25/07/2026
Mirë se vini Mërgimtarë në vendlindjen tuaj, në fshatin Kusar! ❤️
Pas një viti pune, sakrifice dhe malli për vendlindjen, ju urojmë mirëseardhje në shtëpinë tuaj.
Le të mbushen rrugët e Kusarit me buzëqeshje, oborret me gëzim dhe zemrat me dashuri familjare.
Ju urojmë pushime të bukura, shëndet, lumturi dhe momente të paharrueshme pranë më të dashurve.
Shtëpia është gjithmonë aty ku rreh zemra. Mirë se erdhët në Kusar!