fshat, në këtë zonë të thellë të malësisë së Sharrit.

30/07/2023

Për dy ditë me radhë, u mbajt në Preshevë, Konferenca Ekonomike, e cila bëri pjesë të saj, sipërmarrës e grupe interesi nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Zvicra, Gjermania, Austria, si dhe prodhuesit vendorë. Në këtë konferencë ishte i ftuar dhe biznesmeni e filat...

22/03/2023

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës informon se deri më 26 mars, përsëri është e mundshme për të aplikuar për realizimin e së drejtës të racionit të subvencionuar për student për ata që i plotësojnë kushtet në pajtim me Ligjin për Racionin e Subvencionuar për student, por që nuk...

EMOCIONUESE: Vajza e shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi, shtrëngon dorën e shpëtimtarëve
06/02/2023

EMOCIONUESE: Vajza e shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi, shtrëngon dorën e shpëtimtarëve

Lazim Destani viziton BozovcënSi çdo herë në të kaluarën ashtu dhe këtë të diel banorët e Bozovcës me kënaqësi të veçant...
09/01/2023

Lazim Destani viziton Bozovcën

Si çdo herë në të kaluarën ashtu dhe këtë të diel banorët e Bozovcës me kënaqësi të veçantë e kanë pritur bashkëfshatarin e tyre, biznesmenin Lazim Destani, i cili gjithmonë gjen kohë për ta vizituar katundin e tij të lindjes.
Ashtu siç e kanë traditë bozovcasit, edhe kësaj here ata e treguan bujarinë e tyre duke i bërë Lazim Destanit një pritje të përzemërt e dinjitoze.
Krahas gatesave nga kuzhina tradicionale e malësisë së kësaj ane, ata kishin siguruar dhe këngëtarë të cilët nën tingujt e çiftelisë interpretuan këngë të bukura nga gurra popullore, e sidomos këngë burimore të malësisë së Sharrit.
Bisedat e ngrohta e të sinqerta me bashkëfshatarët, dhe sidomos çmallja me miqtë e tij të hershëm, ishin momentet që Lazim Destanit i sollën kënaqësi të veçantë. “Dje pata kënaqësinë ta vizitoj katundin tim të lindjes, Bozovcën, ku si gjithmonë gjeta mikpritjen e ngrohtë e bujare të bashkëfshatarëve të mi. Me këtë rast i falënderoj përzemërsisht për pritjen dhe çastet e bukura që kaluam së bashku”, ka publikuar Lazim Destani në profilin e tij në Instagram.

Lazim Destani ndërton në Tetovë fabrikë për prodhimin e veturave elektrikeInvestim milionësh, ku do të hapen mijëra vend...
15/08/2022

Lazim Destani ndërton në Tetovë fabrikë për prodhimin e veturave elektrike
Investim milionësh, ku do të hapen mijëra vende pune, është një ngjarje shumë e mirëseardhur sidomos për Tetovën që do t’i japë impuls të fuqishëm zhvillimit ekonomik të qytetit dhe vendit tonë. Kjo është fabrika e parë në vendin tonë e më gjerë që do ta prodhojë veturën e plotë, madje elektrike, veturën e së ardhmes.

Address

Fsh. Bozovce
Tetovë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bozovca.com posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share