19/03/2016
Degës së FRLDK-së në Ferizaj, sot i'u bashkuan ish - Kryetari i Forumit Rinor të AAK-së së bashku me anëtarët e kryesisë së kësaj dege.
FRLDK në Ferizaj, mirëpriti këta të rinjë duke i ftuar që të jenë pjesë aktive e strukturës tonë dhe të na bashkangjiten në aktivitetet dhe punën tonë.
Kështu që duke u bërë pjesë aktive ata do të jenë të strukturuar dhe do të jenë pjesë e zgjedhjeve të forumit rinor të cilat priten të mbahen shumë shpejt, tha, anëtari i kryesisë degës z. Shkelzen Selmani dhe kryetarja e FLDK-së në Ferizaj, znj. Miranda Xhokli.
Si parti insitucionaliste e cila jep hapësirë veprimi për të gjitha gjeneratat e sidomos përkrahëse e të rinjëve, na bëri që ne pa e menduar shumë vendosë që ti bashkohemi këtij subjekti politik.
Ne kemi pasur bashkupunim edhe më herët me FRLDK-në në Ferizaj, ku idet dhe vizionet tona mund t'i realizojmë vetëm në LDK së bashku me kryetarin z. Muharrem Sfarqa i cili ofron bashkupunim të parezervë për të rinjët e Ferizajt, tha Besfort Sahiti,ish - kryetar i AAK-së