Lëvizja Vetëvendosje. Aktivistët Ferizaj

21/09/2026
NJOFTIM PUBLIKTë nderuar qytetarë të Ferizajit Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ju njofton se seanca e jas...
17/09/2026

NJOFTIM PUBLIK

Të nderuar qytetarë të Ferizajit
Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ju njofton se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal, e cila u inicua dhe u thirr me nismën tonë, nuk do të mbahet.

Kjo nismë ishte ndërmarrë me qëllim të trajtimit të çështjeve tejet me rëndësi për qytetarët dhe komunën tonë e sidomos pas gjetjeve të fundit nga ZKA. Megjithatë, pas zhvillimeve të fundit dhe vendimit të Gjykatës Speciale në raport me krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kemi vlerësuar se ky nuk është momenti i përshtatshëm për mbajtjen e kësaj seance.
Në një kohë kur familjet e të akuzuarve po përballen me një moment veçanërisht të vështirë, ndërsa i gjithë populli ynë po i përcjell këto zhvillime me shqetësim dhe ndjeshmëri, konsiderojmë se solidariteti dhe respekti njerëzor duhet të jenë në plan të parë.
Prandaj, edhe pse seanca ishte iniciuar nga ne, kemi vendosur që ta shtyejmë atë, duke u solidarizuar me familjet dhe të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë moment të ndjeshëm. Seanca do të mbahet me datën 22 shtator ora 10:00.

Për çështjet që prekin interesin e qytetarëve dhe funksionimin e komunës, do të vazhdojmë të angazhohemi me përgjegjësi dhe në kohën e duhur.
Në momente të tilla, solidariteti është më i rëndësishëm se çdo agjendë tjetër.

Grupi i Asamblistëve
Lëvizja VETËVENDOSJE!

13/09/2026

Urime Kosovë
Qeveria Kurti 4



13/09/2026
17/08/2026

Të dashur ferizajli,

Nga sot ka filluar asfaltimi i një pjese të magjistrales në Ferizaj. Sot isha personalisht për të përcjellë nga afër asfaltimin duke filluar nga Ura e Vogël (te Mobileria Migros) deri te restoranti “Ballkani”.

Traseja e e segmentit nga rruga “Driton Islami” deri te restoranti “Ballkani” pritet të përfundojë me të dyja shtresat e asfaltit dhe të hapet për qarkullim më 5 shtator 2026.

Pas përfundimit të këtij segmenti, asfaltimi do të vazhdojë nga rruga “Driton Islami” drejt rrugës “Vëllezërit Gërvalla”. Njëkohësisht, po punohet intensivisht edhe në segmentin nga rruga “Vëllezërit Gërvalla” drejt Urës së Madhe, e cila po ashtu është drejt finalizimit.

Të dashur qytetarë, po angazhohemi që punimet të ecin sipas planit, në mënyrë që ta lehtësojmë sa më shpejt qarkullimin dhe bizneset tona në Ferizaj të kenë një rrugë moderne dhe me cilësi të lartë!

Address

Ferizaj
70000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja Vetëvendosje. Aktivistët Ferizaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share