Klubi i Librit Tetovë

Klubi i Librit Tetovë Informata rreth grupit i librit Tetovë. Mbi leximin dhe shkrimin, mbi te gjitha, mbi librin.

The garden against time – Olivia Laing Kjo është novela e dytë që kisha kënaqësinë dhe fatin ta lexoj nga editorja për e...
25/09/2025

The garden against time – Olivia Laing

Kjo është novela e dytë që kisha kënaqësinë dhe fatin ta lexoj nga editorja për emra të mëdha si New York Times, The Guardian, Olivia Laing, dhe në vazhgën e stilit të saj përmbledhës, The garden against time, përkundër veprave të tjera të Oliviës ndihet shumë më personal. Periudha kur ishte shkruar ishte e ndijshme, kur ajo po ballafaqohej me mortalitetin e babait të saj, dhe shqetësimin kolektiv gjatë periudhës së COVID-19 si dhe rritja e tensionit me klimën politike fashiste, dhe e djathtes se skajshme që kishte kapluar ballinat e gazetave dhe lajmeve.
The garden against time, është një përmbledhje e rëndësisë së kopshtit që nga kohrat e lashta, dhe se si një rekreacion plotësisht i anashkaluar ka luajtur një rol aq të rëndësishëm në reflektimin shpirtëror e mendëror të pronarit, si dhe të kohës, kulturës dhe gjendjes socio-ekonomike të çdo kohe.
Se si kjo hapsirë ka shërbyer si një dëshmitar i dashurive të shprehura e të fshehura, i vendimeve më të guximshme apo më tiranike që ka parë historia, që ka inspiruar, motivuar, qetësur e cytur, që ka shërbyer si bazen meditimi, dhe që ka mësuar shpirtrat e atyre të vëmendshëm mjaftueshëm, për të mësuar, sepse megjithatë natyra është do të mbetet mësuesi më i mirë.
Olivia, gjatë kësaj periudhe ka filluar mirëmbajtjen e një kopshti të saj, dhe përshkruan procesin transformativ të zemrës dhe shpirtit të saj duke qenë në sinkronizim me ndryshimin e stineve, tekeve dhe nevojave të bimëve, insekteve, dhe çdo gjë tjetër që vizitonte kopshtin e saj.
Po ju lë me një thënie shumë të dëshirueshme nga libri që thotë : Çdo kopsht vdes, me pronarin e tij.

Lexim shumë i këndshëm meditativ ekzestencial
Rekomandim 12/10

25/04/2025
Do you all agree?! Can this be applied nowadays?! In my experience, fools are still talking, intellectual people stay si...
19/08/2024

Do you all agree?! Can this be applied nowadays?! In my experience, fools are still talking, intellectual people stay silent, and it is not making any good to anyone.

A pajtoheni të gjithë me këtë?! A duhet edhe sot, në këtë të vlej e njëjta?! Në përvojën time, budallenjtë vazhdojnë të flasin, intelektualët akoma qëndrojnë të heshtur, dhe kjo nul është duke sjell ndonjë të mirë.

Një vizitë e djallit në Moskën ateiste do të ndryshoj fatin e protagonisteve ttonë duke osciliar mes të mirës dhe të keq...
18/08/2024

Një vizitë e djallit në Moskën ateiste do të ndryshoj fatin e protagonisteve ttonë duke osciliar mes të mirës dhe të keqës, me shumë figura mitije dhe simbole të cilat penetrojnë kohën dhe hapsirën
Është knaqsi e veçantë që së bashku të shtjellijmë këtë klasik rus, që u shkruajt nën regjimin absolutely të Stalinit, për të kiptuar se si arti mundohet të zbërthej ligësitë dhe tju jep kuptim, posaqërisht ato që janë jasht kontrollit ttanë :)
Just mirëpresim 😊

Gati per librin e radhës?:)
11/08/2024

Gati per librin e radhës?:)

The days of abandoment – Elena Ferrante Elena ferrante perfaqeon nje mister ne botene  letersise. Kjo perle shkrimtarjej...
02/08/2024

The days of abandoment – Elena Ferrante
Elena ferrante perfaqeon nje mister ne botene letersise. Kjo perle shkrimtarjeje e cila ne menyre te prere dhe konkrete perfaqeson perjetimet femerore ne formen e tyre me te ndjere, sidomos perjetimet qe ne shikim te pare duken plotesisht te rendomta, dhe ato per te cilat ne me se shumti dhe shpesh bejme thashetheme rreth.
Elena, eshte shkrimtare italiane, identiteti I se ciles akoma nuk eshte i njohur, mirepo titujt e librave te saj qarkullojne shume shpesh ne rrethet dhe qarqet elite te letersise si dhe shume lartesisht te vleresuara ne gazetat si New York Times, si nje nder novelat qe me se shumti preferohen per lexim.
Duke qene fillestare ne boten e Ferrantes, e cila kishte mundesine te te bej per vete ne nje te rahure te zemres, mendoj qe perzgjedhja e librit “days of abandoment” ka qene surpriza me e kendshme qe kam mundur ta shijoj.
Kjo novele flet per pervojen e nje gruaje e cila braktiset nga buri I saj pas 20 viteve martese, dhe dy femijeve. Ai thjesht ngrihet nje dite ne mengjes dhe I thot se nuk e do me, dhe ik.
Ajo qe vjen ne vazhdimesi eshte perjetimi I thelle shpirteror I asaj qe psikologet do ta quanin si keputje.
Novela shperfaqet ne veten e pare dhe ne lexojme mbi perjetimin e te njejtes braktisjeje dhe cfar ndikimi emocional do kishte I njejti mbi Olgen, personazhin kryesor.
Elena, ka nje aftesi te magjishme per te pershkruar perjetimet eomcionale ne aq detaje dhe nuance, sa qe ndihesh se po I perjeton ne lekuren ttende, dhe eshte nje liber qe nuk e leshon dot nga duart.
Njekohesisht ajo terhjek dhe vemendjen ndaj pasojave reale te braktisjeve te kesaj natyre dhe cfar rrendesie praktike, pertej asaj emocionales kane ato per te gjiithe antaret e familjes te cilet jane te perfshire, se bashku ketu edhe me shoqerine e afert dhe te larget.
Rekomandim me dy duar e zemer.
Lexim te kendshem 😊

Olivia laing – everybody deserves freedom  Kerkimi per liri eshte nje histori e vjeter sa historia e njerezimit. Kujt I ...
30/07/2024

Olivia laing – everybody deserves freedom

Kerkimi per liri eshte nje histori e vjeter sa historia e njerezimit. Kujt I perket lira dhe pse e duhet ta kerkojme ate ? Lira, e te qenurit, e te ekzistuarit eshte e drejte dhe nevoje parimore e cila I perket gjithkujt pavaresisht ngjyres, gjinise, apo orientimit seksual. Mirepo, megjithate, si e drejte e tille nuk eshte gjithmon e njohur si e drejte themelore, dhe ne cdo pike te historise ne nje forme ose tjetren, behet lufte per te njejten. Kush jane ata qe monopolizojne lirine? Pse duhet te krijohen historira, fakte, argumente, sakrifica vertetime se jeta e tjetrit eshte po aq e vlefshme sa jeta yte?
Olivia Laing, shkrimtare britaneze, me prapavije gazetarine, ka shkruar kete liber shume te mrekullueshem per te kuptuar rrendesine e lirise, dhe sidomos rrendesine e lirise se trupit. Libri eshte I ndare ne disa kapituj, dhe ne te ka spjeguar levizjen e propozuar nga Wilhem Reich (psikolog austriak, nje nder nxenesit e Freud), dhe idete dhe zgjedhjet e propozuar nga ai per rendesine e lirise dhe cilat jane pengesat si dhe pasojat e kontrollit te njejtes.
Laing, ben nje krahasim shume te bukur mbi “hakun” qe trupi yne ka mbi ne. dhe e trajton ate si nje entitet ne vete, duke shtjelluar menyrat e ndryshme se si humbim konktakt me te, qofte nga perjetimet traumatike, apo nga semundjet e ndryshme te cilat jane plotesisht jashte kontrollit ttone.
Ne nj permbledhje shume te vyjeshme, ajo na kthen perqendrimin ne rrendesine e pavarsise trupore dhe shpirterore, duke shtjelluar historikisht luftrat absurde mbi kerkimin e lirise (e cila eshte e drejte individuale qe ne lindje gjithsesi) dhe se sa neuriticizem kolektiv kane sjellur mohimet e ketyre kerkesave trupore, apo tentimet ekstremiste per kontrolle te se njejtave.
Rekomandim 15/10

Lexim te kendshem!

Një vepër e bukur, dhe e rekomandueshme. Nëse nuk ke vendosur akoma çfarë titulli të lexosh, definitivisht ky libër do t...
26/07/2024

Një vepër e bukur, dhe e rekomandueshme.

Nëse nuk ke vendosur akoma çfarë titulli të lexosh, definitivisht ky libër do të ishte një zgjedhje e mirë

Lea Ypi bëhet pjesë e akademisë britanike së shkencave.
18/07/2024

Lea Ypi bëhet pjesë e akademisë britanike së shkencave.

Të lexosh ujkun e stepës do të thotë të përthithesh në magjinë ekzestencialeqë Hesse aq bukur e shtjellon, të botës së m...
23/06/2024

Të lexosh ujkun e stepës do të thotë të përthithesh në magjinë ekzestenciale
që Hesse aq bukur e shtjellon, të botës së mbrendshme të një njeriu e cili po tejkalonte një krizë shpirtërore.
Kjo novelë filozofike është pasqyrim i përsosur i dëshirave, nevojave të fshehta shpirtërore të cilat tentojnë të komunikojnë me të vetëdijshmen.
Kjo novelë e shkurtë nga i mirënjohuri Hesse, ka mundësinë të ju ndryshoj jeten dhe po që se e lexoni novelën ( e cila duhet të cek duhet me patjetër të lexohet disa herë gjatë jetës ) do të dilni të ndryshuar :)
Lexim të këndshëm, ju mirëpresim :)

Address

Илинденска бр. 87/13
Tetovo
1200

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klubi i Librit Tetovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Klubi i Librit Tetovë:

Share

Category