LDK Deçan

LDK Deçan Kjo është faqja zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Deçan Parti Politike

TELEGRAM NGUSHËLLIMIMë pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Zade (Selmanaj) Alaj, njëherit dhe nëna e kolegut t...
24/08/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Më pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Zade (Selmanaj) Alaj, njëherit dhe nëna e kolegut tonë z.Iber Alaj.

Dega e LDK-së në Deçan në këto momente dhimbjeje shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes së ngushtë dhe gjithë farefisit Alaj.

Varrimi i të ndjeres bëhet me datë 25.08.2026, ditë e Martë, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Drenoc.

U prehtë në paqe!

Me respekt,
LDK - dega Deçan.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI!E nderuara Familje Nitaj,Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Nurije...
20/08/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI!

E nderuara Familje Nitaj,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Nurije Iberhysaj - Nitaj, bashkëshortes së kolegut tonë dhe veprimtarit të LDK-së, z. Bashkim Nitaj.

Në këto momente të rënda dhimbjeje, përmes këtij telegrami, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve Iberhysaj dhe Nitaj, duke ju qëndruar pranë me respekt dhe solidaritet.

Zonja Nurije u prehtë në paqe, ndërsa bashkëshortit Bashkimit, djemve, vajzave dhe gjithë të afërmve u dëshirojmë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

Me respekt,
LDK – Dega Deçan.

Dega e LDK-së në Deçan nderoi me homazhe Dëshmorët dhe Martirët e Irzniqit në diten e tyre, si dhe Dëshmorin e Naser Idr...
11/08/2026

Dega e LDK-së në Deçan nderoi me homazhe Dëshmorët dhe Martirët e Irzniqit në diten e tyre, si dhe Dëshmorin e Naser Idrizaj në Kodrali.

Lavdi e përjetshme🇽🇰🇦🇱

13 vite nga vdekja e Jusuf Sutaj - veprimtarit të madh të çështjes kombëtare!Me rastin e 13 vjetorit të ndarjes nga jeta...
11/08/2026

13 vite nga vdekja e Jusuf Sutaj - veprimtarit të madh të çështjes kombëtare!

Me rastin e 13 vjetorit të ndarjes nga jeta, Dega e LDK-së në Deçan kujton me respekt, nderim dhe mirënjohje të thellë veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Jusuf Sutaj.

Jusuf Sutaj ishte një nga figurat e përkushtuara të LDK-së në Deçan, kryetar i Degës së LDK-së dhe për dy mandate deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Përgjatë veprimtarisë së tij politike e kombëtare, ai dha një kontribut të çmuar në shërbim të Kosovës dhe të idealeve të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.

Si bashkëpunëtor i Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, Jusuf Sutaj u shqua për përkushtimin, urtësinë dhe qëndrueshmërinë e tij në rrugën politike e kombëtare. Veprimtaria e tij e pandërprerë dhe angazhimi i tij në periudhat më të vështira të historisë sonë kanë lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën e LDK-së, të Deçanit dhe të Kosovës.

Edhe pas 13 vitesh, kujtimi për Jusuf Sutajn mbetet i gjallë dhe i respektuar. Vepra dhe kontributi i tij janë pjesë e historisë sonë politike e kombëtare dhe një dëshmi e përkushtimit të brezave që punuan për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të pavarur.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Jusuf Sutajn!

Me respekt,
LDK – Dega Deçan

TELEGRAM NGUSHËLLIMIE nderuara Familje Lokaj,Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të familja...
01/08/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara Familje Lokaj,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, aktivistit të shquar të LDK-së, Faik Lokaj.

Faik Lokaj ishte një veprimtar i përkushtuar dhe shembullor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, veçanërisht në kuadër të Nëndegës së LDK-së “Dr. Ibrahim Rugova” në Pobergjë. Me përkushtimin, besnikërinë dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm, ai dha një kontribut të çmuar në forcimin dhe ruajtjen e vlerave të LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Deçan shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Lokaj, banorët e fshatit Pobergjë, strukturën e Nëndegës së LDK-së në Pobergjë, si dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me Faik Lokajn.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Me respekt,

LDK – Dega Deçan

TELEGRAM NGUSHËLLIMI!E nderuara Familje Lokaj,Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të familj...
21/07/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI!

E nderuara Familje Lokaj,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, aktivistit të pandashëm të LDK-së, Nezir (Isuf) Lokaj.

Nezir Lokaj ishte shembull i një aktivisti të përkushtuar, i cili mori pjesë në të gjitha organizimet në të mirë të komunitetit gjatë gjithë jetës së tij. Ai ishte gjithashtu një aktivist i dalluar i Nëndegës së LDK-së “Dr. Ibrahim Rugova” në Pobergjë.

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Deçan shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Lokaj, banorëve të Pobergjës, strukturës së Nëndegës së LDK-së në Pobergjë, si dhe të gjithë atyre që e njohën Nezir Lokajn.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Me respekt,
LDK – Dega Deçan

Dega e LDK-së në Deçan nderoi me homazhe në përvjetorin e 28-të rënies Dëshmorin Miftar Bajraktaraj, në Isniq tek Lapida...
15/07/2026

Dega e LDK-së në Deçan nderoi me homazhe në përvjetorin e 28-të rënies Dëshmorin Miftar Bajraktaraj, në Isniq tek Lapidari i Dëshmorëve te fshatit.

Lavdi e përjetshme🇽🇰🇦🇱

27 vite nga vdekja e Osman Cacajt - veprimtarit të madh të çështjes kombëtare!Në 27 vjetorin e ndarjes nga jeta, nderojm...
09/07/2026

27 vite nga vdekja e Osman Cacajt - veprimtarit të madh të çështjes kombëtare!

Në 27 vjetorin e ndarjes nga jeta, nderojmë me përulësi jetën dhe veprën e Osman Jakup Cacajt – zëdhënësin e luftës dhe paqes, atdhetarin e pathyeshëm, njërin prej themeluesve të Degës së LDK-së në Deçan.

Sot, pas 27 vitesh mungese fizike, kujtimi për Osmanin mbetet i gjallë në ndërgjegjen dhe kujtesën tonë. Ai nuk ishte thjesht një veprimtar politik; ai ishte një zë që artikulonte shpresen dhe dhimbjen e një populli nën robëri, një figurë që e pa politikën si shërbim ndaj kombit dhe lirinë si detyrim historik.

Me mendje të kthjellët dhe guxim të rrallë, Osman Jakup Cacaj dha kontribut të jashtëzakonshëm në konsolidimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan, në vitet kur fjala e lirë ishte sfidë dhe veprimi politik kërkonte sakrificë. Ishte zëdhënës i kauzës sonë kombëtare, në kohën kur ajo kërkonte zë të qartë dhe të fortë.

Në këtë përvjetor, përulem me respekt para jetës së tij, para veprës së tij, dhe para gjurmëve që la në themelet e lirisë së Kosovës. Brezat që vijnë kanë për detyrë të mos harrojnë – sepse kujtimi i njerëzve si Osman Cacaj është vetë kujtesë e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

Lavdi jetës dhe veprës së Osman Jakup Cacaj!
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

Përvjetori i 28-të i Betejës së Loxhës 🇦🇱🇽🇰28 vite më parë u zhvillua Beteja e Loxhës, njëra ndër betejat më të lavdishm...
06/07/2026

Përvjetori i 28-të i Betejës së Loxhës 🇦🇱🇽🇰

28 vite më parë u zhvillua Beteja e Loxhës, njëra ndër betejat më të lavdishme të luftës sonë për Liri dhe Pavarësi.

Këtë betejë të lavdishme me shumë kompetencë e udhëhoqi kolonel Tahir Zemaj, ndërsa luftëtarët të cilët ranë për të mos vdekur kurrë ishin: Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj, të cilëve së bashku me bashkëluftëtarët e tjerë iu jemi mirënjohës përjetë për veprën e tyre heroike dhe kombëtare.

Lavdia e Betejës së Loxhës ishte, është dhe do të mbetet përherë Lavdia e Kosovës.

FTESË PËR HOMAZHE PËRKUJTIMORE28 vite nga Beteja e Lavdishme e Loxhës 🇦🇱🇽🇰Me rastin e përvjetorit të Betejës së Loxhës, ...
03/07/2026

FTESË PËR HOMAZHE PËRKUJTIMORE

28 vite nga Beteja e Lavdishme e Loxhës 🇦🇱🇽🇰

Me rastin e përvjetorit të Betejës së Loxhës, nën organizimin e veteranëve të Brigadave 134, 131 dhe 133 të UÇK-së, të themeluara dhe udhëhequra nga institucionet e Republikës së Kosovës, organizohen homazhe përkujtimore sipas kësaj agjende:

E Hënë 6 Korrik,

🕘 09:00 – Dranoc
🕤 09:30 – Isniq
🕙 10:00 – Strellc
🕥 10:30 – Loxhë
🕚 11:00 – Pejë, shtatorja e Kolonel Tahir Zemaj
🕦 11:30 – Pejë, shtatorja e Heroit Rrustem Bruqi
🕞 15:30 – Varrezat e Dëshmorëve, Samadrexhë (Vushtrri)

Ftojmë bashkëluftëtarët, familjet e dëshmorëve, veteranët, qytetarët dhe të gjithë ata që e nderojnë sakrificën për liri, të marrin pjesë në këto aktivitete përkujtimore.

Lavdi Heronjve të Kosovës Enver Alaj, Rrustem Bruqi dhe Lumni Surdulli!

Lavdi Komandantit, Heroit Kolonel Tahir Zemaj!

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve që ranë për lirinë dhe shtetin e Kosovës!

Address

Deçan
51000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 09:00 - 15:00
Sunday 10:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LDK Deçan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share