Lagjja “Jasht Vardarit”

Lagjja “Jasht Vardarit” Faqja shërben për informim dhe aktivitete të banorëve të lagjes!

25/07/2026

“…të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”. (el-Bekareh, 156).

Të nderuar,

Ju informojmë se ka ndërruar jetë Imerli Kamberi, banor i ri në lagje. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, pas namazit të Ikindisë, tek varrezat e fshatit Shipkovicë.
Allahu xh.sh. e mëshiroftë të ndjerin, kurse familjes Allahu i dhëntë sabër!
Amin!

04/07/2026

“…Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi.” (el-Bekare, 156)

Të nderuar,

Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Haxhi Ramadan Idrizi, babai i Eminit, Naifit dhe A***n Idrizit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, me datë 05.07.2026, pas namazit të Ikindisë, në varrezat e reja të qytetit.

Allahu xh.sh. e mëshiroftë të ndjerin, ndërsa familjes Allahu i dhëntë sabër!

Amin!

18/06/2026

“…të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”. (el-Bekareh, 156).

Të nderuar,

Ju informojmë se ka ndërruar jetë nëna e Xhemës auto-llakerit dhe Sadrisë. Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, me datë 18.06.2026 pas namazit të Ikindisë, në orën 17:30 tek varrezat e reja të qytetit.

Allahu xh.sh. e mëshiroftë të ndjerën, kurse familjes Allahu i dhëntë sabër!

Amin!

01/04/2026

“Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun”
“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi.” (El-Bekareh, 156)

Të nderuar,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë bashkëshortja e dr. Nasir Behxhetit (nëna e Mirlindit dhe Armendit).

Falja e namazit të së ndjerës do të bëhet te shërbimi i varrezave në qytet, pas namazit të Ikindisë, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e Rreçicës së Vogël.

Allahu xh.sh. e mëshiroftë të ndjerën dhe e shpërbleftë me Xhennet, ndërsa familjes i dhëntë durim (sabr) në këtë dhimbje të madhe.

Amin.

19/03/2026

Të nderuar besimtarë
Dita e parë e Fitër Bajramit është, dita e premte ( e xhuma ) 20.03.2026
Xhamia do të hapet ora 04 : 45 min, thiret ezani i sabahut dhe do të lexohet mukabele deri në kohën e faljes së namazit të sabahut.
Namazi i sabahut do të falet ora 05 e 10 min.
Dielli lindën ora 05 e 36 min, kuptohet deri në këtë koh mund të falet namazi i sabahut.
Prej faljes së namazit të sabahut deri në kohën e namazit të bajramit do të ketë program nga hoxhallarët e xhamisë sonë.
Namazi i bajramit do të falet ora 06 : 20 min.
Allahu xh.sh. na pranoftë të gjitha ibadetet që kemi bërë gjatë muajit të Ramazanit.

Xhema ,Bujari, Nedimi dhe Gaci
04/03/2026

Xhema ,Bujari, Nedimi dhe Gaci

Nga pamundësia për ti postuar të gjitha fotot bashkë, në këtë post janë edhe një pjesë e fotove të ngelura!
04/03/2026

Nga pamundësia për ti postuar të gjitha fotot bashkë, në këtë post janë edhe një pjesë e fotove të ngelura!

Address

Van Vardarska
Tetovo
1200

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lagjja “Jasht Vardarit” posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category