03/08/2025
⸻
📢 NJOFTIM PUBLIK – APEL PËR KUJDES NDAJ ZJARREVE!
Të nderuar bashkëfshatarë,
Sot në fshatin tonë, Verbicë, kemi përjetuar një ditë tepër të rëndë. Nga historia nuk mbahet mend të kemi pasur ndonjëherë kaq shumë vatra zjarri brenda një dite. Fatkeqësisht, këto ditë të nxehta vere, me temperatura përvëluese, po shoqërohen me rrezik të madh zjarresh që po përhapen në të gjitha anët.
🔥 Zjarret po rrezikojnë pyjet tona, pronat, gjallesat dhe jetën e njerëzve!
Ju bëjmë lutje publike të gjithë banorëve të Verbicës dhe fshatrave përreth që të tregojnë kujdes maksimal në çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, me apo pa qëllim.
⚠️ Mos digjni mbeturina në ambient të hapur.
⚠️ Mos përdorni zjarr në pyje, fusha, livadhe apo pranë shtëpive.
⚠️ Njoftoni menjëherë zjarrfikësit ose autoritetet lokale në rast se shihni tym apo zjarr.
🔔 Në këto ditë me rrezik të lartë, çdo pakujdesi mund të sjellë pasoja të pariparueshme.
Le të tregojmë të gjithë përgjegjësi dhe solidaritet për të ruajtur malet tona, natyrën, pasurinë e përbashkët dhe jetën e çdo qytetari