Filatelia - Posta e Kosovës

Filatelia - Posta e Kosovës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Filatelia - Posta e Kosovës, Fushë Kosovë.

27/08/2026

Pulla postare e lehtë në valixhe, por e rëndë në peshoren e vlerës!

Merre pak Kosovë me vete!

Për porosi dhe informata:

Filatelia - Posta e Kosovës
📞 +383 38 246 770
📧 [email protected]
🌐 www.postakosoves.com

26/08/2026

MERRE PAK KOSOVË ME VETE

Tani që pushimet po mbarojnë dhe po ktheheni atje ku ju pret puna, merrni me vete edhe kujtimet më të bukura nga vendlindja.

Përvojat nga vendlindja mezi prisni t’i ndani me miqtë dhe kolegët tuaj.
Nëse dëshironi t’u dhuroni diçka të bukur dhe me vlerë të madhe, pulla postare është një dhuratë e veçantë me shumë porosi!

Ju, tregoni botës sa bukuri të rralla ka vendlindja juaj, Kosova.
Ne, kujdesemi që ato t’i përjetësojmë në pulla postare.

Merrni pulla postare për vete, për miqtë dhe kolegët tuaj.

BLERJE DIREKTE:
Zyra Postare 5 – Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë
📅 26, 27 dhe 28 gusht

K O N T A K T I P Ë R P O R O S I

Filatelia - Posta e Kosovës
Rr. Nëna Terezë, p.n.
12000 Fushë Kosovë, Kosovë
📞 +383 38 246 770
✉️ [email protected]

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë gjithmone pranë!
21/08/2026

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë gjithmone pranë!

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, Filatelia...
19/08/2026

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, Filatelia e Posta e Kosovës rikthen në kujtesë këtë pullë postare, të emetuar në vitin 2019, si një shenjë mirënjohjeje për një mik të madh të Kosovës.

Gëzuar 80-vjetorin, President Clinton!

Emisioni i ri i pullave postare.Shpella e Radavcit--------------------------------Posta e Kosovës- Filatelia, lëshon sot...
12/08/2026

Emisioni i ri i pullave postare.
Shpella e Radavcit
--------------------------------
Posta e Kosovës- Filatelia, lëshon sot në qarkullim emisionin e pullave postare me titull “Shpella e Radavcit”, kushtuar një prej monumenteve më të veçanta të trashëgimisë natyrore të Kosovës.
Shpella e Radavcit përfaqëson një vlerë të rëndësishme të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të vendit. E mbrojtur si monument natyror që nga viti 1983, ajo së bashku me Burimin e Drinit të Bardhë shtrihet në një sipërfaqe prej 89.94 hektarësh dhe përbën një nga komplekset më të veçanta natyrore të Kosovës.
E vendosur pranë fshatit Radavc, rreth 11 kilometra nga Peja, në pjesën verilindore të Bjeshkëve të Nemuna, Shpella e Radavcit është një nga destinacionet e rëndësishme të turizmit natyror në Kosovë. Veçantia e saj natyrore dhe vlera turistike e bëjnë atë një simbol të bukurisë dhe pasurisë së peizazhit natyror të vendit.
Përmes emisionit filatelik “Shpella e Radavcit”, Posta e Kosovës synon të kontribuojë në promovimin dhe dokumentimin e vlerave natyrore të Kosovës, duke i sjellë ato përmes filatelisë në vëmendjen e publikut vendor dhe ndërkombëtar.
Pullat postare, përveç funksionit të tyre në komunikimin postar, përbëjnë edhe një mënyrë të veçantë për të ruajtur, dokumentuar dhe promovuar trashëgiminë, historinë, kulturën dhe bukuritë natyrore të vendit.
Posta e Kosovës i fton koleksionistët, institucionet, bizneset dhe të gjithë qytetarët që ta bëjnë pjesë të koleksioneve dhe komunikimit të tyre këtë emision të veçantë filatelik, i cili i kushtohet një prej monumenteve më të çmuara natyrore të Kosovës.

Filatelia e Postës së Kosovës përkujdeset të përkujtojë figurat emblematike të historisë sonë. Pulla postare kushtuar Ad...
26/07/2026

Filatelia e Postës së Kosovës përkujdeset të përkujtojë figurat emblematike të historisë sonë. Pulla postare kushtuar Adem Demaçit nderon jetën, veprën dhe idealin e tij për liri, drejtësi dhe dinjitet kombëtar.

Posta e Kosovës

Pushimet fillojnë me një histori. Zbuloni bukuritë e Kosovës përmes pullave postare të Filatelisë së Posta e Kosovës. Mi...
23/07/2026

Pushimet fillojnë me një histori. Zbuloni bukuritë e Kosovës përmes pullave postare të Filatelisë së Posta e Kosovës.

Mirësevini në Kosovë!

Emisioni i ri i pullave postare.''Diversiteti i gjallë- Vipera ammodytes''
15/07/2026

Emisioni i ri i pullave postare.
''Diversiteti i gjallë- Vipera ammodytes''

Filatelia e Posta e Kosovës rishpall konkurs.
14/07/2026

Filatelia e Posta e Kosovës rishpall konkurs.

Filatelia e Postës së Kosovës rishpall konkursin për dizajne artistike të motiveve për pulla postare me temën:

"Trashëgimia kulturore – Objekti i ish-Bankosit" dhe "Rruga e Marin Barletit – Prizren".

✅ Konkursi do të jetë i hapur deri më 24.07.2026.

Për informata shtesë, na kontaktoni:
☎️ +383 (0)38 246 770
📧 [email protected]
🌐 https://postakosoves.com/konkurse-filatelike/

07/07/2026

Video zyrtare nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).Ndiqni RTK pë...

Address

Fushë Kosovë
12000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338246770

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Filatelia - Posta e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share