PDK - Dega Deçan

PDK - Dega Deçan Partia Demokratike e Kosovës, dega në Deçan është themeluar me 14 Shkurt 2001.

Kosova po pret! 🇽🇰Më 12 shtator, Marshi për Liri!Drejtësi dhe liri për çlirimtarët! ✊🇦🇱🇽🇰
22/08/2026

Kosova po pret! 🇽🇰

Më 12 shtator, Marshi për Liri!

Drejtësi dhe liri për çlirimtarët! ✊🇦🇱🇽🇰

PDK: Me shtyrjen e re, Gjykata Speciale e thelloi padrejtësinë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-sëPrishtinë, 1 korrik 2026 – ...
01/07/2026

PDK: Me shtyrjen e re, Gjykata Speciale e thelloi padrejtësinë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Prishtinë, 1 korrik 2026 – Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën e saj për shtyrjen e radhës së shpalljes së aktgjykimit në rastin kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas gati gjashtë vitesh paraburgim dhe një procesi gjyqësor disa vjeçar, kjo nuk është më një vonesë procedurale, por një zvarritje e pajustifikueshme që cenon besimin në drejtësi dhe rëndon padrejtësisht mbi ish-udhëheqësit e UÇK-së, familjet e tyre dhe qytetarët e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës çdo zvarritje e konsideron të papranueshme dhe kërkon që aktgjykimi të bazohet vetëm në ligj, në faktet e vërtetuara gjatë procesit gjyqësor dhe në standardet më të larta të drejtësisë, duke u larguar nga çdo pretendim i pabazuar që është ngritur gjatë këtij procesi.

Partia Demokratike e Kosovës rithekson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe çlirimtare, e zhvilluar për lirinë e popullit të Kosovës dhe e mbështetur nga bota demokratike. Kjo e vërtetë historike nuk mund të zhbëhet nga asnjë proces gjyqësor dhe as të relativizohet nga zvarritjet e vazhdueshme.

Partia Demokratike e Kosovës kërkon përfundimin e kësaj padrejtësie shumëvjeçare dhe pret që drejtësia të vihet në vend, në mënyrë që ish-udhëheqësit e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë, pranë familjeve dhe qytetarëve të vendit.

03/06/2026

Qytetarë të dashur,

Të shtunën në ora 20:00, sheshi “Skënderbeu” është vendi i bashkimit tonë.

Ejani të gjithë!

Bashkë e përmbyllim fushatën.
Bashkë e ndryshojmë Kosovën.

Stop krizës. Ndrysho Kosovën.

03/06/2026

Address

Sheshi 'Mentor Tolaj'
Deçan
51000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when PDK - Dega Deçan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to PDK - Dega Deçan:

Shortcuts

Share