01/06/2026
Gjilan, 1 qershor 2026 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan z. Venhar Salihu ka pritur në takim gjyqtarin z. Dardan Maloku i cili nga sot ka filluar punën në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndërsa për tre vite ka punuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Në këtë takim, kryetari Salihu i uroj mirëseardhje gjyqtarit dhe i dëshiroi suksese në ushtrimin e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje, në funksion të efikasitetit më të lartë të trajtimit të lëndëve në gjykatë.
Ndërkohë, gjyqtarja znj. Besarta Sejdiu nga Gjykata Themelore në Gjilan është transferuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Me këtë rast, kryetari i gjykatës e ka falënderuar për punën e deritanishme, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e funksionit të saj si gjyqtare në Gjykatën Themelore në Ferizaj.