Albanian Embassy in Romania / Ambasada Shqiptare ne Rumani

Albanian Embassy in Romania / Ambasada Shqiptare ne Rumani Official site of Albanian Embassy in Romania

02/09/2026
01/09/2026
01/09/2026

9:00–10:00 Enlargement or Irrelevance? Europe's Next Geopolitical...

31/08/2026

Mesazh nga Shkëlqesia e Tij, Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë🇦🇱, me rastin e Takimit Vjetor të .

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

30/08/2026

Akademia e Shkencave e Shqipërisë kujton në ditën e ndarjes nga jeta, arsimtaren dhe atdhetaren e shquar, Sevasti Qiriazi Dako





Sevasti Qiriazi Dako, arsimtarja, atdhetarja, nismëtarja e edukimit të vajzave dhe grave shqiptare u nda nga jeta më 30 gusht të vitit 1949. Ajo lindi më 24 shkurt 1871 në Manastir dhe njihet si një nga nismëtaret më të hershme të organizimit të arsimit kombëtar për vajza e gra dhe e emancipimit shoqëror në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, ajo pati mundësinë të studionte në American College for Girls (Kolegji Amerikan për Vajza në Kostandinopojë), duke u bërë gruaja e parë shqiptare që diplomohej në këtë institucion amerikan në qershor të vitit 1891. Pas kthimit në atdhe, ajo iu përkushtua themelimit dhe drejtimit të Shkollës së Vashave në Korçë, e hapur në vitin 1891, e cila u shndërrua në vatër të rëndësishme të edukimit dhe përgatitjes së personaliteteve të ardhshme të çështjes kombëtare. Motrat Qiriazi u shquan si mësueset dhe edukatorete para të kësaj shkolle.

Kontributi i Sevasti Qiriazit shtrihet gjithashtu në fushën e botimeve shkollore dhe publicistikës. Ajo është autore e “Gramatikës elementare për shkollat fillore” (Manastir, 1912) dhe ka redaktuar një varg tekstesh shkollore. Së bashku me bashkëshortin e saj, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Dako (1878–1941), dhe motrën e saj, Parashqevi Qiriazi, ajo emigroi në Rumani e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkëpunoi ngushtë në botimin e revistës dyjavore “Yll’ i Mëngjesit”.

Ajo mori pjesë aktive në Kongresin e Elbasanit dhe punoi në komisionin për shqyrtimin e teksteve shkollore të ngritur nga shoqëria “Përparimi”. Gjatë veprimtarisë së saj në diasporë, si kryetare e Partisë Kombëtare Shqiptare në SHBA, ajo mbrojti me vendosmëri të drejtat dhe çështjen kombëtare të shqiptarëve në forume të ndryshme ndërkombëtare.

Sevasti Qiriazi mbetet një figurë emblematike e historisë kombëtare, e cila i fali jetën dhe dijen e saj përparimit të arsimit dhe arsimimit të gruas shqiptare.

www.akad.gov.al

Address

Strada Duiliu Zamfirescu, Nr. 7
Bucharest
011811

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:30 - 16:00
Wednesday 09:30 - 16:00
Thursday 09:30 - 16:00
Friday 09:30 - 14:00

Telephone

+40733368444

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian Embassy in Romania / Ambasada Shqiptare ne Rumani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Albanian Embassy in Romania / Ambasada Shqiptare ne Rumani:

Shortcuts

Share