Komuna e Gjilanit

Komuna e Gjilanit Faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit

03/09/2026

📢 NJOFTIM PËR QYTETARËT

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se të shtunën, më 5 shtator 2026, nga ora 19:30, do të fillojë faza e dytë e procesit të dezinsektimit në territorin e Komunës së Gjilanit.

🐝 Apel për bletarët: Gjatë procesit të dezinsektimit, ju lutemi të merrni masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve dhe koshereve.

🏠 Apel për qytetarët: Gjatë kohës së trajtimit, mbani të mbyllura dyert dhe dritaret e shtëpive, në mënyrë që insektet të mos depërtojnë në ambientet e banimit.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Komuna sqaron gjendjen në ShFMU “Selami Hallaçi”: Investime të vazhdueshme dhe furnizim me inventar të riLidhur me pamje...
02/09/2026

Komuna sqaron gjendjen në ShFMU “Selami Hallaçi”: Investime të vazhdueshme dhe furnizim me inventar të ri

Lidhur me pamjet e publikuara në rrjetin social “JOQ Kosova” për gjendjen e disa hapësirave dhe inventarit në ShFMU “Selami Hallaçi” në Gjilan, për hir të informimit të drejtë të opinionit publik dhe komunitetit të shkollës, sqarojmë se ato paraqesin vetëm pjesë të caktuara të objektit dhe nuk pasqyrojnë gjendjen e përgjithshme të shkollës.

Që nga viti 2023, në këtë institucion arsimor janë realizuar investime të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin, përfshirë:

* renovimin e tërësishëm të nyjeve sanitare dhe banjove;
* renovimin e dhomave mësimore;
* krijimin e kabineteve për shkencat e natyrës;
* vendosjen e perdeve në dhomat mësimore;
* krijimin e sallës së përbashkët për stafin mësimor;
* sigurimin e pajisjeve dhe kaldajës së re;
* ndërrimin e tërësishëm të sistemit të ndriçimit;
* investime të tjera në përmirësimin e hapësirave dhe kushteve të mësimit.

Në kuadër të investimeve për këtë vit shkollor, gjatë ditës së sotme ShFMU “Selami Hallaçi” është furnizuar edhe me 142 banka dhe karrige individuale për nxënësit, të cilat do të vendosen në klasat I dhe IX, në përputhje me nevojat e evidentuara.

Institucionet përgjegjëse mbeten të përkushtuara për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve në shkollë, duke i trajtuar me prioritet nevojat e nxënësve dhe stafit.

Njëkohësisht, ruajtja e inventarit dhe pronës publike është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë komunitetit shkollor, pasi kjo pronë është në shërbim të drejtpërdrejtë të nxënësve dhe procesit mësimor.

Përmes investimeve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit me komunitetin e shkollës, synojmë të krijojmë kushte sa më të mira, të sigurta dhe bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor.

📢 Njoftim për punime dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimitKomuna e Gjilanit njofton qytetarët se më 02.09.2026, segme...
01/09/2026

📢 Njoftim për punime dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se më 02.09.2026, segmenti rrugor nga rrethrrotullimi te Hotel Kristal deri te rruga “Sadullah Brestovci” do të mbyllet përkohësisht për qarkullim, për shkak të realizimit të punimeve.

Lusim drejtuesit e automjeteve që të përdorin rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin! 🚧

Drejtoria e Inspeksionit gjobit personin që hodhi mbeturina në livadhet e MalishevësPas pranimit të një ankese për hedhj...
27/08/2026

Drejtoria e Inspeksionit gjobit personin që hodhi mbeturina në livadhet e Malishevës

Pas pranimit të një ankese për hedhjen e mbeturinave në livadhet e Malishevës, Drejtoria e Inspeksionit ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme në terren, duke arritur të identifikojë personin përgjegjës për hedhjen e tyre.

Pas identifikimit, ndaj personit përgjegjës janë ndërmarrë masat në përputhje me legjislacionin në fuqi. Atij i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro, si dhe është urdhëruar që mbeturinat t’i largojë nga hapësira dhe t’i dërgojë në Deponinë Regjionale të Mbeturinave.

Pas urdhëresës së lëshuar nga inspektorët, personi përgjegjës ka vepruar sipas kërkesës dhe ka bërë largimin e mbeturinave nga lokacioni.

Drejtoria e Inspeksionit apelon te të gjithë qytetarët që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike, livadhe apo zona të tjera të papërcaktuara për këtë qëllim dhe rikujton se ndaj çdo shkelësi do të ndërmerren masa në përputhje me ligjin.

Njëkohësisht, qytetarët njoftohen se Deponia Regjionale e Mbeturinave është e hapur edhe ditëve të shtuna, nga ora 08:00 deri në 16:00, ku mund të bëhet deponimi i mbeturinave në mënyrë të rregullt dhe të kontrolluar.

Të kontribuojmë së bashku për një komunë më të pastër dhe një mjedis më të shëndetshëm.

🎒 Mbështetje për 300 familje për fillimin e vitit të ri shkollorKomuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe...
26/08/2026

🎒 Mbështetje për 300 familje për fillimin e vitit të ri shkollor

Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëfinancim me Islamic Relief, ka realizuar shpërndarjen e çantave dhe materialeve shkollore për 300 familje përfituese të asistencës sociale.

Kjo mbështetje ka për qëllim t’ua lehtësojë familjeve përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, duke u mundësuar fëmijëve kushte më të mira dhe një fillim të mbarë, me dinjitet dhe motivim.

Komuna e Gjilanit shpreh mirënjohje për Islamic Relief për bashkëpunimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në mbështetje të familjeve në nevojë. 🤝

Komuna e Gjilanit organizon Akademi Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë, ...
25/08/2026

Komuna e Gjilanit organizon Akademi Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Ilmi Ramadani (1953–2025).

Përmes kësaj akademie do të kujtohet dhe nderohet kontributi i tij i çmuar në shërbim të lirisë dhe atdheut.

📅 27 gusht 2026
🕓 Ora 16:00
📍 Teatri i Qytetit – Gjilan

Ftohen qytetarët, familjarët, bashkëveprimtarët dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan veprën e tij, të marrin pjesë në këtë akademi përkujtimore.

Drejtoria e Inspeksionit liron pronën komunale të uzurpuar për mbi 20 viteDrejtoria e Inspeksionit ka bërë rrënimin e nj...
19/08/2026

Drejtoria e Inspeksionit liron pronën komunale të uzurpuar për mbi 20 vite

Drejtoria e Inspeksionit ka bërë rrënimin e një objekti të vendosur pa leje në pronë komunale nga T.S., në lagjen “Arbëria”.
Fillimisht, personit në fjalë i është dhënë afat që në mënyrë vullnetare të bëjë largimin e shtallës/objektit nga prona komunale, e cila ishte uzurpuar për mbi 20 vite pa leje përkatëse nga Komuna e Gjilanit.

Meqenëse objekti nuk ishte larguar brenda afatit të përcaktuar, Drejtoria e Inspeksionit fillimisht ka shqiptuar gjobë për shfrytëzimin e hapësirës publike pa leje nga organi kompetent. Edhe pas shqiptimit të gjobës, objekti nuk është larguar në mënyrë vullnetare.

Andaj, në bazë të vendimit për lirimin e pronës komunale dhe rrënimin e objektit të ndërtuar pa autorizim, Drejtoria e Inspeksionit ka realizuar rrënimin e objektit dhe pastrimin e pronës komunale.

Drejtoria e Inspeksionit po ua rikthen qytetarëve të Gjilanit hapësirat komunale të uzurpuara dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë normativat ligjore për shfrytëzimin e hapësirave komunale, në mënyrë që ato të mbeten të lira, të qasshme dhe të sigurta për të gjithë.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Shërbimin e Asistencës Sociale pranë Qendrës për Punë...
10/08/2026

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Shërbimin e Asistencës Sociale pranë Qendrës për Punë Sociale, ka realizuar shpërndarjen e 150 pakove ushqimore dhe 150 thasëve me miell për familjet në nevojë.

Ky donacion është siguruar nga organizata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, e cila vazhdimisht kontribuon në mbështetjen e familjeve me kushte të vështira ekonomike dhe sociale.

Komuna shpreh mirënjohje të veçantë për “Jetimat e Ballkanit” për këtë donacion të çmuar dhe për gatishmërinë e vazhdueshme për të qenë pranë familjeve në nevojë.

Falënderojmë gjithashtu të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti humanitar, sepse humanizmi nuk matet vetëm me atë që japim, por edhe me kujdesin që tregojmë për njëri-tjetrin.

Në Gjilan po mbahet Panairi “Gratë në Biznes”Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se më 6 dhe 7 gusht, në Sheshin e Qytet...
06/08/2026

Në Gjilan po mbahet Panairi “Gratë në Biznes”

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se më 6 dhe 7 gusht, në Sheshin e Qytetit, po mbahet Panairi “Gratë në Biznes”.

Ky panair sjell së bashku gra ndërmarrëse, artizane dhe prodhuese vendore, të cilat përmes punës, kreativitetit dhe përkushtimit të tyre po kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Vizitorët do të kenë mundësi të shohin dhe të blejnë produkte vendore, punime artizanale, zeje tradicionale dhe produkte të bizneseve të drejtuara nga gratë.

Komuna e Gjilanit i fton qytetarët ta vizitojnë panairin dhe t’i mbështesin gratë ndërmarrëse, sepse çdo produkt i blerë është mbështetje për punën e tyre, familjet dhe ekonominë e qytetit tonë.

📍 Sheshi i Qytetit, Gjilan
📅 6–7 gusht 2026
🕘 09:00–18:00

Sonte, në SHFMU “Abaz Ajeti” në Gjilan, u mbajt dëgjimi buxhetor me qytetarët e lagjeve Arbëria dhe Zabeli, si dhe të Ve...
06/08/2026

Sonte, në SHFMU “Abaz Ajeti” në Gjilan, u mbajt dëgjimi buxhetor me qytetarët e lagjeve Arbëria dhe Zabeli, si dhe të Velekincës, Lipovicës, Burincës dhe Muqibabës, në kuadër të planifikimit të Buxhetit 2027–2029.

Takimi u zhvillua nën kryesimin e Kryesueses së Kuvendit Komunal, Krenare Latifi Kqiku, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, Drejtoreshës së Shëndetësisë, Mimoza Kadriu Qerimi, dhe Drejtorit për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati.

Të pranishëm ishin edhe këshilltarët komunalë Shefket Kqiku, Liresa Ibrahimi, Gentrit Murseli dhe Fadil Ademi.

Gjatë takimit dëgjuam kërkesat, shqetësimet dhe prioritetet e qytetarëve, të cilat do të merren në konsideratë gjatë hartimit të Buxhetit të Komunës së Gjilanit për periudhën 2027–2029.
Faleminderit të gjithë qytetarëve për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre!

Address

Bulevardi I Pavarësisë P. N
Gjilan
60000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Gjilanit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share