14/06/2026
Në ora 08:30, sipas planifikimit, filloi turneu tradicional i futbollit të vogël “Turneu i Lirisë 2026”, i organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë.
Ky turne organizohet për nder të Ditës së Çlirimit të Republikës së Kosovës, ndërsa këtë vit po mbahet në Kranj.
U dëshirojmë suksese të gjitha ekipeve pjesëmarrëse dhe një të diel të këndshme me sport, miqësi dhe atmosferë të mirë për të gjithë shikuesit!