23/06/2016
Karadaku (Malet e Zeza), e që në shumicën e rasteve njihet si Karadaku i Shkupit, shtrihet nga Gryka e Kaçanikut gjegjësisht nga lumi Lepenc në perëndim e deri te Gryka e Konçulit te lumi Morava e Binçes në jug-lindje me një gjatësi rreth 50 km dhe ndërmjet Anamoravës në veri, Luginës së Preshevës në jug-lindje dhe fushës së Shkupit në jug.
Malet e Karadakut
Struktura e relievit është mjaft e copëtuar. Këtë e bëjnë luginat e lumenjve si pjesë më të ulëta dhe majet e maleve si pjesë më të larta të relievit. Sendimentet reja në pjesën perëndimore, mesozoike, në pjesën e mesme dhe ato të vjetra të paleozoikut në lindje tregojnë një llojllojshmëri në ndërtimin gjeologjik. Në formimin e relievit kanë ndikuar rrjedhat e lumenjve që kësaj pjese i kanë dhënë një pamje të copëtuar. Ato, duke zbritur prej viseve të larta, kanë thelluar shtratin e tyre me vet kanë bartur material të eroduar. Lumenjtë më të rëndësishëm të kësaj krahine janë: Golemareka, Letnica, Karadaku, Lashtica, Pasjani, Llapushnica etj. Të gjithë këta derdhen në Moravën e Binçës.
Relievi i lartë i kësaj zone pengon depërtimin e masave të nxehta të jugut, ndërsa ndaj veriut është e hapët. Zonën e Karadakut të Shkupit e përshkon izoterma e vjetore 9 ºC e 10 ºC, kurse reshjet mesatare vjetore janë midis 700 e 800 mm.
Kushtet e tilla natyrore janë shprehur në fizionominë e pejsazhit. Sipërfaqet më ëtë mëdha janë pyje, duke përfshirë më se gjysmën e territorit të trevës. Sipërfaqet me ara përfshijnë 31% të territorit dhe janë për gjysmë më të vogla se në Drenicë. Kullotat dhe livadhet përfshijnë rreth 11 % të sipërfaqeve të tokave. Një strukturë e tillë e tokave ka kushtëzuar që popullsia të merret me shfrytëzimin e tokave punuese dhe sipërfaqeve me pyje. Blegtoria, përshkak të bazës ushqyese të vogël, është më e kufizuar.
Janë male të larta prej 700 - 1.500 m. Pikat më të larta të këtyre maleve jan: Maja e Kopilaqës me 1.490 metra lartësi, Maja e Zezë me 1.219 metra lartësi dhe Maja Topan me 1.178 metra lartësi.
Hapsira e Maleve të Karadakut , si pjesë kaluese në mes zonës kodrinore dhe asaj të ulët të fushës në aspektin e ndërtimit gjeologjik, tregon një shtrirje graduale në ndërtimin e formacioneve gjeologjike.
Në Malet e Karadakut sipërfaqe relativisht të mëdha janë me shkëmbinjë të gnajsit të moshës parakembriane. Këto formacione shtrihen në mes të luginës së Moravës në perëndim dhe kufirit me Maqedoninë në lindje. Në veri këto formacione shtrihen ddri në Domoroc, ndërsa kufirin jugor të tyre e bënë lokaliteti Sllubicë.
Në Malet e Karadakut formacionet e paleozoikut shfaqen në dy sektorë: në atë të parin rreth lokaliteteve Binç, Buzovik, Debellde, Mjak dhe at të dytin në Zhegër, Llashticë, Pisjan, Uglar, Lipovicë, Burincë, Myçybabë, Kokaj dhe Llocë
( http://www.anamorava.org )