Anektoda Fjale te urta Diskutime

Directions Contact the organization

Anektoda  Fjale te urta Diskutime Ketu shkruhet Shqip. Qellimi eshte ta shkruajme gjuhen e bukur SHQIPE. Gjuha i bashkon njerezit. Shqiperi o Nena ime ndonese jam i merguar❤️🇦🇱❤️🇦🇱

Edhe ne mergim sa degjojme gjuhen tone themi” Tungjatjeta” a ka fjale me te bukur se kjo.

09/30/2026
VETËM ATO DHJETË MINUTA JANË TË MIAT…(Monologu i një gruaje)Çdo mëngjes zgjohem pak më përpara se të zgjohen të tjerët e...
09/30/2026

VETËM ATO DHJETË MINUTA JANË TË MIAT…
(Monologu i një gruaje)

Çdo mëngjes zgjohem pak më përpara se të zgjohen të tjerët e shtëpisë.
Jo sepse kam fjetur mjaftueshëm…
Jo sepse nuk kam punë për të bërë…
Përkundrazi, dita ime sapo ka filluar.
Por ato pak minuta, kur shtëpia është ende në heshtje dhe askush nuk më kërkon asgjë, janë të vetmet minuta që më përkasin mua.
Ulem, pi kafenë time ngadalë dhe për disa çaste nuk jam mami, bashkëshorte, kuzhiniere, pastruese, organizatore e shtëpisë, kujdestare e të gjithëve…
Jam thjesht unë.
Pastaj dëgjohet zëri i parë:

– Ma bëj edhe mua një kafe!
– Po, por bëje pak më të fortë… jo si dje!
Pastaj tjetri:
– Hape pak dritaren! Nuk e ndjen sa ajër i rëndë është?
Dhe pa kaluar shumë…
– O mami, ku e ke lënë “atë”?
– Mamiii e ke parë çantën time?
– Ku janë çelësat?
– Çfarë do hamë sot?
– Mami…!

Dhe kështu, pa e kuptuar, dita fillon të mos jetë më e imja.
Fillon dita e tyre.
Kafeja e tyre.
Mëngjesi i tyre.
Rrobat e tyre.
Nevojat e tyre.
Problemet e tyre.
Shqetësimet e tyre.
Dhe gruaja i bën të gjitha.
Shpesh pa u ankuar.
Pa thënë se jam lodhur.
Pa kërkuar duartrokitje.
Pa bërë llogari se sa herë jam ngritur nga krevati, sa punë ka bërë dhe sa herë ka vënë veten të fundit.
Por ndonjëherë mua (Neri) më vjen një pyetje:
- A e kuptojnë vallë sa lodhet ajo?
-A e shohin sa shumë bën?
-A e vlerësojnë?
-A e pyesin ndonjëherë se
si është ajo ?
-A ke nevojë për ndonjë ndihmë?”

Sepse gruaja e shtëpisë nuk është një makinë që ndizet çdo mëngjes dhe funksionon pa pushim.
Edhe ajo lodhet.
Edhe ajo ka nevojë për pak qetësi.
Edhe ajo ka nevojë që dikush t'i bëjë një kafe, t'i thotë:
- Ulu pak zemër, se këtë e bëj unë, ose thjesht ta përqafojë dhe t'i thotë
se di sesa shumë bën për neve !
Por vetëm.
Dhjetë minuta pa u dëgjuar “Mami!”
Dhjetë minuta pa pyetje.
Dhjetë minuta pa detyra.
Dhjetë minuta vetëm me kafenë, mendimet dhe qetësinë e saj.
Vetëm ato dhjetë minuta që zgjohem më parë… më përkasin mua.

Dhe tani unë (Neri) dua t'ju pyes ju, gratë e martuara:
- A janë edhe për ju ato dhjetë minuta të mëngjesit, momenti i vetëm që dita ju përket vërtet juve?
- A ju ndihmojnë familjarët?
- A e vënë re, ata lodhjen tuaj?
- A ju thonë ndonjëherë “ulu, pusho pak, e bëj unë”?
Por dua të shtoj , se këto që shkrova më lartë,
i ka "vuajtur " edhe Nëna ime e shtrenjtë!

Hajde, gra… flisni, pa ndrojtje!
Le ta tregojmë pa komplekse si fillon vërtet mëngjesi juaj, përpara se të zbardhë dita dhe përpara se banorët e shtëpisë tënde t'ju thërrasë nga çdo cep.

Lexo komento shpernda.
❤️🇦🇱❤️🇦🇱❤️🇦🇱

Balta e bufave 🦉 dhe sorrave🐦‍⬛ kundër Shqipërisë, nuk e ndal e as e ngadalëson rrugën e Shqipërisë drejt bashkimit me E...
09/30/2026

Balta e bufave 🦉 dhe sorrave🐦‍⬛ kundër Shqipërisë, nuk e ndal e as e ngadalëson rrugën e Shqipërisë drejt bashkimit me Europën. Këto arritje, përfshirë zhvillimet e drejtësisë, as nuk mund të imagjinohen akoma në vendet e tjera të rajonit dhe që koha që kemi përpara do ta çmojë më mirë se sa kushdo🇦🇱⭐️🇪🇺
Lexo komento shpernda.
Faleminderit ❤️🇦🇱❤️🇦🇱

Shume interesant ky artikull . Lexo,Komento Shpernda.❤️🇦🇱❤️🇦🇱❤️🇦🇱
09/22/2026

Shume interesant ky artikull .
Lexo,Komento Shpernda.
❤️🇦🇱❤️🇦🇱❤️🇦🇱

Ne zemer te Antarktides🌏 shpesh akulli mijevjecar mbulohet nga "Kaskatat e Pergjakura" 😳 Eshte nje fenomen natyror unik, quhet "Blood Falls", gjaku qe rrjedh, ngjyra e kuqe eshte per shkak te grimcave te hekurit te oksiduar te formuara nga baktere qe jetojne ne nje liqen te kripur i cili gjendet i fshehur nen akullnaje, dhe kur dalin ne siperfaqe pakteret dhe uji duke rene ne kontakt me oksigjenin merr kete ngjyre kaq intensive saqe duket si fundi i botes, nje pejsaz surreal qe vetem kontinenti i akullt mund te na i ofroje, ne fakt ujevarat vazhdojne te rrjedhin edhe ne temperatura te ulta duke krijuar nje imazh spektakolar ku shkenca me bukuria perzjehen duke na mahnitur me kryevepren e Krijimit❤️
Ju uroj dite te mbare dhe jave te bukur🙏

09/20/2026

Bravo Korca lajme te tilla do Shqiperia. Shoh edhe Donald Suxho ne vidio. Me behet qejfi bravo Shqiperia Korca Marathon.
Lexo,Komento Shpernda.
“ Ne se nuk ke fjale te mira mos fol . Fjala e keqe merr dhene”
Anonime
Në kete faqe ka vetem lajme fjale te mira❤️🇦🇱❤️🇦🇱❤️🇦🇱

Votoni gjejeni beni si te doni Vetem Lexo, Komento, Shpernda.Faleminderit ❤️🇦🇱❤️🇦🇱
09/17/2026

Votoni gjejeni beni si te doni Vetem Lexo, Komento, Shpernda.
Faleminderit ❤️🇦🇱❤️🇦🇱

Atmosferë festive është krijuar në qytete të ndryshme të Kosovës pas zhvillimeve të fundit në Dhomat e Specializuara në ...
09/16/2026

Atmosferë festive është krijuar në qytete të ndryshme të Kosovës pas zhvillimeve të fundit në Dhomat e Specializuara në Hagë. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshe me flamuj të Kosovës, Shqipërisë dhe UÇK-së, duke pritur me emocione vendimin për katër ish-drejtuesit e UÇK-së.

Trupi gjykues ka konstatuar se konflikti i armatosur mes UÇK-së dhe forcave serbe ka vijuar deri më 20 qershor 1999 dhe se pas kësaj date nuk janë konstatuar krime lufte. Po ashtu, akuza për krime kundër njerëzimit ka rënë për secilin prej katër të akuzuarve, sipas gjetjeve të bëra publike gjatë leximit të aktgjykimit.

Në Prishtinë dhe qytete të tjera, qytetarët kanë shpërthyer në brohorima, ndërsa flamujt dhe simbolet e UÇK-së janë bërë pjesë e festimeve. Për shumë prej tyre, kjo ditë shihet si një moment me rëndësi të veçantë, pas viteve të pritjes për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Lexo komento shpernda
Ketu shkruhet Shqip.
❤️🇦🇱❤️🇦🇱❤️🇦🇱❤️🇦🇱

Artikull I gjate por nje mesim te madh na jepLexojeni dhe meso I te verteten.“Oh, mos e vet se tregon vetë.”Mashtrimi, h...
09/11/2026

Artikull I gjate por nje mesim te madh na jep
Lexojeni dhe meso I te verteten.

“Oh, mos e vet se tregon vetë.”

Mashtrimi, hajnia dhe krimi i kanë këmbët e shkurtra.

Prej disa ditësh po qëndroj në Benghazi. Ajo që kam parë, informacionet që kam marrë dhe dokumentacioni që kam shqyrtuar më kanë bindur edhe më shumë se shumë prej ngjarjeve që kanë dëmtuar Mabetex-in nuk kanë qenë episode të izoluara, por pjesë e një historie që duhet të zbardhet deri në fund nga organet kompetente.

Gjurmët e kësaj historie, sipas dokumenteve dhe dëshmive që disponoj, shtrihen nga Vlora në Benghazi, nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Kosovë, si dhe në projekte të tjera ndërkombëtare.

Në Benghazi, një nga çështjet më serioze lidhet me aktivitetet e MABCO-s dhe me mënyrën se si është administruar besimi, përgjegjësia dhe autoriteti që Mabetex ua kishte dhënë disa prej drejtuesve të vet.

Sipas dokumentacionit që disponoj, rreth 14 milionë në mjete të gatshme ishin vënë në dispozicion për realizimin e obligimeve kontraktuale. Ndërkohë, dhjetëra kamionë Mercedes na ishin paraqitur përmes fotografive si “forca mekanike” me të cilën do të realizohej kontrata.

Ajo që më pas kemi mësuar ngre dyshime shumë serioze: këta kamionë, sipas informatave tona, nuk ishin angazhuar në kantier në mënyrën që na ishte prezantuar, ndërsa më pas ishin sh*tur. Pikërisht për këtë dhe për transaksione të tjera financiare, organet kompetente në Benghazi po punojnë për sqarimin e rrethanave.

Por Benghazi është vetëm një pjesë e historisë.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe janë ngritur gjithashtu çështje serioze lidhur me veprimet e ish-drejtuesve Valon Lluka dhe Fitim Pajaziti, përfshirë pretendime për komisione të paautorizuara nga furnitorë të Mabetex-it në projekte ndërkombëtare, si ato në Zimbabve dhe Kenia.

Bëhet fjalë për pretendime që, sipas vlerësimeve tona, lidhen me dëme prej miliona. Përgjegjësinë penale apo civile të secilit nuk e përcaktoj unë dhe as opinioni publik. Atë duhet ta përcaktojë drejtësia, mbi bazën e dokumenteve dhe provave.

Edhe çështja e kompanisë Alhami dhe transaksionet e lidhura me të kanë qenë objekt procedurash në Emirate. Për ne është veçanërisht e rëndësishme të zbardhet jo vetëm destinacioni i mjeteve financiare, por edhe roli eventual i personave që, sipas pretendimeve tona, kanë punuar për dobësimin dhe përjashtimin e Mabetex-it nga tregje ku kompania kishte ndërtuar pozicionin e saj me vite të tëra pune.

Ndërkohë, gjatë kohës kur ushtronin funksione drejtuese në Mabetex, sipas dokumentacionit që disponojmë, po krijoheshin paralelisht struktura dhe interesa të tjera biznesore në Shqipëri dhe Kosovë.

Ekzistojnë gjithashtu fatura dhe pagesa për të cilat kërkohet të sqarohet se çfarë shërbimesh reale janë kryer, mbi çfarë baze janë aprovuar dhe kush ka ushtruar presion për kontabilizimin dhe pagesën e tyre.

Një çështje tjetër që kërkon hetim të plotë lidhet me fabrikën e kërpudhave “Hirano” në Mitrovicë dhe mbështetjen financiare të siguruar nga Bashkimi Evropian për makineri të reja. Sipas informatave që disponoj, ekzistojnë dyshime se pajisjet e financuara nuk kanë përfunduar në destinacionin për të cilin ishte dhënë financimi, ndërsa pajisje ekzistuese dyshohet se janë paraqitur si të reja.

Edhe kjo duhet të sqarohet nga institucionet. Pa paragjykime, por edhe pa kompromis.

Ka edhe shumë çështje të tjera për të cilat pres që drejtësia në Kosovë dhe institucionet kompetente në vendet përkatëse të japin përgjigjen e tyre.

Sa i përket aeroportit, do të presim përfundimin e zhvillimeve dhe më pas do të bëjmë një rezyme të plotë të kësaj historie.

Unë nuk kam ndërmend të zhvilloj gjyqe publike. Nuk kërkoj që dikush të shpallet fajtor përmes një statusi apo deklarate. Kërkoj që dokumentet të shqyrtohen, paratë të gjurmohen, përgjegjësitë të përcaktohen dhe drejtësia të bëjë punën e saj.

Në gjithë këtë histori, një gabim ia pranoj vetes:

U kam besuar njerëzve të gabuar.

Për këtë besim kam paguar dhe vazhdoj të paguaj një çmim të rëndë.

Por nuk do të paguaj edhe çmimin e heshtjes.

Do të vazhdoj të kërkoj zbardhjen e çdo transaksioni, çdo vendimi dhe çdo veprimi që dyshohet se ka dëmtuar Mabetex-in. Jo për hakmarrje. Jo për spektakël. Por për të vërtetën dhe për përgjegjësinë.

Sepse mund ta fshehësh një dokument për një kohë.
Mund ta manipulosh një informacion.
Mund ta keqpërdorësh një pozitë.
Mund edhe ta mashtrosh dikë që të ka besuar.

Por të vërtetën nuk mund ta “avullosh” përgjithmonë.

Prandaj sot, pas gjithë asaj që kam parë dhe përjetuar, më ndjek vetëm një pyetje:

“A janë vallë i drejti dhe budallai e njëjta gjë?”
Jo.
Të jesh i drejtë nuk do të thotë të jesh budalla.
Të besosh nuk do të thotë të jesh i dobët.

Por kur besimi keqpërdoret, heshtja pushon së qeni virtyt.

I bëj thirrje drejtësisë në Kosovë që këto dyshime dhe abuzime të zbardhen deri në fund, pa ndikime, pa selektivitet dhe pa kompromis.

Dëmi i rënd i shkaktuar Grupit Mabetex nuk është vetëm financiar, por edhe reputacional, me jehonë përtej kufijve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Koha është që të flasin faktet, të veprojë drejtësia dhe secili të mbajë përgjegjësinë që i takon.

E vërteta mund të vonojë. Drejtësia mund të kërkojë kohë. Por asnjëra nuk duhet të braktiset. Ky është besimi im tek organet e drejtësisë!
Behgjet Pacolli

Address

Doylestown, PA

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Anektoda Fjale te urta Diskutime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Anektoda Fjale te urta Diskutime:

Shortcuts

Share

Category