Aleanca për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët Lidhja Shqiptare është parti politike e qendrës së djathtë e themeluar në vitin 2015.

Lidhja Shqiptare ka për qëllim kryesor arritjen e barazisë së plotë kombëtare midis shqiptarëve dhe maqedonasve në të gjitha fushat, nga investimet, deri tek përfaqësimi institucional, qasja e drejtë në institucionet shtetërore, punësimi, infrastruktura dhe rritja e nivelit të vetëdijes kombëtare.

01/09/2026

Fillimi i vitit të ri shkollor sot prek zemrat e çdo familje. Uroj që çdo fëmijë që sot merr çantën në krah të ndiejë se nuk është vetëm, se prapa tij qëndron dashuria e prindërve, përkushtimi i mësuesve dhe shpresa e një populli të tërë. Qoftë ky vit i mbushur me dritë, guxim dhe gëzim të vërtetë.

Shkolla është vendi ku fëmija ynë mëson të flasë me krenari gjuhën e nënës, të njohë historinë e gjyshërve dhe të rritet me ndërgjegjen se i përket një kombi që nuk e ka lejuar kurrë të harrohet. Mësuesit tanë nuk japin vetëm mësim; ata mbajnë në duar ëndrrat e fëmijëve tanë dhe u japin atyre krahë.

Si shoqëri kemi një përgjegjësi që nuk na falet. Sfidat në arsim janë të rënda, por më e rënda do të ishte të rritnim një brez të huaj ndaj vetes. Nuk kemi të drejtë t’u lëmë fëmijëve tanë shkolla të ftohta, libra të dobët dhe një të ardhme të pasigurt.

Le t’i duam ata jo vetëm me fjalë, por me vepra. Uroj që ky vit t’u sjellë fëmijëve tanë dije, dinjitet dhe besim se e ardhmja u takon atyre. Urime nga zemra.

Dinjiteti dhe mbrojtja e fëmijëve tanë qëndrojnë shumë më lart se çdo politikë, kërcënim apo shpifje e Darko Kostovskit ...
30/08/2026

Dinjiteti dhe mbrojtja e fëmijëve tanë qëndrojnë shumë më lart se çdo politikë, kërcënim apo shpifje e Darko Kostovskit për të pastruar vetveten. Kujtdo që mendon se mund të na blejë apo na frikësojë, i kujtoj: nuk i përkulemi askujt! Nuk jemi ne nga ato shqiptarë që ta rrahin shpinën e ti t'ua përzesh fëmijën. Jemi gur i fortë, jo dërrasë e kalbur.

Senka Nuhiu Qafleshi
Këshilltare në Komunën e Butelit nga Lidhja Shqiptare

REAGIM: KUNDËR PADREJTËSISË DHE SHKURTIMIT TË PARALELES SHQIPE NË SH.F. "PETAR ZDRAVKOVSKI - PENKO"!​Si këshilltare në K...
28/08/2026

REAGIM: KUNDËR PADREJTËSISË DHE SHKURTIMIT TË PARALELES SHQIPE NË SH.F. "PETAR ZDRAVKOVSKI - PENKO"!

Si këshilltare në Komunën e Butelit, nga radhët e Lidhjes Shqiptare dhe nëndegës Degës Shkup Veri, me përgjegjësi të plotë qytetare e politike, ngre zërin dhe reagoj ashpër ndaj padrejtësisë që po i bëhet arsimit shqip përmes heqjes së një paraleleje në gjuhën shqipe në Shkollën Fillore "Petar Zdravkovski - Penko".
​Arsimi në gjuhën amtare nuk është privilegj, por një e drejtë fundamentale dhe e patjetërsueshme e garantuar me ligj dhe kushtetutë. Çdo tentativë për të zvogëluar hapësirën arsimore shqipe është goditje direkte ndaj të ardhmes së fëmijëve tanë dhe barazisë në Komunën e Butelit.
​Zvogëlimi i paraleleve nuk i shërben as cilësisë së arsimit dhe as mirëqenies së banorëve. Përkundrazi, kjo është një padrejtësi e radhës ndaj së cilës nuk do të heshtim!
​Si përfaqësuese e juaj në Këshillin Komunal, deklaroj me vendosmëri:
​Kërkojmë rishikimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe rikthimin e paraleles në gjuhën shqipe!
​Nuk do të lejojmë që vendimet administrative të dëmtojnë të drejtat arsimore të nxënësve shqiptarë.
​Do të shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat institucionalë dhe publikë për të mbrojtur të drejtën e çdo fëmije për t'u arsimuar në gjuhën e vet amtare.
​Arsimi shqip është vijë e kuqe! Mbetemi të përkushtuar deri në fund në mbrojtjen e interesave të fëmijëve dhe qytetarëve tanë.

Senka Nuhiu Qafleshi, Këshilltare në Komunën e Butelit

Lidhja Shqiptare – Dega Butel (Shkup Veri)

17/08/2026
Qeveria aktuale i sulet arsimit shqip, do të na kthejë në vitet e 90-taVendimet e fundit kokë në vete të ministres Vesna...
16/08/2026

Qeveria aktuale i sulet arsimit shqip, do të na kthejë në vitet e 90-ta

Vendimet e fundit kokë në vete të ministres Vesna Janevska dhe deklaratat e saj publike në të cilat vërehet qartë tendenca për të injoruar Badenterin dhe të sjellë ligjet për arsim sipas qejfit të tyre, dëshmojnë qartë hovin e Qeverisë aktuale kundër arsimit në gjuhën shqipe.

Fillimisht pa debat publik, pa konsultim me ekspertë dhe autoritetet lokale dhe pa një analizë të mirëfilltë, vetëm me vendim të ministres është ulur numri i paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në të gjitha komunat shqiptare.

Pas kësaj, Janevska informoi se ka reduktuar numrin e studentëve që do të pranohen në disa fakultete me arsyetimin se ka shumë kuadro që nuk punësohen. Ndërkohë kujtojmë se kjo Qeveri në praktikë ka bllokuar punësimin e të rinjëve shqiptarë, propozon ligj për përfaqësim të drejtë që eliminon kuotat etnike dhe krimin e vet tani e përdor edhe si alibi për të mbyllur katedra e fakultete.

Edhe më skandaloze është deklarata për të sjellë ligjet për arsim të lartë pa Badenter që në gjuhën e thjeshtë përkthehet "pa i pyetur shqiptarët".

Këto veprime nuk çojnë askund tjetër vetëm se në vitet e 90-ta kur pushteti njëjtë ndalonte ndërsa shqiptarët kërkonin shkolla shqipe, fakultetin pedagogjik dhe universitetin në gjuhën amtare, për çka kemi edhe dëshmorë!

E gjithë kjo po ndodh me aminin, heshtjen dhe vasalitetin e të përzgjedhurve shqiptarë të Mickoskit në Qeveri.
!

- Lidhja Shqiptare

15/08/2026

🕊️ 14 vjet pa Arbën Xhaferin

Sot të gjithë ndjejmë mungesën e tij, figurën e madhe të Arbën Xhaferit – intelektualin, politikanin dhe atdhetarin që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm.

Një mendje e kthjellët, një zë i mençur e i guximshëm që punoi e veproi për dinjitet, barazi dhe të drejta. Edhe pse nuk është më mes nesh, vepra e tij mbetet e gjallë.

I përjetshëm kujtimi për ty Kryetar,
Prehu në paqë!

Address

Rr. Ilindenska Nr. 2/3
Tetovo
1200

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aleanca për Shqiptarët posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share