28/07/2026
Lëvizja pret Mërgatën, Lëvizja me Mërgatën!
Më 1 gusht, e shtunë, në Sheshin ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë takohemi me simpatizantë e anëtarë, aktivistë e bashkatdhetarë, në pritjen e sivjetshme që Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon për mërgatën.
Pjesëmarrës dhe folës në këtë takim do të jetë edhe Kryetari i Lëvizjes, njëherazi Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Takimi fillon në ora 20:00
Jeni të gjithë të mirëpritur, bashkë me familjet tuaja. Tregojuni edhe miqve, dhe shpërndajeni sa më shumë këtë ftesë