Komuna e Deçanit

Komuna e Deçanit Kjo është faqja zyrtare e Komunës së Deçanit në Facebook https://kk.rks-gov.net/decan/

NJOFTIM PËR DËGJIM BUXHETORNjoftohen të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara se më 16.08.2026, duke filluar nga ora ...
07/08/2026

NJOFTIM PËR DËGJIM BUXHETOR

Njoftohen të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara se më 16.08.2026, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet dëgjimi i tetë buxhetor, i hapur për të gjitha palët e interesit.

Vendi: Salla e Kuvendit Komunal.

Ftohen të gjithë qytetarët dhe palët e interesit të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me propozimet dhe sugjerimet e tyre për planifikimin e buxhetit.

NJOFTIM PËR DËGJIME BUXHETORENjoftohen të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara se më 14.08.2026 do të mbahen dëgjime...
07/08/2026

NJOFTIM PËR DËGJIME BUXHETORE

Njoftohen të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara se më 14.08.2026 do të mbahen dëgjimet buxhetore sipas këtij orari:

* Ora 10:00 – me përfaqësuesit e komuniteteve të Komunës së Deçanit.

* Ora 11:00 – me qytetarët e Komunës së Deçanit.

Vendi: Salla e Kuvendit Komunal.

Ftohen të gjithë pjesëmarrësit të marrin pjesë në këto dëgjime buxhetore dhe të kontribuojnë me propozimet dhe sugjerimet e tyre për planifikimin e buxhetit.

NJOFTIM PËR DËGJIME BUXHETORENjoftohen të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara se më 12.08.2026 do të mbahen dëgjime...
07/08/2026

NJOFTIM PËR DËGJIME BUXHETORE

Njoftohen të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara se më 12.08.2026 do të mbahen dëgjimet buxhetore sipas këtij orari:

* Ora 10:00 – me OJQ-të, rininë dhe sportistët.
* Ora 11:00 – me kryetarët e këshillave lokalë.
* Ora 13:00 – me gratë e Komunës së Deçanit.

Vendi: Salla e Kuvendit Komunal.

Ftohen të gjithë pjesëmarrësit të jenë pjesë e këtyre dëgjimeve dhe të kontribuojnë me propozimet dhe sugjerimet e tyre për planifikimin buxhetor.

NJOFTIM PËR DËGJIME BUXHETORENjoftohen të gjithë qytetarët se më 11.08.2026 do të mbahen dëgjimet buxhetore për:* Granti...
07/08/2026

NJOFTIM PËR DËGJIME BUXHETORE

Njoftohen të gjithë qytetarët se më 11.08.2026 do të mbahen dëgjimet buxhetore për:

* Grantin për Arsim – ora 10:00, në Sallën e Kuvendit Komunal.

* Grantin për Shëndetësi – ora 11:00, në Sallën e Takimeve në QKMF.

Ftohen të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me propozimet dhe sugjerimet e tyre.

NJOFTIMNjoftohen qytetarët se më 22.09.2026, në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Deçan, do të mbahet Debat Pub...
05/08/2026

NJOFTIM

Njoftohen qytetarët se më 22.09.2026, në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Deçan, do të mbahet Debat Publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e Parkut Solar 5 MW në Zonën Kadastrale Kodrali.

Komuna e Deçanit renditet e para në Indeksin e Transparencës Buxhetore 2025Komuna e Deçanit është vlerësuar me 100 pikë,...
04/08/2026

Komuna e Deçanit renditet e para në Indeksin e Transparencës Buxhetore 2025

Komuna e Deçanit është vlerësuar me 100 pikë, duke u renditur në vendin e parë në Indeksin e Transparencës Buxhetore 2025, të publikuar nga Instituti GAP.

Ky sukses është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të institucioneve komunale, në veçanti i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, në bashkëpunim me drejtoritë e tjera komunale, për publikimin në kohë dhe në mënyrë transparente të dokumenteve buxhetore, raporteve financiare, subvencioneve, kontratave publike dhe dokumenteve të tjera me interes për qytetarët.

Vlerësimi maksimal prej 100 pikësh dëshmon angazhimin e Komunës së Deçanit për transparencë, llogaridhënie dhe qeverisje të mirë, duke garantuar qasje të hapur në informacion dhe menaxhim të përgjegjshëm të financave publike.

Urime Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, të gjithë zyrtarëve të angazhuar në këtë proces, si dhe qytetarëve të Komunës së Deçanit për këtë arritje të rëndësishme, e cila e rendit Deçanin në krye të komunave të Kosovës për transparencë buxhetore.

PËRMBYLLET ME SUKSES JAVA E DIASPORËS NË DEÇANMe një koncert madhështor dhe një atmosferë të jashtëzakonshme, sonte u pë...
01/08/2026

PËRMBYLLET ME SUKSES JAVA E DIASPORËS NË DEÇAN

Me një koncert madhështor dhe një atmosferë të jashtëzakonshme, sonte u përmbyll me sukses Java e Diasporës, e cila gjatë ditëve të fundit solli aktivitete të shumta kulturore, artistike dhe argëtuese, duke bashkuar qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë.

Në këtë mbrëmje përmbyllëse ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i cili ndau mirënjohje për artistët pjesëmarrës, në shenjë falënderimi për kontributin e tyre në pasurimin e programit artistik dhe në krijimin e një atmosfere të veçantë gjatë Javës së Diasporës.

Komuna e Deçanit shpreh mirënjohje për të gjithë artistët, organizatorët, bashkëpunëtorët dhe secilin qytetar e bashkatdhetar që ishte pjesë e këtyre netëve të veçanta, duke e bërë Deçanin vend takimi, gëzimi dhe bashkimi.

Një falënderim i veçantë i dedikohet diasporës sonë, e cila me praninë dhe kontributin e saj i jep çdo verë edhe më shumë jetë qytetit tonë.

31/07/2026
U MBAJT MBLEDHJE KOMEMORATIVE NË NDERIM TË JETËS DHE VEPRËS SË SELIM SUTAJTNën kujdesin e Kryetarit të Komunës së Deçani...
31/07/2026

U MBAJT MBLEDHJE KOMEMORATIVE NË NDERIM TË JETËS DHE VEPRËS SË SELIM SUTAJT

Nën kujdesin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, u mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së të ndjerit Selim Sutaj.

Në këtë mbledhje u vlerësua lartë kontributi i tij i çmuar si luftëtar i UÇK-së, ish i burgosur politik dhe pjesëtar i Policisë së Kosovës, duke kujtuar me respekt përkushtimin, sakrificën dhe shërbimin e tij ndaj atdheut dhe qytetarëve.

Pjesëmarrësit shprehën mirënjohjen për jetën dhe veprën e Selim Sutajt, duke theksuar se kontributi i tij do të mbetet pjesë e historisë dhe kujtesës sonë kolektive.

Komuna e Deçanit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sutaj, të afërmve, miqve dhe bashkëluftëtarëve.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Selim Sutajn.

Nata e Dytë e Diasporës Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Diasporës, u organizua një mbrëmje letrare e dedikuar prom...
30/07/2026

Nata e Dytë e Diasporës

Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Diasporës, u organizua një mbrëmje letrare e dedikuar promovimit të krijimtarisë së autorëve tanë, Leonora Lokaj dhe Izet Musaj.

Gjatë këtij aktiviteti u promovuan veprat “Lufta” dhe “Rreze drite nga dritarja e tempullit të dijes”, të cilat sollën para të pranishmëve vlera letrare, kulturore dhe mesazhe të rëndësishme përmes fjalës së shkruar.

Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë rëndësinë e promovimit të librit, kulturës dhe krijimtarisë artistike, duke pasuruar programin e Javës së Diasporës në Komunën e Deçanit.

Faleminderit të gjithë autorëve, pjesëmarrësve dhe dashamirëve të librit që kontribuuan në realizimin e kësaj mbrëmjeje të veçantë kulturore.

Address

Sheshi "Mentor Tolaj"
Deçan
51000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+383390361030

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Deçanit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share