Blerim Sejdiu - Komuna e Zhelinës

Blerim Sejdiu - Komuna e Zhelinës Official website
Kryetar i Komunës së Zhelinës
Градоначалник на Општина Желина
Mayor of the Municipality of Zhelina

Shkolla fillore "Fan Noli" në Trebosh✅️
03/09/2026

Shkolla fillore "Fan Noli" në Trebosh✅️




Shkolla "Ibrahim Temo" - Strimnicë me kushte shkollore, si asnjëherë më parë.Mirënjohës për mënyrën e menaxhimit të staf...
01/09/2026

Shkolla "Ibrahim Temo" - Strimnicë me kushte shkollore, si asnjëherë më parë.

Mirënjohës për mënyrën e menaxhimit të stafit të shkollës dhe bashkëpunimin e frytshëm.

Shkolla fillore "Fan Noli" - Trebosh, e fillon vitin e ri shkollor me objekt të renovuar dhe kushte të reja arsimore
01/09/2026

Shkolla fillore "Fan Noli" - Trebosh, e fillon vitin e ri shkollor me objekt të renovuar dhe kushte të reja arsimore


📚 Nxënësit e Trebosh*t, fillojnë vitin shkollor në hapësira të reja.Sot, me shumë kënaqësi, bashkë me nxënësit, mësimdhë...
01/09/2026

📚 Nxënësit e Trebosh*t, fillojnë vitin shkollor në hapësira të reja.

Sot, me shumë kënaqësi, bashkë me nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, shënuam fillimin e vitit të ri shkollor në SHFK „Fan Noli“ – Trebosh.

Ky fillim shkollor është edhe më i veçantë, sepse nxënësit tanë tashmë kanë një shkollë të rinovuar, më të sigurt dhe më të përshtatshme për mësim dhe zhvillim. 🏫

Një falënderim i veçantë për drejtoreshën e shkollës, për përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm gjatë realizimit të këtij projekti.

Fëmijët janë e ardhmja jonë, ndërsa investimi në ta është investimi më i rëndësishëm që mund të bëjmë.

Urime viti i ri shkollor, të gjithë nxënësve të Komunês së Zhelinës.
Ju uroj shumë suksese, dije dhe momente të bukura në shkollën tuaj të rinovuar! 🎓✨

🏅 Krenari për gjithë shqiptarët! 🇦🇱Pata kënaqësinë dhe nderin të mirëpres në Komunën e Zhelinës nxënësit tanë të talentu...
24/07/2026

🏅 Krenari për gjithë shqiptarët! 🇦🇱

Pata kënaqësinë dhe nderin të mirëpres në Komunën e Zhelinës nxënësit tanë të talentuar, fitues të medaljeve në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM (Inteligjencë Artificiale), të cilët na bënë krenarë duke përfaqësuar denjësisht shtetin tonë, në mesin e mbi 1.000 garuesve nga më shumë se 55 shtete të botës.

Veçanërisht na gëzon fakti që nxënësit shqiptarë nga Maqedonia e Veriut shkëlqyen në disiplinën Coding, duke fituar pothuajse të gjitha medaljet e arta🥇 në kategoritë e tyre. Ky është një sukses që dëshmon se talenti ynë nuk njeh kufij.

Vizita e tyre në Komunën e Zhelinës ishte një gjest mirënjohjeje për mbështetjen që u kemi dhënë gjatë rrugëtimit të tyre. Ky vlerësim na motivon të vazhdojmë të investojmë në arsim, në talent dhe në rininë tonë, sepse ata janë e ardhmja e vendit tonë.

Urime të përzemërta për të gjithë nxënësit, prindërit, mësuesit dhe mentorin Verim Zhaku, të cilët me përkushtim dhe punë të palodhshme arritën këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Ju na bëtë krenarë!
Vazhdoni të synoni majat, sepse Zhelina dhe gjithë kombi shqiptar besojnë tek ju👏🇦🇱

Sot në Gostivar zhvilluam një takim koordinues me kryetarët e komunave të Rajonit të Pollogut dhe institucioneve kompete...
22/07/2026

Sot në Gostivar zhvilluam një takim koordinues me kryetarët e komunave të Rajonit të Pollogut dhe institucioneve kompetente, kushtuar situatës me furnizimin me ujë të pijshëm.

Qëllimi i takimit të sotshëm ishte solidarizimi, mbështetja dhe ndihma eventuale e qytetarëve të Gostivarit dhe kryetarit të saj.

Gjatë takimit nga kryetari i Gostivarit Valbon Limani u informuam për gjendjen aktuale, masat që po ndërmerren dhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërinstitucional për tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj situate. Kryetari Limani, na njoftoi se gjendja po shkon drejtë normalizimit dhe se shumë shpejt do të ketë edhe prononcim zyrtar për hapat e mëtutjeshëm.

Shëndeti dhe siguria e qytetarëve mbeten prioriteti ynë i përbashkët.

Prandaj, është e domosdoshme që të gjitha institucionet të vazhdojnë të veprojnë me përgjegjësi, transparencë dhe profesionalizëm, duke informuar rregullisht qytetarët dhe duke ndërmarrë çdo masë të nevojshme në përputhje me rekomandimet e institucioneve kompetente.

Falënderoj të gjithë kryetarët e komunave të Pollogut, dhe përfaqësuesit e Shtabit të Krizave për angazhimin dhe bashkëpunimin.

Vetëm me koordinim të mirë institucional dhe veprim të përbashkët mund t'u ofrojmë qytetarëve siguri dhe besim se kjo situatë do të tejkalohet sa më shpejt.

Mirë se vini në vendlindje!
15/07/2026

Mirë se vini në vendlindje!

09/07/2026

Puna që nuk ndalet!

Pallati i Kulturës - Qendra e Rinisë në Zhelinë

🏗️ Po merr formë Shtëpia e Rinisë – zemra e re e Zhelinës! 🏤Po përfundojmë Pallatin e Kulturës, hapësira ku të rinjtë do...
08/07/2026

🏗️ Po merr formë Shtëpia e Rinisë – zemra e re e Zhelinës! 🏤

Po përfundojmë Pallatin e Kulturës, hapësira ku të rinjtë do të krijojnë, do të mësojnë, do të performojnë dhe do të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Rinia nuk meriton premtime por investime, dhe atë jemi duke bërë ne sot.

Zhelina po ndryshon. E ardhmja po ndërtohet sot❤️💙✨

Edhe një premtim i realizuar në Strimnicë!Në këto ditë të nxehta të korrikut, kur fluksi i madh i mërgimtarëve rrit ndje...
07/07/2026

Edhe një premtim i realizuar në Strimnicë!

Në këto ditë të nxehta të korrikut, kur fluksi i madh i mërgimtarëve rrit ndjeshëm nevojën për ujë të pijshëm, sot lëshuam në funksion edhe një burim të ri të furnizimit me ujë në Strimnicë.

Të dashur banorë të Strimnicës,

Sot po jetësojmë një projekt me rëndësi të veçantë për ju. Në një periudhë kur temperaturat e larta rrisin kërkesën për ujë, ne po ofrojmë një zgjidhje afatgjatë që garanton furnizim të rregullt, të sigurt dhe të pandërprerë me ujë të pijshëm, për çdo familje.

Ky investim është dëshmi e përkushtimit tonë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ndërtuar infrastrukturë që u shërben brezave.

🤝 Faleminderit për besimin!

Me punë, jo me fjalë, vazhdojmë të ndërtojmë Komunën e Zhelinës me standarde më të larta dhe shërbime më cilësore për çdo qytetar.

Address

Komuna E Zhelinës
Tetovo
1226

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Telephone

+38944378030

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Blerim Sejdiu - Komuna e Zhelinës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Blerim Sejdiu - Komuna e Zhelinës:

Shortcuts

Share