BDI-Forumi i gruas-Dega Zhelinë

BDI-Forumi i gruas-Dega Zhelinë Forumi i Gruas në Degën e Komunës së Zhelinës.

28/08/2026

310 kandidatë për policë, vetëm 5 shqiptarë!

Nëse dikush ende flet për përfaqësim të drejtë, le ta shpjegojë këtë: 5 shqiptarë nga 310!

Shqiptarët po zhduken nga institucionet, ndërsa ata që sot pretendojnë se i përfaqësojnë, heshtin dhe numërojnë kolltukët e tyre.
Përgjegjësia nuk është vetëm e atyre që e prodhojnë këtë rezultat, por edhe e atyre shqiptarëve në pushtet që e pranojnë, e arsyetojnë ose heshtin përballë tij.

Kolltukët mund t’i keni ruajtur.
Po shqiptarët, kush po i ruan?

😡😡
13/08/2026

😡😡

10/08/2026
09/08/2026

SKANDAL NË QEVERI: 83 SEANCA PA PROCESVERBALE TË PUBLIKUARA NË GJUHËN SHQIPE

Një skandal i ri është zbuluar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Për afro një vit, procesverbalet e mbledhjeve të Qeverisë nuk janë publikuar në gjuhën shqipe.

Procesverbali i fundit i publikuar në shqip është i datës 19 shtator 2025. Që nga ajo kohë janë mbajtur 83 seanca të Qeverisë, ndërsa procesverbalet e tyre vazhdojnë të mungojnë në versionin shqip të faqes zyrtare.

Bëhet fjalë për dokumentacion zyrtar të institucionit më të lartë të pushtetit ekzekutiv dhe për një periudhë prej 11 muajsh. Një numër kaq i madh dokumentesh të papublikuara kërkon sqarim të plotë për mënyrën se si po zbatohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve brenda vetë Qeverisë.

Situata është edhe më serioze pasi çështja është ngritur publikisht edhe më herët, ndërsa përfaqësues të s’vlen-it kanë deklaruar se procesverbalet janë në dispozicion edhe në gjuhën shqipe. Sot, 83 procesverbale të njëpasnjëshme vazhdojnë të mos jenë të qasshme në shqip.

BDI dënon këtë shpërfillje të detyrimeve ligjore ndaj përdorimit të gjuhës shqipe dhe kërkon përgjegjësi institucionale.

Kërkojmë nga Qeveria të bëjë publike arsyet për mosbotimin e këtyre procesverbaleve, të sqarojë se kush mban përgjegjësi për këtë situatë dhe të publikojë menjëherë të gjithë dokumentacionin që mungon në gjuhën shqipe.

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve përcakton edhe sanksione për mosrespektimin e dispozitave të tij. Institucionet kompetente duhet të konstatojnë nëse në këtë rast janë përmbushur kushtet për përgjegjësi dhe të veprojnë në përputhje me ligjin.

s’Vleni-i gjithashtu duhet t’u përgjigjet shqiptarëve se si ka lejuar që për 11 muaj dhe 83 seanca të Qeverisë kjo situatë të vazhdojë pa u korrigjuar.

Kërkojmë zbatim të ligjit, publikimin e menjëhershëm të procesverbaleve në gjuhën shqipe dhe përgjegjësi për këtë skandal.

Ta thërrasim Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve që të veprojë tashmë pothuajse nuk vlen . s’vlen-i e ka degraduar dhe dobësuar deri në atë pikë sa ky institucion, që duhej të ishte një nga mekanizmat kryesorë për mbrojtjen e gjuhës shqipe, është bërë praktikisht i pafuqishëm.

Address

Tetove
Tetovo
1008

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BDI-Forumi i gruas-Dega Zhelinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share