Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi Mirë se vini në faqen zyrtare të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Turqi! Welcome to the official page of the Embassy of the Republic of Kosova in Türkiye!

Kosova Cumhuriyeti’nin Türkiye nezdindeki Büyükelçiliğinin resmî sayfasına hoş geldiniz!

Sot, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, z....
31/07/2026

Sot, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, z. Agon Vrenezi, zhvilloi takim me Konsullin e Përgjithshëm, z. Dren Zeka, me rastin e fillimit të mandatit të tij.

Ambasadori Vrenezi e uroi Konsullin e Përgjithshëm Zeka për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi suksese në ushtrimin e mandatit të tij.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara dhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në funksion të përfaqësimit të interesave të Republikës së Kosovës dhe të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

__________

Bugün, Kosova Cumhuriyeti İstanbul Başkonsolosluğunda, Kosova Cumhuriyeti Büyükelçisi Sayın Agon Vrenezi, görevine başlaması vesilesiyle Başkonsolos Sayın Dren Zeka ile bir araya geldi.

Büyükelçi Vrenezi, Başkonsolos Zeka’yı yeni görevine başlaması dolayısıyla tebrik ederek görev süresi boyunca başarılar diledi.

Kosova Cumhuriyeti Ankara Büyükelçiliği ile Kosova Cumhuriyeti İstanbul Başkonsolosluğu, Kosova Cumhuriyeti’nin çıkarlarının temsil edilmesi ve Kosova Cumhuriyeti ile Türkiye Cumhuriyeti arasındaki ilişkilerin daha da güçlendirilmesi amacıyla yakın iş birliğini sürdürmeye devam edecektir.

Përgëzojmë Kombëtaren e Femrave të Turqisë në Volejboll për titullin kampion në Ligën e Kombeve të FIVB 2026, pas fitore...
26/07/2026

Përgëzojmë Kombëtaren e Femrave të Turqisë në Volejboll për titullin kampion në Ligën e Kombeve të FIVB 2026, pas fitores në finale 3-1 ndaj Brazilit!

__________

2026 FIVB Kadınlar Milletler Ligi finalinde Brezilya’yı 3-1 mağlup ederek şampiyonluğa ulaşan Türkiye Kadın Milli Voleybol Takımı’nı tebrik ediyoruz!

__________

Congratulations to the Türkiye Women’s National Volleyball Team on becoming the 2026 FIVB Volleyball Nations League champions following their 3–1 victory over Brazil in the final!

Përkujtimi i Gjenocidit në SrebrenicëNë korrik të vitit 1995, 8.372 burra dhe djem boshnjakë u ekzekutuan si pjesë e një...
11/07/2026

Përkujtimi i Gjenocidit në Srebrenicë

Në korrik të vitit 1995, 8.372 burra dhe djem boshnjakë u ekzekutuan si pjesë e një fushate të planifikuar gjenocidale, me synimin për të shkatërruar një popullsi të mbrojtur. Në nderim të viktimave dhe për të riafirmuar rëndësinë e së vërtetës historike, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 11 Korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.

Srebrenica shënoi kulmin e një politike të gjenocidit, spastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit në Bosnje dhe Hercegovinë. Ideologjia që e bëri të mundur këtë krim nuk përfundoi në Srebrenicë. Ajo vazhdoi të manifestohej përmes krimeve të njëjta kundër shqiptarëve në Kosovë dhe vazhdon të shfaqet edhe sot përmes mohimit të gjenocidit, glorifikimit të kriminelëve të luftës dhe përpjekjeve për të shtrembëruar të vërtetën historike.

Duke nderuar viktimat, ne mbrojmë të vërtetën historike, kundërshtojmë mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, si dhe ritheksojmë përkushtimin tonë ndaj drejtësisë dhe llogaridhënies.

__________

Commemorating the Srebrenica Genocide

In July 1995, 8,372 Bosniak men and boys were executed as part of a planned genocidal campaign aimed at destroying a protected population. In honour of the victims and to reaffirm the importance of historical truth, the United Nations General Assembly proclaimed 11 July as the International Day of Reflection and Commemoration of the 1995 Genocide in Srebrenica.

Srebrenica marked the culmination of a policy of genocide, ethnic cleansing, and crimes against humanity in Bosnia and Herzegovina. The ideology that made this crime possible did not end in Srebrenica. It continued to manifest itself through the same crimes against Kosova Albanians and continues to this day through genocide denial, the glorification of war criminals, and attempts to distort historical truth.

By honouring the victims, we uphold historical truth, reject genocide denial and the glorification of war criminals, and reaffirm our commitment to justice and accountability.

__________

Srebrenitsa Soykırımını Anma

Temmuz 1995’te 8.372 Boşnak erkek ve çocuk, koruma altındaki bir sivil nüfusu yok etme amacı taşıyan planlı bir soykırım kampanyasının parçası olarak infaz edilmiştir. Mağdurların anısını yaşatmak ve tarihsel hakikatin önemini vurgulamak amacıyla Birleşmiş Milletler Genel Kurulu, 11 Temmuz’u 1995 Srebrenitsa Soykırımı Uluslararası Düşünme ve Anma Günü ilan etmiştir.

Srebrenitsa, Bosna-Hersek’te yürütülen soykırım, etnik temizlik ve insanlığa karşı suçlar politikasının en ağır tezahürü olmuştur. Bu suçları mümkün kılan nefret, insanlıktan çıkarma ve dışlama ideolojisi Srebrenitsa ile son bulmamış; Kosova’da Arnavut sivillere karşı işlenen aynı suçlarda da kendini göstermiştir. Bugün ise aynı anlayış, soykırımın inkârı, hüküm giymiş savaş suçlularının yüceltilmesi ve tarihsel gerçeklerin çarpıtılmasına yönelik girişimlerle varlığını sürdürmektedir.

Srebrenitsa’yı anmak, mağdurların anısını yaşatmanın ötesinde; tarihsel hakikati savunmak, soykırımın inkârını ve savaş suçlularının yüceltilmesini reddetmek, adalet ve hesap verebilirlik ilkelerine olan bağlılığımızı kararlılıkla teyit etmektir.

Të dashur maturantë dhe studentë,Ju informojmë se Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e student...
06/07/2026

Të dashur maturantë dhe studentë,

Ju informojmë se Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2026/2027.

Universiteti i Prishtinës ofron programe studimi që mbulojnë fusha të ndryshme akademike, duke kontribuar në përgatitjen akademike dhe profesionale të studentëve, si dhe në zhvillimin e njohurive dhe kompetencave të nevojshme për tregun bashkëkohor të punës.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të njihen me kriteret dhe afatet e aplikimit, si dhe me programet e studimit të ofruara, përmes konkurseve zyrtare.

Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik në Prishtinë, Kosovë. Është universiteti më i madh dhe më i vjeter në Kosovë.

04/07/2026

Një deklaratë pavarësie, shikuar si ngjarje historike, ndodh në një kohë dhe vend të caktuar. Sot, pra, festojmë përvjetorin e 250-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse më 4 korrik 1776, Kongresi Kontinental i 13 kolonive të Britanisë së Madhe, pas kuvendimeve në Dhomën e Asamblesë të Parlamentit Shtetëror të Pensilvanisë në qytetin e Filadelfisë, nënshkroi përfundimisht Deklaratën e Pavarësisë. Kështu, me atë datë të famshme, lindi një shtet i ri: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo, Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, në përmbajtjen e saj, ka një rëndësi dhe domethënie të veçantë, e cila shkon përtej datës dhe vendit ku u miratua. “Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme: se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë; se ata janë pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme; se ndër këto të drejta janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë”. Duke u thirrur në këto vlera dhe të drejta universale, të pakufizuara në kohë dhe hapësirë, ajo që sot quhet “Fryma e ’76-ës” ka mundur jo vetëm të mbijetojë, por edhe të jetojë, fuqishëm, në mendjet dhe zemrat e patriotëve të çdo epoke dhe çdo populli.

Kjo vlen sidomos për popullin shqiptar. Më 4 korrik 1918, këtu e 108 vite më parë, në 142-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si përfaqësues i federatës shqiptare “Vatra” Fan Noli do shkëmbente nja dy-tri fjalë me Presidentin Woodrow Wilson. Në jahtin presidencial U.S.S. Mayflower, në kthim e sipër për në Washington DC nga Mount Vernon, ku kishin bërë nderimet festive te varri i George Washington-it, Noli gjeti rastin t’i thoshte presidentit të njëzetetetë amerikan që zbatimi i parimeve të tij për vetëvendosjen do t’i garantonte Shqipërisë të drejtat e saj. Presidenti Wilson iu gjegj rilindasit tonë erudit duke e siguruar atë se ato parime do të mbretëronin meqë ShBA-ja do të luftonte për to. Ajo që ne shqiptarët e quajmë Shqipëria londineze vërtet shpëtoi pas Luftës së Parë Botërore edhe në saje të parimeve të mishëruara në planin e paqes të njohur si “14 pikat e Wilsonit”.

Më pak se një shekull më pas, të njëjtave parime, që Deklarata e Pavarësisë e 4 korrikut 1776 i mbron me aq elokuencë, do t’i apelonte edhe lëvizja jonë për pavarësi. E drejta e popullit të Kosovës për vetëvendosje, që në fillim të shekullit XX ishte sakrifikuar në lojërat gjeopolitike të Fuqive të Mëdha, në fund të po atij shekulli dhe fillimit të atij vijues do të merrte mbështetjen më domethënëse pikërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 10 qershori i vitit 2007, kur George W. Bush deklaroi në Tiranë, “Më mirë më parë sesa më vonë, duhet të thuash këtu i erdhi fundi, Kosova është e pavarur,” bën pjesë te datat më të rëndësishme të historisë sonë më të re shtetformuese. Pra brenda një harku kohor prej gati një shekulli, nga Shqipëria londineze te Kosova e pavarur, betejat shqiptare për vetëvendosje marrin dy herë mbështetje kritike nga kombi amerikan, i cili këtu e 250 vite më parë shpalli themelimin e tij duke u thirrur në të drejtat e patjetërsueshme në jetë, liri dhe kërkim të lumturisë.

Teksti i Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, i nënshkruar më 4 korrik 1776, vuloste vullnetin e shprehur dy ditë më parë (2 korrik) nga delegatët e Parlamentit Shtetëror në Filadelfia. Ndonëse i shkruar (kryesisht nga Thomas Jefferson) me ngut e nën trysninë e ngjarjeve të asaj kohe, ai u bë simbol i një epoke të re në historinë e mendimit politik. Koncepti i të drejtave të patjetërsueshme që është në themel të kësaj deklarate vazhdon të mbetet radikal sot e kësaj dite. Me të drejta të patjetërsueshme, etërit themelues të kombit amerikan nënkuptonin ato të drejta që nuk mund të tjetërsoheshin as dhe me pëlqimin e bartësit të tyre. Sot e kësaj dite, garantimi i këtyre të drejtave për të gjithë njerëzit pa dallim mbetet një detyrë qytetëruese për njerëzimin.

Me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan, gëzuar 4 Korrikun, gëzuar përvjetorin e 250-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Në përvjetorin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990Tridhjetë e gjashtë vjet më parë, 114 delegatë të...
02/07/2026

Në përvjetorin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990

Tridhjetë e gjashtë vjet më parë, 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës e kurorëzuan vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës për liri, barazi dhe vetëvendosje, duke miratuar Deklaratën Kushtetuese.

Deklarata Kushtetuese vendosi themelet normative mbi të cilat u ruajt vazhdimësia e subjektivitetit juridik dhe politik të Kosovës. E pasuar nga Kushtetuta e Kaçanikut, ajo artikuloi çështjen e subjektivitetit të veçantë politik dhe kushtetues të Kosovës në kuadrin e legjitimitetit kushtetues dhe të së drejtës së kombeve për vetëvendosje, duke krijuar bazën juridike mbi të cilën u ndërtua procesi i shtetformimit, i kurorëzuar me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë përvjetor, shprehim nderimin dhe mirënjohjen tonë të thellë për 114 delegatët e Kuvendit të Kosovës, si dhe për autorët e tekstit të Deklaratës, vizioni, guximi politik dhe përkushtimi i të cilëve lanë një trashëgimi të qëndrueshme në historinë kushtetuese dhe shtetformuese të Republikës së Kosovës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara shpall të hapur konkursin për pozitën:Asistent/e Administrativ/e i/e Atasheut...
16/06/2026

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara shpall të hapur konkursin për pozitën:

Asistent/e Administrativ/e i/e Atasheut të Mbrojtjes (Përkthyes/e shqip - turqisht)

Afati për aplikim: 16 qershor 2026 – 30 qershor 2026

Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kriteret janë të ftuar të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.

148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të PrizrenitNë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përkujtojmë me krenari dhe...
10/06/2026

148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përkujtojmë me krenari dhe nderim një nga momentet më madhore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, që shënoi artikulimin politik të çështjes shqiptare dhe shtroi rrugën drejt mëvetësisë e shtetësisë shqiptare.

Lidhja e Prizrenit përfaqëson triumfin e vullnetit kombëtar përballë pushtuesve dhe atyre që synuan copëtimin, asimilimin dhe tjetërsimin e shqiptarëve.

Sot përulemi me respekt para të gjithë atyre që, ndër breza, i shërbyen çështjes kombëtare shqiptare dhe punuan me përkushtim për jetësimin e idealeve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Address

Hirfanlı Sokak 14/2 Gazi Osman Paşa, Çankaya
Ankara
06680

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share