Përlepnica

Përlepnica Fshati Përlepnicë është njeri nga fshatrat me te mdhenj te komunes se Gjilanit, eshte vetëm 7 km larg nga qendra komunale.

Fshati Përlepnicë është vetëm 7 km larg nga qendra komunale, e Gjilanit, ndërsa nga magjistralja qe e lidh këtë qytet me Bujanocin dhe Kosovën Lindore, Përlepnicën e ndan vetëm 2 km. Ndryshe nga shumica e fshatrave, jo vetëm të komunës por edhe të gjithë Kosovës, Përlepnica pati një zhvillim solid të infrastrukturës që para 30 vitesh. Kështu rruga që lidh fshatin me magjistralen që lidh Gjilanin m

e Bujanoicin është ndërtuar në fillim të viteve shtatëdhjeta, kohë kjo prej kur dy breza asfalti përshkojnë edhe dy rrugët kryesore të fshatit. Ndërsa ndërtimi mbi fshat, i pendës për akumulimin e ujit të pijes në lumin e Përlepnicës, i ka mundësuar Përelepnicës që të lidhet me ujësjellësin, po kështu që në gjysmën e parë të viteve shtatëdhjeta kjo gjë ishte e rrallë në atë kohë për fshatrat e Kosovës. Mbi fshat kalon edhe rruga e vjetër malore që çon deri në Artanë, qytet i vjetër mesjetar, me tradita të pasura qytetërimi dhe xehetarie. Prandaj duke qenë në afërsi të metropoli të tillë të mesjetës, edhe Përlepnica ose me sakët brigjet mbi fshat, në drejtim të Artanës, fshehin pasuri arkeologjike që presin interesimin e arkeologeve. Liqeni artificial, akumulues i Përlepnicës ku merr ujin e pijes pjesa më e madhe e Gjilanit, qëndron tash 25 vite si kurore mbi kokë fshatit Përlepnicë duke shtuar bukurinë bregoreve që e rrethojnë. Ndërsa lart mbi të më pamjen e tij epike qëndron hijerënde “Guri i Kersh*t”, ku bëjnë folenë shqiponjat dhe ku pastaj ato nisin fluturimin e tyre duke qarë fuqishëm ajrin e pastër malor. Me rreth 3500 banore, rreth 400 shtepi, (gjithçka rreth ose përafërsisht sepse regjistrimi i banoreve si në terë Kosovën nuk është bërë tash 27 vite as në Përlepnicë), shumë sh*tore pijetore dhe së fundit edhe disa Internet Caffe, Përlepnica nuk dallon shumë nga mesatarja e fshatrave që e rrethojnë. Por Përlepnica e ka edhe një traditë që e veçon nga fshatrat tjerë. Ajo ka traditën e “prodhimit” të mësuesve. Përlepnica ka, mësues shumë mësues... dhe kur jemi te mësuesit le të na lejohet një digresion ; Përlepnica që para 60 e ca vitesh, duke e kuptuar rendësin e arsimit, ka filluar të ndahet në shenje si fshati me numër ndjeshëm më të madh të mësuesve në krahasim me fshatrat tjerë. Prej atëherë pra, siç thuhet shpesh me shpoti, fshati ynë ka pas edhe vazhdon të ketë mësues “edhe për eksport”. Kjo e dhënë sidoqoftë, paraqet njëfarë treguesi për shkallën mbi mesatere të arsimit të qytetareve të Përlepnicës krahasuar me rrethin. Dhe kjo shkallë prapë e shpjegon më se miri edh atmosferën tolerante dhe harmoninë që mbretëron në mes të njerëzve të këtij fshati, apo ndoshta anasjelltas...
Historia[redakto | redakto tekstin burimor]
Supozohet që daton si vendbanim qysh nga mesjeta. Në vendin e ashtuquajtur Harrnica, mund të ishte një vendbanim i lashtë mesjetar, kjo mbet ende një supozim. Duke qenë me shekuj të qeverisur nga sundues të ndryshëm, zhvillimi dhe ruajtja e traditave të lashta të vendbanimeve apo varrezave ka qenë e pa mundur. Sipas të dhënave historike Përlepnica ishte një paralagje e Artanës dhe njihej si vendbanim qysh nga Ilirët.[citim i duhur]

Në kohen kur është ndërtuar penda, në gërmim e sipër janë gjetur disa mure, por nga pushteti i atëhershëm kurrë nuk është interesuar të ftoj arkeologë për të studiuar. Në të gjitha ato shtëpi të vjetra të cilat janë rrënuar dhe në hapje e sipër të themeleve të shtëpive të reja, në të shumtën rasteve janë gjetur qypa, shpata, dhe gjësende tjera që askush nuk ka mundur të identifikoj lashtësinë. Mirëpo këto të gjitha janë trajtuar si të pa rëndësishme dhe të pa vlerë. Gjë që janë zhdukur që kurrë mos të gjinden prapë. Edhe për emrin Përlepnicë, nuk ka dëshmi se ky emër është përdorur më herët. Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]
Ekonomia ka qen dhe eshte ende e zhvilluar por ne kohet me te hershme ajo ka qen pak me e zhvilluar.Ne Perlepnic jane kultivuar dhe kultivohen disa kutura bujqesore.Perlepnica edhe e njohur per pemë te ndyshme,prej drithrave grurin,misrin,tersheren,elbin. Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]
Kultura ne Perlepnice ka qen dhe eshte nj kultur qe nuk e shofin shpesh qe prej koheve te lashta kultura ka qen ne nivelin me te lart,qdo kush qe ka ardh ne Perlepnice edhe mahnitur se qfar kulture kemi. Toponimet[redakto | redakto tekstin burimor]
Toponimet të cilat përdoren nga banorët e këtij vendi janë :

Guri i prehtë
Guri i shpumë
Guri i zi
Ledina e madhe
Lugu i trapadinave
Livadhi i Halës
Osoji
Pajsoji
Rraskërrcat
Harrnicat
Udhëkryqt
Jazbinat
Brijat
Cicorrkat
Terhonet
Kushlinat
Gjelbesinat
Plehnishtat
Mullini i bardh
Te lisi
Te Qukari i lajthisë
etj.

17/02/2021

Tringa Rexhepi

FALËNDERIT DIASPORË!🙏🙏🙏
29/10/2020

FALËNDERIT DIASPORË!

🙏🙏🙏

Bamirësia nuk ka të ndalur në vendin tonë, një vyrtyt i çmuar dhe me vlerë të lartë.Para pak muajve është inicuar nga Be...
17/09/2020

Bamirësia nuk ka të ndalur në vendin tonë, një vyrtyt i çmuar dhe me vlerë të lartë.

Para pak muajve është inicuar nga Bejtulla Osmani ndërtimi i shtëpisë familjes Fazliu që ka jetuar rreth 20 vite në Përlepnicë, iniciativë që ka gjetur mbështetje të gjerë si nga bizneset, po ashtu edhe nga qytetarët e thjeshtë në Përlepnicë dhe në diasporë, por edhe nga qytetarë nga vendbanimet tjera.

Rruga për ta filluar aksionin është hapur dhe mundësuar nga bashkëvendasi ynë që jeton në Zvicër Faredin Mehmeti, i cili ka dhuruar truallin pa hezituar, andaj i jemi falënderues secili nga ne për këtë gjest human dhe të pashoq.

Ndërtimi i shtëpisë ka filluar para pak dite dhe punimet janë duke shkuar mbarë falë mbështetjes financiare dhe punëve vullnetare që po kryhen dhe që janë premtuar nga bizneset e Përlepnicës, mjeshtërve të ndryshëm (puna e dorës) dhe qytetarëve tjerë.

Bizneset e ndryshme në Përlepnicë çdo herë kanë qenë afër njerëzve në nevojë dhe në ballë të aksioneve siç kemi rastin edhe kësaj here me
Fabrikën e betonit "PRO-ENG" (2000€ beton) Rexhep Kadriu,
-Depo e materialeve të ndërtimit "Egzoni"-Shefqet Xhelili
Salloni i tepihave dhe perdeve "LuxTex" Nexhip dhe Dashnim Dalipi
-"Al-Blerti" Mentor Ismajli dhe Adnan Hamidi Rregullimi i dritareve dhe dyerve,
- Rregullimi i ujit: Ardit Abazi,
-Rregullimi i rrymës: Avni Isufi,
-Rregullimi i pllakave: Florim Ramizi,
-P***a e benzinës "Burimi petrol"
(kërkojmë falje nëse kemi harruar ndonjë pa përfshirë).

Por ka edhe shumë e shumë njerëz të vullnetit të mirë që kanë ndihmuar me shuma të ndryshme aksionin (shih listen te Bejtulla Osmani. Lista do të përditësohet edhe për deponimet pas 6 shtatorit
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1565385896956778&id=100004561476916
), të cilët kanë ndarë nga pasuria e tyre me qëllim të shpëtimit të një familje pa kulëm mbi kokë.

Duhet falënderuar familjen e Sadri Kamberit, të cilët kanë dhënë 2000€ nga shuma e grumbulluar për shërimin e tij, një shembull fisnik që duhet ndjekur.

Urojmë që sa më shpejtë ta gëzojnë shtëpinë familja Fazliu!

Falënderit DIASPORË që po jeni afër vendlindjes në çdo mënyrë!Pa JU asgjë nuk është mirë, andaj u jemi falënderues tërë ...
26/07/2020

Falënderit DIASPORË që po jeni afër vendlindjes në çdo mënyrë!

Pa JU asgjë nuk është mirë, andaj u jemi falënderues tërë jetën!

Sot eshte ndar nga jeta ne moshen 57 vjecare profesor Naim ShaqiriProf Naim Shaqiri ka qenë pjesëmarrës i lëvizjeve poli...
04/03/2020

Sot eshte ndar nga jeta ne moshen 57 vjecare profesor Naim Shaqiri

Prof Naim Shaqiri ka qenë pjesëmarrës i lëvizjeve politike dhe kombëtare që prej rinisë së hershme.

Varrimi i te ndjerit behet neser - e enjte ne varrezat e Perlepnices, me namazin e ikindise

Ngushëllime familjes Shaqiri!

Poezi e huazuar***************Si tërmeti nëpër shkrepa;Muaj maj 85;Lëkundi edhe foshnjet nëpër djepa;Trimi i shqipes u n...
16/02/2020

Poezi e huazuar
***************
Si tërmeti nëpër shkrepa;
Muaj maj 85;
Lëkundi edhe foshnjet nëpër djepa;
Trimi i shqipes u nda nga jeta.

Pushoi zemra e djalëris;
N'kto momente të skllavërisë;
Shum i vuajtur nburg e nmërgime;
Kurr spushoi për nënën trime.

Nënë shqiponja e lshon një za;
Për një trim që ju ka vra;
Përmallueshëm e kujton;
Kur nga gjiri se largon.

Në momentet më të vështira;
Nëna i tha fjalët më të mira;
O Zijah o trim dai;
Ti për neve dert mos ki.

Ke për rreth motra vllazni;
Shokë e miq farefisni;
Një flamur t'pushon mbi kry;
Është flamuri kuq e zi;
Është flamuri i shqiponjes;
Nëna e jote e mbar Kosoves.

01/02/2020

NJOFTIM!

Ka ndërruar jetë (më 31.1.2020) SEVDIE (MALIQI) RAMIZI në moshën 59 vjeçare.

Varrimi bëhet të shtunën më 1.2.2020 me Ikindi 14:34 në varrezat e Përlepnicës.

Ngushëllime familjes Ramizi dhe gjithë të afërmve tjerë!

E dhimbshme është kur japim këso lajme.i dhimbshëm fakti që sot u largua një engjëll nga ne.Te nderuar miq, iu njoftojmë...
30/01/2020

E dhimbshme është kur japim këso lajme.
i dhimbshëm fakti që sot u largua një engjëll nga ne.

Te nderuar miq, iu njoftojmë se ka vdekur me 29.01.2020 Adriatik Shaqiri ne fatkeqësi komunikacioni. Adriatiku vdiq ne moshën 25 vjeçare, duke na lënë të pikëlluar për tanë jetën.
Varrimi i të ndjerit dhe namazi xhenazes falet me namazin e xhumasë ne Xhaminë e Përlepnicës

varrimi i te ndjerit bëhet në varrezat e fshatit Perlepnice.
Zoti e shpërbleftë me Xhehnet

Ngushëllime Familjes Shaqiri!!

Nënshkrimi i kontratës për renovimin e shkollës "Skënderbeu" në Përlepnicë, është lajm i gëzueshëm për nxënësit dhe prin...
23/01/2020

Nënshkrimi i kontratës për renovimin e shkollës "Skënderbeu" në Përlepnicë, është lajm i gëzueshëm për nxënësit dhe prindërit e këtij fshati.

Puna dhe angazhimi i dy drejtorëve, atij të drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, dhe drejtorit të shkollës, Fidan Shaqiri, dhe i kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë që ky projekt të përkrahet nga qeveria Haradinaj.

Urime nxenës!

Referuar nga faqja e zv Ministrit Rexhep Kadriu

Haxhi Nuhi Mehmeti nga Përlepnica, prishë objektin, lëshon pronën private, madje jep 2000  euro për zgjerimin e rrugës, ...
13/09/2019

Haxhi Nuhi Mehmeti nga Përlepnica, prishë objektin, lëshon pronën private, madje jep 2000 euro për zgjerimin e rrugës, ndërsa zv.ministri Rexhep Kadriu i bashkangjitet këtij gjesti madhështor me 1000 euro. Nuk ka popull më fisnik e më të ndershëm se shqiptarët, vetëm duhet që t'i udhëheqë dikush i ndershëm, që vërtetë e do vendin, e do popullin e vet.

Ky projekt është i financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit. Raste të tilla si ky ka shumë gjithandej Kosovës, dhe kjo na bënë të veçantë nga popujt tjerë. Familjet shqiptare, me fanatizëm e ruajnë nderin, respektin, humanizmin dhe ndihmën ndaj tjetrit ndër breza.

Kosova zhvillohet, integrohet dhe bëhet shtet, vetëm duke nxjerrë në pah interesin e përgjithshëm.

Referuar nga Rexhep Kadriu

E dhimbshme qenka kur japim këso lajme,si ky i sotit, i dhimbshëm fakti që sot u largua një engjull nga ne.Suela Qazim M...
14/04/2019

E dhimbshme qenka kur japim këso lajme,
si ky i sotit, i dhimbshëm fakti që sot u largua një engjull nga ne.

Suela Qazim Mehmeti sot ndërroi jetë pas një sëmundje të shkurtër e famëkeqe që ia mori jetën shumë shpejtë.

Varrimi i të ndjeres bëhet Të Hënën me 15 Prill 2019 me IKINDI (ora 16:20) në varrezat e Përlepnicës.

Ngushëllime familjes Mehmeti!

Address

Gjilan

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Përlepnica posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share