Consulate General of the Republic of Kosovo in Istanbul

Consulate General of the Republic of Kosovo in Istanbul Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll është themeluar me 15 Nëntor 2012. Atifete Jahjaga.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll është themeluar me 15 Nëntor 2012 sipas dekretit të Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Mbështetur në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm, Ligjin për Shërbimin Konsullor të Misioneve Diplomatike të Republikës së Kosovës, Konventat e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe Konsullore, dhe pashmangshëm legjislacionin e Republikës së Turq

isë, ky mision konsullor është funksionalizuar tërësisht në Mars të vitit 2013. Përveç përfaqësimit të interesave të Republikës së Kosovës në rrethin e saj të juridiksionit i cili nuk kufizohet vetëm në Stamboll, Konsullata e Përgjithshme e RKS si një ndër prioritetet e saj ka mbrojtjen e interesave të shtetasve të Kosovës në këtë rreth. Sipas legjislacionit në fuqi, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll është përgjegjëse për:
1. Pranimin e kërkesave për fitim të shtetësisë së Kosovë;
2. Pranimin e kërkesave për letërnjoftim, pasaportë, fletëudhëtim emergjent;
3. Pranimin e kërkesave për regjistrim të lindjeve, martesave, ose vdekjeve të ndodhura në Republikën e Turqisë;
4. Pranimin e kërkesave për vërtetime të ndryshme.
5. Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
6. Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të Turqisë;
7. Ofrimin e ndihmës për rikthimin e trupit te pajetë të shtetasve të Kosovës që kanë ndërruar jetë në Turqi dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre. Bazuar shumë në pozitën gjeografike të Komunës Metropolitane të Stambollit, dhe faktit se shumica e udhëtimeve ajrore për në Republikën e Kosovës tranzitojnë nga ky qytet, ky mision konsullor është përcaktuar nga MInistria e Punëve të Jashtme të Kosovës, si pika më e përshtatshme për të instaluar dhe testuar me aplikime reale sistemin e Vizave të Republikës së Kosovës. Aktualisht, Konsullata e Pergjithshme është përgjegjëse për pranimin, përpunimin dhe lëshimin e vizave për të gjithë shtetasit ndaj të cilëve regjimi i vizave hyrëse për në Republikën e Kosovës është i aplikueshëm.

11/08/2026
11/08/2026
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Stamboll, Dren Zeka, u prit sot nga Konsulli i Përgjithshëm i Republi...
05/08/2026

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Stamboll, Dren Zeka, u prit sot nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Stamboll, z. Armand Shandro.

Gjatë takimit u rikonfirmua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy konsullatave, në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, me synim ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët dhe koordinimin e aktiviteteve me interes të përbashkët.

Konsulli i Përgjithshëm Zeka e falënderoi z. Shandro për mikpritjen e ngrohtë dhe urimet me rastin e fillimit të detyrës.

31/07/2026

Sot, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, z. Agon Vrenezi, zhvilloi takim me Konsullin e Përgjithshëm, z. Dren Zeka, me rastin e fillimit të mandatit të tij.

Ambasadori Vrenezi e uroi Konsullin e Përgjithshëm Zeka për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi suksese në ushtrimin e mandatit të tij.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara dhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në funksion të përfaqësimit të interesave të Republikës së Kosovës dhe të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

__________

Bugün, Kosova Cumhuriyeti İstanbul Başkonsolosluğunda, Kosova Cumhuriyeti Büyükelçisi Sayın Agon Vrenezi, görevine başlaması vesilesiyle Başkonsolos Sayın Dren Zeka ile bir araya geldi.

Büyükelçi Vrenezi, Başkonsolos Zeka’yı yeni görevine başlaması dolayısıyla tebrik ederek görev süresi boyunca başarılar diledi.

Kosova Cumhuriyeti Ankara Büyükelçiliği ile Kosova Cumhuriyeti İstanbul Başkonsolosluğu, Kosova Cumhuriyeti’nin çıkarlarının temsil edilmesi ve Kosova Cumhuriyeti ile Türkiye Cumhuriyeti arasındaki ilişkilerin daha da güçlendirilmesi amacıyla yakın iş birliğini sürdürmeye devam edecektir.

21/07/2026

Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik në Prishtinë, Kosovë. Është universiteti më i madh dhe më i vjeter në Kosovë.

Address

Vali Konağı Caddesi No: 74 D 3 Nişantaşı
Istanbul
34365

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Consulate General of the Republic of Kosovo in Istanbul posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share