Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë Asiston për të ndihmuar çdo shtetas shqiptar në gjendje të vështirë, ose raste fatkeqësisht edhe kur kjo nuk është e shkaktuar nga të tretët. B. C. D. E.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë

Embassy of the Republic of Albania to the Republic of Slovenia

Veleposlaništvo Republike Albanije v Republike Slovenije Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë
Tavčarjeva ulica 10, 1000 Ljubljana
Tel. 00386 1 547 3650
00386 1 547 3651
Fax. 00386 1 547 3652
Emergency phone number: 00386 31 240 760
email

: [email protected]

Shërbimet Konsullore

A. Mbrojtja dhe asistenca konsullore ndaj shtetasve shqiptarë

Zyra Konsullore mbron dhe ndërhyn, si pranë autoriteteve të shtetit të Sllovenisë, ashtu edhe pranë personave të tretë, lidhur me të drejtat dhe interesat e çdo shtetasi shqiptar. Pajisja e shtetasve shqiptarë me dokumente të përkohshme udhëtimi

Lejet e kalimit lëshohen vetëm kur personi paraqitet personalisht para konsullit. Përjashtim bëjnë rastet kur kërkesa bëhet nga autoritetet kompetente të vendit pritës ose për arsye të forta shëndetësore. Dokumentacioni mbështetës mund të jetë: pasaportë e pavlefshme, kartë identiteti origjinale, çertifikatë lindje me fotografi, leje drejtimi automjeti. Shtetasi duhet të ketë me vete 2 fotografi të përmasave 4x5. Në zyrën konsullore pranohen kërkesa për: fitim, rifitim dhe lënie shtetësie

1. Fitim shtetësie me lindje: Në qoftë se njëri prej prindërve ka shtetësi shqiptare fëmija e fiton shtetësinë vetiu. Prindërit e fëmijës duhet të paraqiten në zyrën konsullore për të deklaruar lindjen e fëmijës, si dhe të deklarojnë pëlqimin e tyre që fëmija të marrë shtetësinë shqiptare. Me vete duhet të kenë aktin e lindjes së fëmijës të vulosur me Vulën Apostile.

2. Fitimi i shtetësisë më natyralizim. Shtetasi i huaj duhet të ketë njohuri të gjuhës shqipe. Dokumentet që duhet të paraqiten: kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë; çertifikatë lindje me Vulën Apostile; fotokopje te noterizuar e lejes së qëndrimit në Shqipëri; fotokopje e noterizuar e aktit të pronësisë së banesës ose kontratës së qerasë së banesës; fotokopje e noterizuar e kontratës së punës ose e vërtetimit të zyrës tatimore se është i vetpunësuar; fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë disponimin e mjeteve financiare të mjaftueshme; dëshmi penaliteti e marrë 6 muajt e fundit dhe e pajisur me Vulën Apostile; fotokopje të noterizuar të dokumentit të të qënurit azilant (nëse është i tillë); mendimin me shkrim të komisariatit të policisë vendore mbi sjelljen e kërkuesit, nëse jeton në Shqipëri; 3 fotografi të përmasave 4x5.

3. Për rifitimin e shtetësisë shqiptare mund të aplikohet në rastet kur personi, që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare për shkak të premtimit për fitimin e një shtetësie tjetër, nuk e ka fituar atë. Dokumentet e nevojshme: kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë; çertifikatë lindje dhe familjare; vërtetime nga komisariati i policisë vendore dhe prefektura mbi shtetësinë që kanë ose kanë pasur prindërit e aplikuesit; deklaratë noteriale mbi aplikimin për të fituar shtetësi tjetër; vërtetim i njësisë administrative përkatëse; çertifikatë lindje ose vdekjeje e prindërve të aplikuesit; 3 fotografi të përmasave 4x5.

4. Heqje dorë nga shtetësia

Dokumentacioni i kërkuar: kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë; premtimi për marrjen e shtetësisë ose dokument shtetësie të pajisur me Vulën Apostile; çertifikatë lindje me fotografi; dëshmi penaliteti; vërtetim nga gjykata e rrethit; vërtetim nga prokuroria; vërtetim nga zyra e përmbarimit; vërtetim nga njësia administrative; çertifikatë martese (nëse është i martuar); çertifikatë e gjendjes familjare në shtetin ku banon; për të miturit kërkohet deklaratë noteriale e të dy prindërve; vërtetim mbi vendbanimin në shtetin premtues; 3 fotografi të përmasave 4x5. Në zyrën Konsullore mund të bëhen veprime të gjendjes civile:

1. Martesa

Punonjësi konsullor lidh martesa, kur të paktën njëri nga bashkëshortët është shtetas shqiptar. Dokumentacioni i kërkuar: çertifikatë lindje e 3 muajve të fundit, me fotografi, e legalizuar nga prefektura, për secilin nga bashkëshortët; çertifikatë për lidhje martese e 3 muajve të fundit e legalizuar nga prefektura për secilin nga bashkëshortët. Kur njëri nga bashkëshortët është i huaj, dokumentacioni i kërkuar: leje martesë me Vulën Apostile; vërtetim nga ambasada e vendit të origjinës; çertifikatë lindjeje me Vulën Apostile dhe e përkthyer në gjuhën shqipe; fotokopje e pasaportës.

2. Regjistrim i lindjeve dhe vdekjeve, në bazë të çertifikatave të pajisura me Vulën Apostile dhe të përkthyera në gjuhën shqipe. Funksione noteriale:

1. Përpilim deklaratash, autorizimesh dhe prokura të thjeshta;

2. Njehsim me origjinalin e kopjeve të dokumenteve;

F. Funksione të karakterit administrativ;

1. Lëshim vërtetimesh;

2. Leje për transport të kufomës nëpërmjet territorit të Shqipërisë ose për varrim në Shqipëri;

G. Funksione juridike

1. Zyra konsullore interesohet pranë autoriteteve kompetente në rastet kur ndalohet, arrestohet apo burgoset një shtetas shqiptar.

2. Zyra Konsullore jep asistencë për çështje të karakterit juridik, në rastet kur kjo kërkohet. Tarifat e Shërbimeve Konsullore:

Lëshim Leje Kalimi 30 euro

Lëshim vërtetimi 20 euro




Pagesat për shërbimet konsullore bëhen pranë të gjitha degëve të OTP banka d.d. (Nova kreditna banka Maribor), Ulica Vita Kraigherja 4, 2000 Maribor - Slovenia, në numrin e llogarisë së Ambasadës Shqiptare IBAN: SI56 0430 2000 9556 521, SWIFT CODE: KBMASI2X. Dokumentat e lëshura nga Ambasada duhet të jenë të pajisura me pullën konsullore.



4. Adresa e Ambasadës

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Slloveni

(Embassy of the Republic of Albania in Slovenia)

Tavčarjeva ulica 10, 1000 Ljubljana



5. Kontakte

Tel: +386 1 547 3650

Fax: +386 1 547 3652

Cel. +386 31 240 760 (emergency phone number)

E-mail: [email protected]

6. Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni linkun e mëposhtëm:

www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbime-konsullore

LUTEMI TË KENI PARASYSH SE PËR LËVIZJEN ME AUTOMJET NË AUTOSTRADAT BRENDA TERRITORIT SLLOVEN DUHET TË PAJISENI ME TAKSËN RRUGORE (VINJETA), NË PIKAT KUFITARE TË HYRJES NË SLLOVENI, NDËRSA BRENDA TERRITORIT SLLOVEN, NË PIKAT E FURNIZIMIT ME KARBURANT!

03/08/2026

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër nuk rrezikon sovranitetin e Shqipërisë, deklaron ministri i Jashtëm Ferit Hoxha.

31/07/2026
31/07/2026
31/07/2026
Explore Albania : A weekend through my camera roll in the Albanian Riviera. ☀️🌊Which spot would you add to your camera r...
30/07/2026

Explore Albania : A weekend through my camera roll in the Albanian Riviera. ☀️🌊

Which spot would you add to your camera roll? 🇦🇱

Ftojmë të gjithë Shqiptarët që janë në Slloveni të marrin pjesë në ndeshjen për Champions League midis Celjes dhe Egnati...
27/07/2026

Ftojmë të gjithë Shqiptarët që janë në Slloveni
të marrin pjesë në ndeshjen për Champions League midis Celjes dhe Egnatias,

e cila zhvillohet ditën e nesërme, më datë 28 korrik 2026, në orën 20:15. ⚽️

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë ka nderin t’ju informojë,se sot Këshilli i Ministrave i R...
15/07/2026

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë ka nderin t’ju informojë,

se sot Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka miratuar në parim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore-Pensionet dhe Punësimin.

Marrëveshja vjen pas punës dyvjeçare të grupeve të punës në nivel ekspertësh dhe përfshirjes së vendimmarrësve nga të dyja vendet.
🇦🇱🤝🇸🇮

15/07/2026

Address

Tavčarjeva Ulica 10
Ljubljana
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë:

Shortcuts

Share