Lëvizja Vetëvendosje - Gjakovë

Lëvizja Vetëvendosje - Gjakovë Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen.

Gjakova, Komuna ku uzurpatorët dhe grupet kriminale kanë hyrë thellë në sistem!Si Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gja...
27/08/2026

Gjakova, Komuna ku uzurpatorët dhe grupet kriminale kanë hyrë thellë në sistem!

Si Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë, i kemi parë me shqetësim skandalet e vetëm disa ditëve të fundit të Komunës së Gjakovës, skandale në të cilat përfshihen eksponentë të Aak-së nën qeverisjen e sotme të Ardian Gjinit, apo qeverisjen e dikurshme të Pal Lekajt, i njohur më vonë edhe për aferën korruptive të 53 milion eurove sa ishte minister.

Rasti i publikuar ditë më parë ne mediumin Kallxo, ku në mënyrë të paprecedentë një ish drejtori komunal i mundësohet marrja e pronës komunale për ndërtim, me lajthitje institucionale herë si objekt afarist e herë si hotelier, pasuar me manipulime tenderësh për lule e tenderë të manipuluar për rrënime objektesh, bashkë dhe me militantë në zyret e Komunës të zënë me sasi droge sikur të ishin kartele të botës së tretë, janë vetëm maja e ajsbergut të aferave nën qeverisjen e Aak-së.

Ndonëse po e përsërisim se këto raste dhe të tjera i kemi denoncuar në vazhdimësi në Kuvendin Komunal, në konferenca për media, madje kemi dërguar edhe lëndë organeve të sigurisë edhe gjatë mandatit të Ardian Gjinit për qfarë nuk kemi marrë përgjigje adekuate asnjëherë, konsiderojmë se është momenti i fundit që prokuroria të vihet në alarm dhe ti hetojë seriozisht këta individë e zyrtarë të një klike të ngushtë klienteliste, të cilët për vite me rradhë shkatrruan Gjakovën dhe të ardhmen e saj.

Lëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra në Gjakovë

27 Gusht 2026

26/08/2026
21/08/2026

Mbyllet veprimtaria e jashtëligjshme në Liqenin e Radoniqit: Mbrojtja e ujit të pijshëm nuk ka kompromis! 💧

​Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit të restorantit dhe hotelit "Liqeni i Dukagjinit", i cili ndodhet në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit dhe ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor.

Operatori ka 10 ditë afat të largoj nga prona pajisjet, ndërsa KRU "Gjakova" obligohet të kujdeset që kjo të ndodh dhe të shkëput kontratën me operatorin.

Ky aktivitet ka qenë në shkelje flagrante të Ligjit për Ujërat, Vendimit 09/127 të Qeverisë për caktimin e zonave sanitare të Liqenit të Radoniqit dhe akteve të tjera nënligjore, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Si Ministri, kemi kërkuar hetim të plotë të të gjitha rrethanave dhe përgjegjësve që kanë mundësuar këtë abuzim të hapur. Kjo përfshin edhe hetimin e veprimeve të ish-zyrtarëve përgjegjës, të cilët mund të kenë keqpërdorur detyrën për të lejuar këtë situatë.

​Mbrojtja e burimeve dhe rezervuarëve të ujit të pijshëm është obligim ligjor dhe përgjegjësi e jona thelbësore ndaj qytetarëve. Ujërat e Kosovës do t’i mbrojmë me vendosmëri, pa asnjë përjashtim!

REAGIM!Si Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe si subjekti më i madh opozitar në Gjakovë, dënojmë ashpër qasjen e qeveris...
15/08/2026

REAGIM!

Si Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe si subjekti më i madh opozitar në Gjakovë, dënojmë ashpër qasjen e qeverisjes lokale në Gjakovë në krye me Ardian Gjinin, pas rastit të fundit të anulimit të Kontratës për furnizimim me lule nga ana e OSHP-së.

Komuna e Gjakovës në mënyrë flagrante ka shkelur çdo normë ligjore e procedurale që nga shpallja e këtij tenderi e deri në finalizimin e tij, duke e shpallë fituese të tenderit për furnizim me lule në vlerë 30 000 euro, një biznes në fushën e bletarisë, biznes ky i cili nuk kishte asnjë lidhje me veprimtarinë e kërkuar të furnizimit me lule dhe materiale të tjera të ngjashme.

Krahas shkeljes ligjore duke i mundësuar pjesmarrjen në tender një kompanie e cila nuk plotësonte asnjë kriter, në anën tjetër Komuna e Gjakovës në mënyrë të pa precedentë iu ka pamundësuar kompanive tjera qasjen e kërkuar në pasqyrën e saktë të dokumentacionit zyrtarë, elemente këto të cilat përbëjnë shkelje të rënda penale, në drejtim të favorizimit dhe garës së pa barabartë në kontrata të shërbimeve publike komunale.

I bëjmë thirrje prokurorisë dhe organeve ligjzbatuese, që sa më parë të fillojnë hetimin e këtij rasti dhe rasteve tjera potenciale, të cilat kanë kalbur sistemin e meritokracisë dhe dëmtojnë bizneset që punojnë çdo ditë me cilësi e ndershmëri të lartë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra në Gjakovë

15 Gusht 2026

10 vite pa Tuha Qurdinën!Kryetari i Qendrës/Zv.Ministri Agon Batusha, i shoqëruar nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës,...
11/08/2026

10 vite pa Tuha Qurdinën!

Kryetari i Qendrës/Zv.Ministri Agon Batusha, i shoqëruar nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Profesor Ardian Gola, deputetja Arbërie Nagavci, antarë kryesie të Qendrës, asambleistë dhe aktivistë, sot bënë nderime tek varri i të ndjerit Tuha Qurdina, me rastin e përvjetorit të ndarjes nga jeta.

Tuha Qurdina ishte intelektual dhe veprimtar i qytetit tonë, i cili njëherit ishte kryetari i parë i zgjedhur nga zgjedhjet e para me struktura të Qendrës së Lëvizjes në Gjakovë, në Qershor të vitit 2011, përderisa idealit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! iu bashkua në vitin 2010.

Z. Tuha ishte njeri i vlerave, njeri me virtyte të larta, i ndershëm dhe i dashur për të gjithë, profesionist i madh, i drejtë e gjithmonë në shërbim të së mirës së shoqërisë.

Andaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta kujtojë përherë veprën e Tuha Qurdinës, si të pa shoq dhe si veprimtar që kontribuoi pashtershëm për Lëvizjen, për Gjakovën dhe mbarë Kosovën!

I QOFTË I LEHTË DHEU I KOSOVËS!

Lëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra në Gjakovë

11 Gusht 2026

Homazhe me rastin e përvjetorit të rënies së Dëshmorëve Elton Zherka dhe Përmet Vula!Kryetari i Qendrës/Zv.Ministri Agon...
11/08/2026

Homazhe me rastin e përvjetorit të rënies së Dëshmorëve Elton Zherka dhe Përmet Vula!

Kryetari i Qendrës/Zv.Ministri Agon Batusha, i shoqëruar nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Profesor Ardian Gola, deputetja Arbërie Nagavci, Asambleistë, antarë kryesie të Qendrës dhe aktivistë, bënë homazhe në Varrezat e Qytetit në Gjakovë, në nderim të Dëshmorëve të Kombit Elton Zherka dhe Përmet Vula, në përvjetorin e 28-të të rënies së tyre në Altarin e Lirisë.

Vepra dhe sakrifica deri në vetëmohim e Eltonit dhe Përmetit, bashkë me djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbetet përherë udhërrëfyes i shenjtë në punën tonë për Republikën dhe Kombin.

LAVDI! 🇦🇱

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Gjakovë

11 Gusht 2026

03/08/2026

Lëvizja VETËVENDOSJE! votoi kundër propozimit për rritjen e qmimit apo tarifave mujore të pagesave nga ana e K.R.M "ÇABRATI".

Sqarime lidhur me këtë qështje dha shefi i grupit të Këshilltarëve Komunal, Ngadhnjim Dana.

03/08/2026

Mbledhja e Asamblesë Komunale në Gjakovë!

Diskutim mbi gjetjet e Raportit të Auditorit për Komunën e Gjakovës, nga ana e shefit të grupit të Këshilltarëve Komunal, Ngadhnjim Dana.

Lëvizja pret Mërgatën, Lëvizja me Mërgatën!Mërgata ka qenë gjithmonë një shtyllë e fuqishme e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe...
01/08/2026

Lëvizja pret Mërgatën, Lëvizja me Mërgatën!

Mërgata ka qenë gjithmonë një shtyllë e fuqishme e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe frymëzim për organizatën tonë kudo.

Andaj, sonte, e shtunë, duke filluar nga ora 20:00, në Sheshin „Adem Jashari“ në Prishtinë, takohemi në pritjen e sivjetme që Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon për mërgatën.

I pranishëm do të jetë edhe kryetari i Lëvizjes, njëherazi kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ju mirëpresim!

28/07/2026

Në seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 22 Qershor 2023, pas pyetjes së deputetit Agon Batusha, ministri i infrastrukturës Liburn Aliu kishte dhënë të gjitha informatat lidhur me investimin e Qeverisë së Kosovës në projektin e Qarkores së re të Qytetit në Gjakovë, ku përfshihet edhe segmenti i sapo përfunduar në vazhdimin e rrugës Bujar Roka, ku vetëm në këtë segment Qeveria Kurti ka investuar mbi 5 milion euro, ndërsa në tërë projektin e Qarkores investimi i Qeverisë arrin në 8.7 milion Euro.

Address

Ismail Qemali
Gjakova
50000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 10:00 - 15:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja Vetëvendosje - Gjakovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share