19/08/2017
Fletë-informacion
Dhënja e vizës për kërkim pune
Ambasada shpreh në mënyrë të qartë se të gjitha dokumentet (fletë-informacionet, formularët e aplikimit) e
ambasadës janë pa pagesë. Shpenzimet, p.sh. të telefonit dhe faksit duhet kompenzuar. Përveç kësaj, ju bëjmë me dije
se, korruptimi, gjegjësisht tentimi për të korruptuar bashkëpunëtorët e Ambasadës përveç pasojave penale, do të ketë
si pasojë edhe refuzimin e vizës.
Ambasada lidhur me preocedurën e vizës duhet ta përfshijë zyrën kompetente për të huajt në Gjermani. Veç
kësaj është i nevojshëm edhe pëlqimi nga Agjensioni Federal për Punësim në Gjermani. Për këtë arsye
procedura, si rregull zgjatë së paku një muaj, ndonjëherë dukshëm më gjatë. Ky afat nuk mund të shkurtohet,
për këtë arsye është e domosdoshme të aplikohet me kohë. Prandaj ju lusim për mirëkuptim që kërkesat
lidhur me ecurinë e lëndes tuaj nuk mund të përgjigjen brenda një afati prej 8 javësh nga data e aplikimit.
Në kuadër të paraqitjes personale duhet të paraqiten çdoherë dokumentet vijuese:
– Dy formularë të plotësuar me shkronja të shtypit ose të makinës për shkrim dhe të nënshkruara nga vet
parashtruesi kërkesës
– Tri fotografi biometrike të pasaportës (jo më të vjetra se 6 muaj)
– Pasaporta valide e udhëtimit (të jetë së paku 6 muaj e vlefshme)
– Çertifikata familjare (jo më e vjetër se 6 muaj)
– Diploma e përfundimit të shkollës së lartë; në rast se shkollimi
nuk është kryer në Gjermani, duhet
bashkëngjitur përkthimi në gjuhën gjermane apo angleze. Nëse diploma e shkolës së lartë/ diploma
universitare veç është e njohur në Gjermani, ose aplikuesi i është nënshtruar ndonjë provimi të
krahasueshmërisë, aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten dëshmitë përkatëse.
– Deklaratën zyrtare të zotimit për kohëzgjatjen e qëndrimit duke dhënë qëllimin e qëndrimit për kërkim pune.
Keni parasysh: Viza për kërkim pune mund të ndahet vetëm për personat me kualifikim të lartë. Aplikuesi duhet të
paraqes dëshminë përkatëse rreth kualifikimit. Diploma kosovare e shkollës së mesme nuk i përgjigjet një diplome
gjermane të shkollës së lartë.
Keni parasysh: Në rast se kualifikimi i lartë nuk është kryer në Gjermani, marrja e vizës ndër të tjera, varet nga ajo,
nëse kualifikimi njihet në Republikën Federale të Gjermanisë, apo nëse provimi përkatës e cilëson shkollimin si të
krahasueshëm me një shkollim të ngjashëm në Gjermani. Me ligjin për përmirësimin e konstatimit dhe njohjes së
kualifikimeve profesionale jashtë vendit, aplikuesi e ka mundësinë që ta nis këtë procedurë para se të udhëtojë për në
Republikën Federale të Gjermanisë.
Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe në 2 kopje bardh e zi.
Ju lutem të keni parasysh se vetëm kërkesat e kompletura do të pranohen dhe përpunohen. Pranohen vetëm
përkthimet nga përkthyes gjyqësorë. Kompletimi i dokumenteve nuk shpie automatikisht në dhënien e vizës.
Dokumentet e falsifikura shpiejnë automatikisht në refuzimin e vizës.
Taksa në vlerë prej 60,00 EUR duhet të paguhet me para në dorë gjatë aplikimit. Ambasada Gjermane pranon
kartëmonedha deri në shumën prej 50,00 Eurove; kartëmonedhat në vlerë më të lartë nuk pranohen. Lirimi nga
pagesa e taksave vlenë për bashkëshortë me shtetësi gjermane dhe qytetarë të Bashkimit Evropian; në këto raste gjatë
aplikimit është e domosdoshme paraqitja e dëshmive përkatëse. Pagesa e mëvonshme e taksave nuk është e mundur.
Me rastin e refuzimit të dhënies së vizës – për çafrëdo arsye refuzimi – taksa e paguar nuk kthehet. Përveç taksës së
lartëpërmendur, gjegjësisht shpenzimeve telekomunikative nuk ekzistojnë shpenzime të tjera – qoftë brenda apo
jashtë seksionit të vizave. Nëse kërkohet nga persona të tretë që të paguani më shumë, ju lusim të na njoftoni me
shkrim, mundësisht duke dhënë sqarim të detajuar.