Komuna e Ferizajt

Komuna e Ferizajt Faqja zyrtare e Komunës së Ferizajt

30/09/2026
Miratohet buxheti i Komunës së Ferizajt për vitin 2027Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizaj...
30/09/2026

Miratohet buxheti i Komunës së Ferizajt për vitin 2027

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt. Hapjen e kësaj mbledhjeje e bëri kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit Zariqi, ndërsa ka marrë pjesë edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, por edhe drejtorët e drejtorive komunale.

Në fillim të kësaj mbledhjeje, Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Brahim Osmani nga Lëvizja Vetëvendosje kërkuan që të bëhej ndryshimi i pikave të rendit të ditës. Ata kërkuan që pika e katërt e rendit të ditës të kalojë tek pika e shtatë e rendit të ditës, ndërsa kjo pikë të renditej si e katërta. Por kjo gjë nuk ndodhi dhe anëtarët e LDK-së dhe VV-së lëshuan sallën.

Bile, anëtarët e LDK-së, ndryshe nga subjektet e tjera politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës, nuk e votuan edhe deklaratë, duke zgjedhur ta lëshojnë sallën në momentin kur Kuvendi po shprehte qëndrimin e tij lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në hapjen e diskutimit për buxhetin komunal, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se në këtë seancë të fund-shtatorit, si rëndom në këtë hark vjetor buxhetor, në agjendë pune kanë dokumentin themelor të qeverisjes lokale, Projektbuxhetin e Komunës për vitin buxhetor 2027, si dhe planifikimin e hershëm për vitet pasuese.

Sipas tij, ky dokument nuk është thjesht i tillë, dokument që përmban përmbledhje shifrash, dokument shumëfaqësh, por në thelb e qëllimin parësor të tij ka sendërtimin e vizionit, pikëpamjen e Ferizajt të së ardhmes, duke gërshetuar e formuar në vetvete boshtin e investimeve kapitale që presin, kërkojnë, duan ferizajasit dhe Ferizaj.

“Duke qenë kështu, i rëndësisë kapitale e vendimtare për të ardhmen e Ferizajt e ferizajasve, ky projeksion buxhetor ndikon drejtpërdrejt në përditshmërinë e ferizajasve, në kërkesat që ata kanë, në nevojat e së ardhmes që koha i shpalos sot. Andaj, ne, ekipi ynë qeverisës, për t’i dhënë konturat këtij buxheti, dëgjuam qytetarët, pyetëm ata, përfshimë idetë e tyre, mbi të gjitha i dhamë drejtim projektimit e zgjidhjes së kërkesave që bartin nevojat komunitare. Ky volum i organizuar i punëve publike përfshin çdo lagje, çdo fshat e secilën zonë të Ferizajt në projeksionin vjetor e të viteve pasrendëse buxhetore. Aty është zëri i qytetarëve e mbi të gjitha bindja jonë se me guxim, me vizion, duke qenë të qëndrueshëm e të palodhshëm në angazhimin tonë publik, të bëjmë atë për të cilën morëm besim, atë që dëshmuam ndër vite se dimë, mundemi dhe ia dalim ta bëjmë më së miri – t’i shërbejmë ferizajasve, t’i sjellim Ferizajt vepra publike kapitale që nxisin hovet e zhvillimit të tij, siç po ndodh për gjithë këto vite. Natyrisht, përveç punëve publike që po jetësohen në harqe kohore të parashikuara me kontrata, projeksionin tonë buxhetor e pasuruam edhe me dhjetëra projekte të reja, me ide e nisma që janë përkthyer në objektiva tona të përditshme të punës”, është shprehur Aliu.

Ai tutje ka thënë edhe një të vërtetë që secili prej nesh e di, e ndjen dhe e sheh çdo ditë. Jo vetëm Ferizaj, por veçanërisht Ferizaj, po përballet me situata sfiduese në aspektin buxhetor, pa mbështetje siç meriton, me pengesa që trashin vështirësitë, por ne ju themi ferizajasve, me sinqeritetin më të plotë, me bindjen më të thellë, se askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë hapërimin e Ferizajt shtigjeve të zhvillimit, ecjen tonë përpara siç meriton Ferizaj ynë.

“Dhe i themi PO: Do të rikthehet shpejt Ferizaj, do të vazhdojmë me punë e vepra të reja publike, ecim bashkë drejt asaj çfarë meritojmë, shërbejmë komunën tonë.

Janë të shumta nismat tona të punës, të cilat paraqiten detajisht e të përllogaritura në këtë projeksion buxhetor, shtrirë në kohë zbatimi e me buxhetet që kërkojnë, garanci kjo se ato do të realizohen, do të jetësohen, për t’i shërbyer ndër breza qytetin dhe fshatrat tona.

Buxheti i Komunës së Ferizajt për vitin 2027 arrin lartësinë në vlerën totale 56,102,329.00, e që, ndarë vetëm në fushën e investimeve kapitale, kemi 15,350,388 për projektet kapitale të Komunës së Ferizajt për vitin kalendarik 2027.

Me vendimmarrjen tuaj sot për këtë projeksion buxhetor, vendosim bashkë në kalendarin e punëve publike, projekte të reja, nisma me dobi direkte për qytetarët, për të mos u ndalur, për të mos njohur stagnimin në rrugëtimin tonë për Ferizajn që i takon gjeneratës tjetër. Në fokus patëm dhe kemi projektet e gjelbra si kryefjalë e mandatit tonë qeverisës, i cili përkthehet jo në fjalë, por në vepra të rëndësisë kapitale, masive të gjelbra, si zgjerimi i Parkut të Lirisë e Parku në Kodrën e Sherretëve, tashmë i përfunduar. Shto kësaj edhe parqet në zonat e ndryshme të qytetit, si Parku tek ish-KRM “Pastërtia”, si dhe Parku tek ish-Stacioni i Autobusëve, gati në përfundim, për të vazhduar po kështu edhe me mbjelljen e mijëra drunjve të rinj në zonën e qytetit që formësojnë një kurorë të gjelbër masive në zemër të qytetit tonë. Ferizajt të Gjelbër do t’i shtojmë edhe Parkun e Ri të Qytetit, si dhe ndërtimin e Bulevardit të Rinisë – kuarte e korridore këto të gjelbra që i japin identitet krejt të ri urban qytetit tonë”, tha Aliu.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, është ndalur edhe tek infrastruktura e qytetit të Ferizajt.

“Në fushën e infrastrukturës rrugore, ku shkëlqeu e u shndërrua në referencë Ferizaj ynë përgjatë viteve, do të vazhdojmë me punë e projekte transformuese që japin dimensione të reja zhvillimi e çelin mundësi të shumëfishta për qytetarët e bizneset, shërbimet e investimet në të ardhmen.

Nga projektet që padyshim do të lënë gjurmë në fizionominë urbane të Ferizajt është ai i ndërtimit të shesh*t nga rruga “Madeleine Albright” deri tek Teatri i Qytetit – një vepër kjo e re identitare që i vishet trupit të transformuar të qytetit. Do të vazhdojmë me projektin e ri për ndërtimin e Unazës së Brendshme të Qytetit, që rrit mobilitetin e sigurinë, me kushte e standarde infrastrukturore model. Në këtë projeksion zënë vend të rëndësishëm edhe projektet që lidhin Ferizajn – zonën urbane me atë rurale dhe fshatrat me njëra-tjetrën, si asfaltimi i rrugës që lidh rrugën “Naim Beka” me rrugën “Epopeja e Jezercit”, rruga Manastirc-Pleshinë, rruga Zaskok-Ferizaj, rruga Varosh-Gurëz, rruga Prelez i Jerlive-Prelez i Muhaxherëve e dhjetëra projekte të asfaltimeve të rrugëve në fshatra si në Mirash, Balaj, Rakaj, Slivovë, Dremjak, Pleshinë, Komogllavë e pothuajse në të gjitha fshatrat e Komunës sonë, përfshirë edhe investimet në infrastrukturën nëntokësore, si në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit”, ka potencuar këto projekte numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu.

Ndërsa, sa i përket fushës së shëndetësisë, Aliu ka thënë se do të vazhdohet me ritmin e njëjtë në infrastrukturën shëndetësore, si përmes ndërtimit të objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ndërtimit të një QMF-je në qytet, QMF-ja nr. 12, si dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare në Koshare dhe Rakaj, pa lënë anash edhe investimet në rritjen e cilësisë së shërbimeve përmes blerjes së aparaturave më të avancuara, si dhe fuqizimin e shërbimit të kujdesit paliativ.

“Në këtë spektër të investimeve parashohim edhe ndërtimin e shtëpisë për mbrojtjen e fëmijëve në Ferizaj – Qendër Burimore për Fëmijët me Nevoja të Veçanta, një projekt ky i rëndësisë së veçantë për fushën e mirëqenies sociale”, ka thënë Aliu.

Ndërsa, sa i përket fushës së arsimit, ai ka thënë se vazhdojnë me investimet infrastrukturore përmes ndërtimit të objekteve të reja shkollore, si në Manastirc, Varosh, Tërrn, duke i shtuar edhe hapësirat sportive ambienteve shkollore, si Salla e Sporteve për Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” dhe Shkollën e Mjekësisë “Elena Gjika”, Kompleksi për Sportin Shkollor në hapësirën e ish-Stadiumit “Ismet Shabani” e të tjera investime të kësaj natyre në shumë prej shkollave të fshatrave të Ferizajt.

“Po kështu, fokus të veçantë në këtë fushë do të ketë digjitalizimi, ku kemi në kalendarin e investimeve tona pajisjen e të gjitha dhomave të mësimit me tabela digjitale (smart board), blerjen e pajisjeve dhe rregullimin e kabineteve profesionale në shkolla, si dhe ndërlidhjen e bibliotekave të shkollave me bibliotekën e qytetit, një mundësi kjo për nxënësit që t’i qasen literaturës shpejt, lehtë dhe në formë digjitale. Komuna do të investojë edhe në rregullimin e hapësirave të përshtatshme për kopshtet për fëmijë, si dhe në ndërtimin e objekteve të reja të kopshteve për fëmijë, që do të përballonin kërkesat vazhdimisht në rritje të regjistrimit të fëmijëve në kopshte publike”, ka thënë Aliu.

Kryetari Aliu ka folur edhe për sferën e kulturës, rinisë dhe sportit.

“Në sferën e kulturës, rinisë dhe sportit, kemi në projeksionin tonë buxhetor tri projekte të reja, me rëndësi historike e të trashëgimisë kulturore për Ferizajn e gjithë trevën tonë: rikonstruktimi i Kompleksit Memorial të Dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj, projekti i ndërtimit të Kompleksit Muzeor “Hani i Ferizit”, një dëshmi kjo e kujtesës dhe historisë së qytetit tonë, si dhe ndërtimi i veprave skulpturale – identitet e simbole të zhvillimit të Ferizajt ndër periudha të ndryshme historike.

Në planin e infrastrukturës sportive parashihen projekte të shumta që i japin dhjetëra mijëra metra hapësira të reja sportive sportistëve dhe sportdashësve ferizajas. Janë projekte si ndërtimi i Palestrës së Re Sportive në qytet, ndërtimi i Stadiumit Ndihmës të Futbollit në Sazli, fushave ndihmëse në Saraishtë e Dardani, si dhe terrene e fusha sportive të shumta të shtrira në gjithë zonën urbane, ato që përmbushin synimet tona në këtë komponentë të rëndësishme të jetës shoqërore”, tha Aliu.

Tutje, Aliu ka folur edhe për planin e investimeve në bujqësi, zhvillimin e turizmit, por edhe në fushën e administratës, pronës, kadastrit e gjeodezisë, ku do të vazhdojnë përpjekjet, investimet e nismat tona për të modernizuar e digjitalizuar shërbimet, me qëllim rritjen e cilësisë, shpejtësisë dhe qasjes së qytetarëve në shërbimet komunale.

Pas fjalimit të Kryetarit Aliu, pati diskutime nga ana e pozitës, të cilët vlerësuan lart këtë buxhet.

Po ashtu, në këtë mbledhje u diskutua edhe propozim-vendimi për themelimin e panelit për përzgjedhjen e Komitetit Konsultativ. Në këtë panel do të jenë këta anëtarë:

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Alberton Sahiti, paraqiti propozim-vendimin për miratimin e raportit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, raport ky që u miratua njëzëri.

Në mbledhje u diskutua edhe Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për efikasitetin dhe efektivitetin në procesin e ndërtimeve të larta në Komunën e Ferizajt.

Gjithashtu, drejtori Alberton Sahiti paraqiti propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave, si dhe propozim-vendimin me nr. 01.Nr.59, të datës 29.05.2026.

Ndërkaq, drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami, ka paraqitur edhe propozim-vendimin për bashkëfinancim me organizatën GLV “Bifurkacioni”.

30/09/2026

TË NDERUAR BASHKËLUFTËTARË, STUDENTË DHE BASHKËQYTETARË,

LIRIA KA EMER - UÇK

Më 1 tetor, në ora 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbahet protesta “JO NË EMRIN TIM!”, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë në Hagë.

Nga Palestra “Bill Clinton”, nisja bëhet në ora 14:00, në mënyrë te organizuar me autobusë.

Të bëhemi bashkë, të zëshëm dhe të vendosur.
Më 1 tetor, Prishtina na pret!

Për drejtësi. Për dinjitet. Për Çlirimtarët!
TË GJITHË BASHKË!

Kuvendi i Komunës shpreh mospajtimin me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj krerë...
30/09/2026

Kuvendi i Komunës shpreh mospajtimin me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj krerëve të UÇK-së

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, së bashku me anëtarët e Kuvendit, gjatë ditës së sotme kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për të shprehur mospajtimin me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj krerëve të UÇK-së.

Megjithatë, pak para leximit të kësaj deklarate, sallën e kanë lëshuar anëtarët e Kuvendit të Komunës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ndryshe nga subjektet e tjera politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës, përfaqësuesit e LDK-së nuk e votuan këtë deklaratë, duke zgjedhur ta lëshojnë sallën në momentin kur Kuvendi po shprehte qëndrimin e tij lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Këtë deklaratë e lexoi Kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi.

Në këtë deklaratë thuhet:

Kuvendi i Komunës së Ferizajt, në emër të qytetarëve të Komunës së Ferizajt, shpreh mospajtimin e tij të thellë, papranueshmërinë e aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16.09.2026 ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është lufta e popullit shqiptar për liri, ishte luftë e drejtë, e pastër, çlirimtare, vazhdimësi e përpjekjeve tona shekullore për liri, e lindur nga rrethanat e rënda të represionit, dhunës, vrasjeve dhe dëbimit të popullsisë shqiptare të Kosovës.

Ferizaj gjatë gjithë historisë tonë kombëtare, përgjatë shekujve si e gjithë Kosova, dha dëshmorë e martirë, dha luftëtarë e heronj në përpjekjen e luftën tonë për liri.

Përpjekjet tona shekullore për liri, kulmuan me luftën tonë të drejtë çlirimtare, me emblemën e krenarisë e lavdisë sonë kombëtare – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Për Ferizajn dhe ferizajasit, është i papranueshëm, i padrejtë, i pambështetur në të vërtetën faktike e historike, i paprovuar me fakte e mohues i përpjekjeve tona gjithë popullore për liri - Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara i datës 16 Shtator 2026 ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Theksojmë se aktgjykimi i shkallës së parë nuk është fundi i procesit, beteja për të vërtetën e luftës sonë çlirimtare vazhdon. Kjo betejë vazhdon në rrugë institucionale, vazhdon e rritet çdo ditë me zërin e mijëra qytetarëve në sheshet e lirisë, në sheshet e çdo qyteti, në kryeqendrën tonë, veç me një thirrje: Liri për Çlirimtarët! Ferizaj dhe gjithë Kosova, pret çlirimtarët, pret etërit themeltar, ikona të luftës dhe të paqes.


Procedura e ankimimit është pjesë e drejtësisë dhe ne shprehim pritjen që aty të shqyrtohen e të korrigjohet kjo padrejtësi, të rrëzohet tërësisht në të gjitha pikat e tij, ky vendim i pashembullt në drejtësinë ndërkombëtare.

Kuvendi i Komunës shpreh solidaritet me familjet e Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, familjet e Dëshmorëve të Kombit, invalidëve e veteranëve të UÇK-së, ish të burgosurve politik, si dhe me të gjithë qytetarët që këtë proces e kanë përjetuar me dhembje, dëshpërim dhe shqetësim.

Kuvendi i Komunës u bën thirrje qytetarëve të Ferizajt dhe të gjithë Kosovës që, përkundër dhembjes dhe emocioneve të forta, të ruajnë qetësinë, dinjitetin dhe unitetin, duke shprehur qëndrimet e tyre në mënyrë paqësore dhe institucionale.


Duke pasur parasysh se vendimi u shpall me formulimin “Në emër të popullit të Kosovës” Kuvendi i Komunës së Ferizajt përcjell qartë mesazhin e qytetarëve të tij:

“JO NË EMRIN TIM !”

Kjo është shprehje e mospajtimit me këtë Aktgjykim dhe njëkohësisht e të drejtës për të kërkuar drejtësi për udhëheqësit e UÇK-së, udhëheqësit e luftës sonë çlirimtare e etërit themeltar të lirisë e shtetësisë sonë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Mbledhja e Kuvendit Komunal 30.09.2026
30/09/2026

Mbledhja e Kuvendit Komunal 30.09.2026

Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.

🏆 Kush mund të nominohet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit?Këtë vit do të ndahen shtatë çmime, të cilat vlerësojnë ko...
29/09/2026

🏆 Kush mund të nominohet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit?

Këtë vit do të ndahen shtatë çmime, të cilat vlerësojnë kontributin e vullnetarëve dhe të atyre që e mbështesin vullnetarizmin. Mësoni më shumë për secilin çmim dhe kriteret minimale për nominim!

📅 Nominimet janë të hapura deri më 25 tetor 2026, ora 23:59
🔗 Klikoni linkun më poshtë për të mësuar më shumë dhe për të nominuar një biznes, një individ apo veten!
https://toka-ks.org/nominimet-per-cmimet-e-vullnetarizmit-te-vitit-2026-jane-te-hapura/

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe programi “EJA Kosovë” i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), i bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.

--

🏆 Who can be nominated for the Volunteerism of the Year Awards?

This year, seven awards will be presented to recognize the contributions of volunteers and those who support volunteerism. Learn more about each award and the minimum nomination criteria!

📅 Nominations are open until 25 October 2026!
🔗 Click the link below to learn more and nominate a business, an individual, or yourself!
https://toka-ks.org/en/nominations-for-the-2026-volunteerism-awards-are-now-open/

The Volunteerism of the Year Awards are supported by the European Union Office in Kosovo and the Kosovo Foundation for Civil Society (KCSF) programme “EJA Kosovë,” co-funded by the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) and Sweden.

https://www.facebook.com/share/1Dhjg2voEm/?mibextid=wwXIfr

In Kosovo there are many changemakers who see improving the community as a personal responsibility, so we believe that everyone’s contribution should be valued and rewarded, especially when it comes in the form of volunteer work. After two successful editions that have brought dozens of inspiring ...

27/09/2026

Nesër, për Dëshmorët, për Çlirimtarët, për Lirinë🇦🇱🇽🇰

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

Liri për Çlirimtarët!

Vendim për ndarjen e bursave për drejtimet deficitare të matematikës dhe fizikës për vitin akademik 2025–2026
25/09/2026

Vendim për ndarjen e bursave për drejtimet deficitare të matematikës dhe fizikës për vitin akademik 2025–2026

Address

Dëshmorët E Kombit
Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38380011005

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Ferizajt posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share