RDSH-Dega Tetovë

RDSH-Dega Tetovë Rinia Demokratike Shqiptare

05/12/2013

SHQIPËRIA DREJT STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR BE

Parlamenti Evropian ka miratuar sot rezolutën, ku kërkohet që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE. Me 49 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër, Komisioni i Jashtëm i Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën e raportuesit për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç.

Ndërkohë pak më herët se të miratohej rezoluta, europarlamentarët kanë diskutuar në lidhje me rrugën që Shqipëria ka bërë për t’u integruar në Bashkimin Evropian, ku vlerësojnë këtu, zgjedhjet e 23 qershorit dhe faktin që rezultati i tyre u pranua nga opozita.

"Janë tejkaluar të gjitha çështjet politike dhe ka një bashkëpunim për sa i përket integrimit në Shqipëri. Ndërsa, për sa i përket zgjedhjeve, mund të them se është hera e parë që opozita pranon rezultatin”, -shprehet europarlamentari, Volfgang Grossruck.

Por ky qëndrim i Grossruck-ut ka hasur në kundërshtimin e kryetarit të Parlamentit Evropian, i cili tha se nuk ka rëndësi se cila parti i ka pranuar zgjedhjet, por e rëndësishme është bashkëpunimi ndërmjet palëve.

Kryeparlamentari kërkoi që mazhoranca dhe opozita të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën, ndërsa vlerëson bashkëpunimin e të dyja palëve për çështjet e integrimit.

04/12/2013
03/12/2013
Skandal: Pas historisë, BDI e tollovit edhe gjeografinë Pak ditë pasi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti kishte përmendur ustas...
03/12/2013

Skandal: Pas historisë, BDI e tollovit edhe gjeografinë

Pak ditë pasi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti kishte përmendur ustashët, një formacion kroat si pjesmarrës në Luftën e II Botërore mbi hapësirat shqiptare të Maqedonisë duke përfshirë edhe Gostivarin, tani kryetari i komunës së Gostivarit nga e njëjta parti, Nevzat Bejta ka bërë një deklaratë skandaloze, edhe atë duke thënë se Gostivari kufizohet me Greqinë!

http://www.youtube.com/watch?v=TxAA2vi3O88

03/12/2013

Reagimi per shkaterimin e vareve kosovare ne ZAJAZ

“Unë si historian i kësaj ane ua tërhoqa vërejtjen anëtarëve të këshillit në krye me kryetarin Musliu dhe anëtarët e këshillit: Burim Sejdini, Adem Xheladini, Xhelal Ademi, Qamil Veliu por ata nuk e përfillen vërejtjen time. Për 100 vjet sllavi nuk mundi ti zhdukte gjurmët dhe eshtrat e kosovarëve dhe tash pas 100 vjetësh ngritet Musliu me Burim Sejdinin dhe ua zhdukin varret, dmth kanë dalur më të zinj se sllavi. Edhe njëherë i lus që ti zbulojnë varret që i kane mbuluar sepse ata varre janë po aq të shenjtë sa që janë varret tjera kërçovare”, shkruan në reagimin e Ilmi Veliut.

03/12/2013
03/12/2013

Almakos - Portali Informativ

Address

Sheshi ILIRIJA
Tetovë
1220

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when RDSH-Dega Tetovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share