Fshati Debërcë

Fshati Debërcë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fshati Debërcë, Public & Government Service, F. sh. Debërcë, Zhelinë.

23/02/2026

Lajmërim!

"Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!"

Të nderuar bashkëfshatar, miq dhe dashamirë, ju njoftojmë se ka ndërruar jetë puçja Halim, babai i Ramadanit dhe Nurisë.

Falja e namazit të xhenazes dhe varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 23.02.2026, pas namazit të drekës.

Allahu xh.sh. e mëshiroftë të ndjerin, ndërsa familjarëve u dhëntë sabër!

14/02/2026

"Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!"

​Të nderuar bashkëfshatarë, ju njoftojmë se sot, në Gjermani, ndërroi jetë, Mevludin Zeqiri (Roki), vëllai i Muhamedit, Selmanit dhe Qerimit.

​Roki ishte njeriu i zemrës së madhe dhe shpirtit bujar. Do të kujtohet përherë për buzëqeshjen e tij të sinqertë që i buronte nga shpirti, një mirësi që nuk e braktisi kurrë, as në ditët e tij më të vështira. Ai ishte ura e komunikimit për të gjithë, nga fëmijët e deri te të moshuarit, për të cilët pati gjithmonë një vend të veçantë.
​Humbja e tij lë pas një dritë që do të na mungojë dhe një boshllëk që do të peshojë gjatë në mesin tonë.

​Ngushëllime: Familjes Zeqiri dhe gjithë miqve e dashamirëve!

​Lutemi që Allahu i Madhërishëm ta mëshirojë, ta bëjë banor të Xhenetit dhe familjes t’i falë durim e forcë (sabër) në këto çaste të rënda!

Për kohën e faljes së namazit të xhenazes dhe ceremoninë e varrimit, do të njoftoheni nga familjarët në ditët në vijim.

13/01/2026

Lajmërim!

"Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!"

Të nderuar bashkëfshatar, miq dhe dashamirë, ju njoftojmë se ka ndërruar jetë puçja Shukri, babai i Beqirit dhe Semirit.

Falja e namazit të xhenazes dhe varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 13.01.2026, pas namazit të drekës.

Allahu xh.sh. e mëshiroftë të ndjerin, ndërsa familjarëve u dhëntë sabër!

07/01/2026

Lajmërim!

"Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!"

Të nderuar bashkëfshatar, miq dhe dashamirë, ju njoftojmë se ka ndërruar jetë, Avni Memedi, babai i Elfatit.

Falja e namazit të xhenazes dhe varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 07.01.2026, pas namazit të ikindisë, në ora 15:00.

Allahu xh.sh. e mëshiroftë të ndjerin, ndërsa familjarëve u dhëntë sabër!

04/01/2026

Lajmërim!

"Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!"

Të nderuar bashkëfshatar, miq dhe dashamirë, ju njoftojmë se ka ndërruar jetë shoçja e haxhi Selatinit (Nelës), nëna e Ademit dhe Zulganisë.

Falja e namazit të xhenazes dhe varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, më 04.01.2026, në ora 15:00.

Allahu xh.sh. e mëshiroftë të ndjerën, ndërsa familjarëve u dhëntë sabër!

26/08/2025

Rinovimi i shkollës në fshatin Dëbërcë: INVESTIM I VONUAR, POR I DOMOSDOSHËM

Rinovimi i objektit shkollor në fshatin Dëbërcë, ka nxitur reagime të shumta, komente pozitive por edhe kritika, kryesisht në rrjetet sociale, ku një pjesë e bashkëfsharëve e përshëndesin këtë iniciativë të komunës si një hap të nevojshëm dhe të vonuar, por nuk mungojnë as komentet kritike, të cilat e interpretojnë këtë veprim si të motivuar politikisht.

Është normale dhe e kuptueshme që çdo vendim i pushtetit lokal të ngjallë diskutim, mirëpo, më e rëndësishme është që në këtë debat të mos humbasim fokusin nga ajo që është më me rëndësi: e drejta e fëmijëve për arsim cilësor në kushte të dinjitetshme, pra investimi në arsim nuk është një dhuratë që ju bëhet fëmijëve, por është një e drejtë dhe detyrim institucional.

Prej shumë vitesh, shkolla në fshatin Dëbërcë funksiononte në ambiente të vjetruara, klasat të ftohta gjatë dimrit dhe pa ngrohje të duhur (nuk është sekret që në dimër, disa klasa ishin më të ftohta se koridori i shkollës, dhe nxënësit shpesh mësonin të veshur me xhaketa), me mungesë të pajisjeve bazë dhe me infrastrukturë tërësisht të amortizuar. Të gjitha këto ndikuan drejtpërdrejt në cilësinë e edukimit të fëmijëve tanë.

Në këtë kontekst, çdo investim në përmirësimin e infrastrukturës arsimore nuk duhet politizuar. Për më tepër nuk duhet relativizuar rëndësia e tij vetëm sepse vjen në një moment të caktuar politik apo nga një institucion i caktuar.
Për këtë arsye, rinovimi i shkollës nuk është dhuratë politike dhe as propagandë, por është një hap i domosdoshëm drejt normalitetit dhe është përgjegjësi e komunës dhe e shtetit që çdo fshat, çdo lagje dhe çdo fëmijë të ketë mundësi të barabarta në arsim.

Ky rinovim duhet të shërbejë si pikënisje për një angazhim më të madh institucional ndaj arsimit në zonat rurale.
Fshati Dëbërcë dhe fshatrat përreth kanë nevojë për:
- salla sportive, të cilat sot mungojnë në gjithë rajonin e Dervendit, pavarësisht historisë së pasur të aktiviteteve sportive në këtë zonë;
- infrastrukturë bashkëkohore, me pajisje digjitale, internet dhe mjete mësimore moderne.
- mbështetje për arsimtarët dhe zhvillim profesional të vazhdueshëm;
- plane afatgjata për zhvillimin e arsimit në zonat rurale;
- kujdes të vazhdueshëm për shkollat, jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Për fund të nderuar bashkëfshatarë, në vend të ndarjes dhe polarizimit të skajshëm, është koha të ndërtojmë së bashku një kulturë qytetare që e vlerëson arsimin si një prioritet kombëtar jo thjesht si një temë fushate.

Arsimimi dhe edukimi i fëmijëve tanë është themeli i përparimit të shoqërisë sonë. Ky nuk është një mesazh i një partie apo i një institucioni, por është një e vërtetë që na përfshin të gjithëve, pa dallim bindjesh apo përkatësish partiake.

Nëse duam një të ardhme më të mirë për veten dhe për fëmijët tanë, nuk ka vend më të përshtatshëm për ta nisur këtë ndryshim sesa shkolla. Le ta mbrojmë, ta forcojmë dhe ta vendosim në qendër të vëmendjes sonë, sepse aty ndërtohet e ardhmja jonë.

14/02/2025

Një jetë në shërbim të bashkëfshatarëve

Pas më shumë se 40 viteve punë, si imam në xhaminë e fshatit tonë, pensionohet një nga njerëzit më të respektuar të fshatit, hoxha ynë i nderuar, Molla Bajram ef. Asani.
Kjo është jeta, këto janë ciklet e saja të natyrshme, por e rëndësishme mbetet vepra dhe gjurmët që lë pas secili prej nesh.

Hoxha ynë, do të mbetet shembull i një prijësi shembullor, që dha pa kursim çdo gjë nga vetja e tij në ngritjen e vetëdijes fetare dhe punën e palodhshme gjatë shërbimit në rrugë të fesë Islame.
Gjatë tërë këtyre viteve punë, Hoxha ynë, Molla Bajrami, nuk kurseu mundin dhe vullnetin e tij për të edukuar dhe mësuar edhe gjeneratat e reja. Ai ka dhënë një kontribut shumë të madh në arsimimin, edukimin dhe emancipimin e fëmijëve të fshatit tonë gjeneratë pas gjenerate.

Ai, gjithashtu do të mbetet në kujtim si imam i cili më së gjati qëndroi në pozitën e imamit në xhaminë e fshatit tonë.

I Madhi Zot e nderoftë dhe e shpërbleftë për punën e bërë!
Allahu i dhëntë shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe pension të rehatshëm!

25/04/2024
12/04/2024

Kurbetqari

Babë, sa e sa herë jeni zgju n'mes t'natës
Udhë t'mbarë me m'uru

Lotët rrjedhshin njani mbas tjetrit
nanën tu e përqafu
eh,
brenda vetës gjithë këtë dhimbtë t'u e duru
kur i shiqoj sytë e nanës t'përvlueme nga malli për mu
e përqafoj fort që erën e saj me vete me marrë
erë që me asnji parfum t'botës s'e kisha ndrru

Gur mbi gur kam shkel e këtu jam burrnu
n'këtë tokë t'artë kam kesh e kam kja
thembrat këtu m'janë forcu

Çdo lot që m'del në prag t'kësaj t**e
dashni, dhimbje e shumë mall
nga brenda m'asht grumbullu

loti im asht lutje
Nanën prapë me përqafu.
Nanës prapë aromën me ia ndi
dhimbja e kurbetqatit asht britma
e heshtjes ma të madhe
që vret pa meshirë shpresat
e që shton shumë halle
Tu na mësu me lu
dashtëm e s'dashtëm t'tana ato valle.

07/03/2024

A ju kujtohet emri i mësuesit/mësuesës të klasës së parë?

𝐆𝐞𝐳𝐮𝐚𝐫 𝟐𝟖 𝐍𝐞𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧!Të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, punojnë e veprojnë, ua uroj nga zemra 28 Nëntorin - Ditën e Fl...
28/11/2021

𝐆𝐞𝐳𝐮𝐚𝐫 𝟐𝟖 𝐍𝐞𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧!

Të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, punojnë e veprojnë, ua uroj nga zemra 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë.

Kjo festë e unitetit dhe ky Nëntor i identitetit, rrënjët i ka në luftën dhe sakrificën e brezave të tërë të shqiptarëve për t'ia dhënë kahjen e duhur historisë sonë të lavdishme drejt lirisë. Sot 28 Nentori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare.

Gëzuar 28 Nëntorin!

Vjen me dashuri dhe ikën me shpejtësi. I madhëruar është Allahu që me "ditë të numëruara" e ka emëruar! Allahu na e past...
12/05/2021

Vjen me dashuri dhe ikën me shpejtësi. I madhëruar është Allahu që me "ditë të numëruara" e ka emëruar!
Allahu na e pastë pranuar agjërimin, dhe e pastë shumëfishuar çdo vepër bamirësie!

Address

F. Sh. Debërcë
Zhelinë
1226

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Debërcë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share