Gjykata Themelore Gjakovë

Gjykata Themelore Gjakovë Gjykata Themelore Gjakovë është e përkushtuar të ketë komunikim efektiv, të hapur dhe të shpejtë me njerëzit të cilëve u shërben.

KOMUNIKATË PËR MEDIAGjakovë, 18 gusht 20261 vit e 3 muaj burgim dhe 500 euro gjobë për tri vepra penaleGjakovë, 18 gusht...
18/08/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Gjakovë, 18 gusht 2026

1 vit e 3 muaj burgim dhe 500 euro gjobë për tri vepra penale

Gjakovë, 18 gusht 2026 - Gjykata Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim dënues kundër të pandehurit M.D., për tri vepra penale, “Dhuna në familje” “Mospërfillja e gjykatës” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Pas shqyrtimit gjyqësor, gjyqtarja Blerina Kurtaj, të akuzuarin M.D., e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burg për tri veprat penale në kohëzgjatje prej një (1) vit e tre (3) muaj dhe gjobë në shumë pesëqind (500) euro. Në dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 17 shkurt 2026.

I pandehuri M.D., akuzohet se “ në shtëpinë e tyre të përbashkët në fshatin Novosellë e Epërme në Gjakovë, i pandehuri, në kundërshtim me urdhrin për mbrojtje dhe me qëllim të cenimit të dinjitetit të nënës së tij, R.D., viktimë e ndjeshme për shkak të moshës, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me gjërat ushqimore, e ka ofenduar dhe shqetësuar emocionalisht, duke i gjuajtur dhe shkelur me këmbë gjërat ushqimore dhe duke tentuar ta kapë për ta goditur, për çka e dëmtuara, nga frika, është mbyllur në dhomë dhe ka lajmëruar policinë. Pavarësisht urdhrit për mbrojtje, i pandehuri ka përsëritur veprimet e dhunshme ndaj të dëmtuarës, duke i shkaktuar shqetësim të madh emocional. Më 17.02.2026, rreth orës 12:00, në të njëjtën shtëpi, pas një konflikti tjetër, i pandehuri e ka sulmuar përsëri të dëmtuarën, duke e goditur me shuplaka, duke e shtyrë dhe rrëzuar mbi tavolinë, me ç’rast ajo ka lënduar dorën e majtë, ndërsa kur ajo ka kërkuar ndihmë për t’u ngritur për shkak të moshës dhe problemeve me gjunjë, i pandehuri e ka goditur me shkelm në trup dhe, pasi ka marrë hekurin që përdoret për ndezjen e prush*t, e ka kanosur sërish me fjalët “të ka ardhur momenti i fundit”, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.”

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

KOMUNIKATË PËR MEDIAGjakovë, 12 gusht 2026Gjykata Themelore në Gjakovë, dje ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore...
12/08/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Gjakovë, 12 gusht 2026

Gjykata Themelore në Gjakovë, dje ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurve H.D, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasja në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa të pandehurve A.D. dhe E.G., për pjesëmarrje në rrahje.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se “më datë 10 gusht 2026, rreth orës 15:50, në Gjakovë, në rrugën “Dëshmorët e Hereçit”, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin D. G., në atë mënyrë që, në ditën dhe momentin kritik, i dëmtuari, së bashku me vëllain e tij, E.G., është takuar me të pandehurin dhe dy djemtë e tij, A.D. dhe të miturin E.D. Në atë moment, pas një mosmarrëveshjeje dhe konflikti fizik ndërmjet tyre, i pandehuri, me armën – pistoletën që kishte me vete, me numër serik dhe kalibër ende të paidentifikuar, ka shtënë disa herë në drejtim të të dëmtuarit, duke e goditur në pjesën e sipërme të këmbës së majtë. Si pasojë e lëndimeve të pësuara nga të shtënat me armë, i dëmtuari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes.”.

Gjyqtari i procedurës paraprake nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Samedin Cena, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Me këtë vendim, të pandehurit H.D., A.D., dhe E.G., do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 10 gusht 2026 deri më 10 shtator 2026.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

KOMUNIKATË PËR MEDIAGjakovë, 5 gusht 2026Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të G...
05/08/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Gjakovë, 5 gusht 2026

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit S.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të grabitjes.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se “më 2 gusht 2026, rreth orës 01:30, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, te hyrja e banesës së të dëmtuarit A.M, me përdorimin e një thike dhe duke e kanosur, i pandehuri, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, i ka marrë të dëmtuarit 50 euro. Kur i dëmtuari ka tentuar të largohej, i pandehuri e ka kapur për qafe dhe e ka ndjekur, por është penguar nga dëshmitarja E.R. Para se të largohej nga vendi i ngjarjes, i pandehuri e ka kanosur sërish të dëmtuarin me fjalët: “Ti ke me e pagu shtrejt këtë; ja ti, ja unë, gjallë nuk ki me kon.” Pas raportimit të rastit në polici, i pandehuri është arrestuar nga zyrtarët policorë.”

Gjyqtari i procedurës paraprake nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Drilon Haraçia, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Me këtë vendim, i pandehurit E. H., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 3 gusht 2026 deri më 2 shtator 2026.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

ℹ️ Sesion shpjegues me gjuhë të thjeshtë për laikët e fushës.
27/07/2026

ℹ️ Sesion shpjegues me gjuhë të thjeshtë për laikët e fushës.

📣 Kryetarja e Gjykatës Themelore në Gjakovë, znj. Fëllanza Knushaj, ka zhvilluar takim me znj. Nora Dobruna dhe znj. Val...
23/07/2026

📣 Kryetarja e Gjykatës Themelore në Gjakovë, znj. Fëllanza Knushaj, ka zhvilluar takim me znj. Nora Dobruna dhe znj. Valentina Zenullahu nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, Zyra në Gjakovë.

🔴 Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit institucional, me qëllim të fuqizimit të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe avancimit të qasjes në drejtësi. Të dy palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

ℹ️ Ndihma juridike falas është një shërbim i garantuar me ligj që u mundëson personave që nuk kanë mundësi financiare, ose që i përkasin kategorive të caktuara të mbrojtura, të marrin ndihmë juridike pa pagesë ose me kosto të mbuluar nga shteti.

KOMUNIKATË PËR MEDIAGjakovë, 7 korrik 2026 Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...
07/07/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Gjakovë, 7 korrik 2026

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit E.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë dhe lëndim i lehtë trupor.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se “më 05 korrik 2026, rreth orës 22:30, në Rahovec, pas një mosmarrëveshjeje të çastit pranë lokaleve “C.B.” dhe “N'Q.B.”, i pandehuri dyshohet se me një mjet të mprehtë (thikë) ka sulmuar të dëmtuarin F.M., duke i shkaktuar plagë në pjesët vitale të trupit. Si pasojë, i dëmtuari fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ndërsa më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor. Në të njëjtin incident, i pandehuri dyshohet se ka lënduar edhe të dëmtuarin E.H., duke e goditur me thikë në këmbën e djathtë, me ç'rast ai ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.

Gjyqtari i procedurës paraprake nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Drilon Haraçia, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Me këtë vendim, i pandehurit E.H., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 6 korrik 2026 deri më 5 gusht 2026.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

📣 Gjykata Themelore në Gjakovë mbajti kolegjiumin e saj të rregullt, njëherësh kolegjiumin e dytë për vitin 2026, me pje...
02/07/2026

📣 Gjykata Themelore në Gjakovë mbajti kolegjiumin e saj të rregullt, njëherësh kolegjiumin e dytë për vitin 2026, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve dhe përfaqësuesve të degëve të saj. Takimi u drejtua nga kryetarja e Gjykatës, Fëllanza Knushaj, në bashkëpunim me administratën e gjykatës.

ℹ️ Gjatë kolegjiumit u prezantua analiza e rezultateve të punës për tremujorin e dytë të vitit, duke u shqyrtuar performanca e përgjithshme e gjykatës dhe shkalla e përmbushjes së objektivave të përcaktuara në planin vjetor të punës dhe strategjive të KGJK-së.

🔴 Një pjesë e veçantë e diskutimeve iu kushtua komunikimit me qytetarët. Kryetarja i informoi gjyqtarët lidhur me çështjet e ngritura përmes kontakteve të drejtpërdrejta me publikun, duke trajtuar kërkesat, pyetjet dhe shqetësimet e tyre, me qëllim forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.

🔴 Kryetarja e Gjykatës, Fellanza Knushaj, ndau sot mirënjohje për gjyqtarin Berkan Hamza, me rastin e transferimit të ti...
30/06/2026

🔴 Kryetarja e Gjykatës, Fellanza Knushaj, ndau sot mirënjohje për gjyqtarin Berkan Hamza, me rastin e transferimit të tij në Gjykatën Administrative.

🟣 Gjyqtari Hamza u vlerësua për përkushtimin, profesionalizmin dhe integritetin e treguar gjatë ushtrimit të detyrës së tij në Degen e Rahovecit si gjyqtar dhe gjyqtar mbikëqyrës i kësaj dege, duke dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe besimit në sistemin e drejtësisë.

🟢 Kryetarja Knushaj i uroi suksese të mëtejme gjyqtarit Hamza në detyrën e re, duke shprehur bindjen se ai do të vazhdojë të kontribuojë me të njëjtin nivel përgjegjësie dhe profesionalizmi edhe në Gjykatën Administrative.

🤝 Urime dhe suksese në këtë rrugëtim të ri profesional!

Address

Avdullah Babalija
Gjakova
50000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+383390324130

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjykata Themelore Gjakovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category