Aleanca për Shqiptarët - Zhelinë

Aleanca për Shqiptarët - Zhelinë Përfshihu edhe ti! Pjesëmarrja Juaj për një ndryshim real! Partia Demokratike Shqiptare është e të gjithë shqiptarëve.

Kjo është kryeshtylla e ndryshimit rrënjësor të partisë tonë, që nënkupton hapje ndaj të gjithë Jush, anëtar, simpatizantë, vullnetarë, qytetar shqiptar të Maqedonisë. Ky përcaktim bazë nënkupton liritë e shprehjes, të ideve të reja kreative, kritikat, opinionet, vlerësimet, përfaqësimet dinjitoze që janë pjesë e preokupimeve të gjithë neve. Kjo është iniciativa për fitoren e lirisë në PDSH, që më

pastaj bashkërisht të angazhohemi për avancimin e çështjes shqiptare në çdo segment. Dyert Tua për përfshirje në këtë Lëvizje janë të hapura, andaj dhe mos nguro, por bëhu pjesë e kësaj historie shqiptare që fillon me sinqeritetin në zemër dhe me përkushtimin për të dhënë gjithçka nga vetja për çështjen shqiptare. Tashmë janë hapur dyert edhe për studentët e rinj të talentuar. PDSH-ja është çerdhe e ideve të tyre, punës entuziaste dhe energjisë rinore. Të mirëpritur janë profesionistët e fushave të ndryshme, që tanimë duhet të përfshihen në avancimet e më të rinjve. Intelektualët shqiptar janë më të vlerësuar, dhe fjala e tyre do të jetë udhërrëfyes. Pesha e çdo individi do të jetë e njëjtë, kontributi maksimal i gjithsecilit do na shpjerë tek e ardhmja që gjithë duam për fëmijët tanë. Prandaj përfshihu, dhe kontribuo me metodën tënde për të rritur këtë Lëvizje shqiptare, e për ti dhënë jehonë kësaj shkëndije të një përfaqësie dinjitoze. Mënyrat e përfshirjes janë të ndryshme, nga anëtarësimet përmes zyrave të Lëvizjes në qytetin tuaj, anëtarësimet përmes ueb-faqes zyrtare, rrjeteve sociale etj. Ky është projekti ynë i përbashkët, sepse të gjithë e duam një ndryshim real.

Address

101 Pn Zheline
Zelino
1226

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aleanca për Shqiptarët - Zhelinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Aleanca për Shqiptarët - Zhelinë:

Shortcuts

Share