Lëvizja Vetëvendosje - Drenas

Lëvizja Vetëvendosje - Drenas Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas

E dashur mërgatë!Ju mirëpresim sonte, në ora 20:00, në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë!Pjesëmarrës Kryeministri, Alb...
01/08/2026

E dashur mërgatë!

Ju mirëpresim sonte, në ora 20:00, në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë!

Pjesëmarrës Kryeministri, Albin Kurti

Hapet Thirrja për aplikim Për Programin e Pagesave Direkte 2026Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (M...
22/06/2026

Hapet Thirrja për aplikim Për Programin e Pagesave Direkte 2026

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) njofton të gjithë fermerët dhe subjektet e interesuara se ka hapur thirrjen për aplikim në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2026, me qëllim të mbështetjes së prodhimit bujqësor dhe zhvillimit rural në Republikën e Kosovës.

Aplikimi për Pagesa Direkte 2026 fillon më 22 qershor 2026 dhe përfundon më 21 korrik 2026 në ora 16:00. Afati i aplikimit është 30 ditë kalendarike nga dita e shpalljes së thirrjes.
Aplikimet dorëzohen në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në komunat përkatëse.

Programi i Pagesave Direkte 2026, këtë vit, është ridizajnuar në përputhje me harmonizimin gradual me politikat e Bashkimit Evropian dhe përfshin katër shtylla kryesore:

1. Pagesa Bazë për të Ardhura - Sipërfaqe - Mbështetja jepet për sipërfaqe të pranueshme të tokës bujqësore të mbjella me: Drithëra (grurë, grurë për farë, misër, elb, tërshërë, thekër); Lulediell dhe kunguj misiri; Fasule dhe patate; Perime në fushë të hapur dhe në serra; Pemë drufrutore, arrore dhe manore; Sipërfaqe me hardhi rrushi.
2. Pagesat Rishpërndarëse, ku përfshihen: Mbështetja për hektarët e parë të fermës (0 - 0.99 ha); Mbështetja për fermerët e rinj dhe fermerët e regjistruar për herë të parë, të moshës 18 - 29 vjeç, të cilët deri në ditën e aplikimit nuk kanë mbushur 30 vjet.
3. Pagesat e Lidhura me Prodhimin e Kulturave prioritare dhe Cilësinë - ku përfshihen: Mbështetje për: Lopë qumështore, mëshqerra për riprodhim dhe buallica; Dosa për riprodhim; P**a vojse; Dele dhe dhi për mbarështim; Koshere bletësh; Misër, farë gruri; Pemishte, pemë në serrë dhe mjedra; Material fidanor të pemëve dhe vreshtave; Vreshta dhe verë të prodhuar; Perime në sera dhe në fushë të hapur; Patate, fasule, lulediell; Bimë mjekësore dhe aromatike.
4. Eko-Skemat - ku përfshihen: Mbështetje për: Bletari organike; Grurë organik; Pemishte ekzistuese; Aroni dhe lulediell në fazë konvertimi; Bimë mjekësore dhe aromatike organike dhe në konvertim.

Pas aplikimit dhe para realizimit të kontrollit në terren, çdo ndryshim lidhur me sipërfaqet, numrin e kafshëve, litrat apo kilogramët e deklaruar duhet të raportohet në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) përmes adresës elektronike [email protected] ose me shkresë të protokolluar në arkivin e AZHB-së.
Afati i fundit për njoftimin e ndryshimeve në sipërfaqe është 30 korrik 2026.

Dokumentacioni për persona juridikë

Përveç dokumentacionit specifik sipas masës përkatëse, personat juridikë duhet të dorëzojnë:
• Certifikatën e regjistrimit të biznesit (ARBK);
• Dëshmi për përmbushjen e obligimeve ndaj ATK-së;
• Konfirmimin e xhirollogarisë bankare;
• Kopjen e letërnjoftimit të pronarit të biznesit.
Fermerët që përfitojnë subvencione në vlerë mbi 30,000 euro obligohen të aplikojnë si biznes.

Gjithashtu, përfituesit që janë persona juridikë duhet të regjistrohen si furnitorë në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës (SIMFK) përmes platformës e-Kosova, në mënyrë që të mundësohet procesimi i pagesave.

Dokumentacioni dhe kriteret

Kriteret e pranueshmërisë dhe dokumentacioni i nevojshëm ndryshojnë sipas kulturës apo sektorit përkatës (drithëra, perime, vreshta, pemishte, blegtori, bletari, prodhim organik, etj.) dhe duhet të dorëzohen brenda afatit të aplikimit.
Dokumentacioni i dorëzuar pas afatit të përcaktuar nuk do të pranohet për shqyrtim.

Kontrollet dhe masat ndëshkimore

Gjatë kontrolleve në terren, në rast të konstatimit të parregullsive, do të zbatohen masat ndëshkimore në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2026 për Pagesa Direkte në Bujqësi për vitin 2026.

Informata shtesë

Informatat më të hollësishme lidhur me kulturat dhe aktivitetet bujqësore, të cilat përkrahen, si dhe detaje tjera rreth programit të sivjetmë i gjeni të listuara në thirrjen për aplikim të cilën e gjeni të publikuar në këto linqe:

• MBPZhR: https://mbpzhr.rks-gov.net/subvencione/
• AZhB: https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim
• Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

MBPZhR/AZhB fton të gjithë fermerët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas kategorisë së mbështetjes për të cilën aplikojnë.

Faleminderit, Drenas!Përherë mirënjohës dhe falënderues për secilin qytetar që na mbështeti dhe besoi në Lëvizjen VETËVE...
17/06/2026

Faleminderit, Drenas!

Përherë mirënjohës dhe falënderues për secilin qytetar që na mbështeti dhe besoi në Lëvizjen VETËVENDOSJE! në këto zgjedhje.
Çdo votë është vlerësim për punën tonë dhe obligim për të vazhduar me përkushtim edhe më të madh në punët e mira për Drenasin dhe Kosovën.

Mirënjohje të veçantë për aktivistët tanë, të cilët me shumë energji dhe vullnet ishin në terren gjatë gjithë fushatës. Ky rezultat mban vulën e punës suaj të palodhshme.

Pafundësisht falënderues ndaj mërgatës sonë për mbështetjen e parezervë për Lëvizjen VETËVENDOSJE! Fakti që në votat e mërgatës, në Drenas, Lëvizja VETËVENDOSJE! është forca e parë politike na bën krenarë dhe na jep forcë për të vazhduar përpara.

Faleminderit të gjithëve për besimin!

21 vjet Lëvizja VETËVENDOSJE!Sot, me 12 qershor, në shënim të 21-vjetorit të themelimit, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban taki...
12/06/2026

21 vjet Lëvizja VETËVENDOSJE!

Sot, me 12 qershor, në shënim të 21-vjetorit të themelimit, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban takim me mbështetës, miq, anëtarë e aktivistë në shenjë mirënjohjeje për të gjithë ata që kanë kontribuar në rrugëtimin dhe sukseset e saj ndër vite.

Takimi do të mbahet më 12 qershor 2026, në ora 20:00, në Hotel “Castel”, në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, kilometri i 10-të.

https://maps.app.goo.gl/RLg9gZaDs7uDHyot9?g_st=ic

07/06/2026
Në nderim të dëshmorëve Ramiz Bazaj, Halim Qallapeku, Bedri Bazaj, Hasan Hasani e Xhavit Hasani, si dhe të martirit Shab...
06/06/2026

Në nderim të dëshmorëve Ramiz Bazaj, Halim Qallapeku, Bedri Bazaj, Hasan Hasani e Xhavit Hasani, si dhe të martirit Shaban Qallapeku, sot kryetarja e Qendrës, Egzona Tërdevci, së bashku me kandidatët për deputetë Enver Dugolli dhe Filloreta Bujupi, aktivistë të Qendrës dhe familjarë të dëshmorëve, bënë homazhe pranë varreve të tyre.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë u përkujtua sakrifica sublime e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Vepra dhe heroizmi i dëshmorëve dhe martirëve tanë mbeten udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë, duke na kujtuar përherë çmimin e lirisë që gëzojmë sot.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit dhe nderim i pafund për familjet e tyre!

Bashkë me ministrin e mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe kandidatin për deputetet Enver Dugolli mbrëmë takuam banorët e Nekoci...
05/06/2026

Bashkë me ministrin e mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe kandidatin për deputetet Enver Dugolli mbrëmë takuam banorët e Nekocit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! 116✅️
Albin Kurti 1✅️
Ejup Maqedonci 16✅️
Enver Dugolli 95✅️
Filloreta Bujupi 101✅️
Osman Musliu 89✅️

Address

Rr. Tahir Topilla
Drenas
13000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja Vetëvendosje - Drenas posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Lëvizja Vetëvendosje - Drenas:

Shortcuts

Share