Komuna Istog

Call Directions Website

Komuna Istog Komuna e Istogut
Zyra e Informimit Publik Istog
https://istog.rks-gov.net/ | [email protected]

Ftesa e KPF-së 22.10.2026
15/10/2026

Ftesa e KPF-së 22.10.2026

🌲 KOMUNA E ISTOGUT PJESË E PROJEKTIT NDËRKUFITAR KOMOAL-PREPPërmes Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Komuna e Ist...
13/10/2026

🌲 KOMUNA E ISTOGUT PJESË E PROJEKTIT NDËRKUFITAR KOMOAL-PREP

Përmes Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Komuna e Istogut po merr pjesë në Punëtorinë e Validimit të Palëve të Interesit të projektit KOMOAL-PREP, e cila po mbahet më 12 dhe 13 tetor 2026 në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 12 komunave partnere nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Gjatë punëtorisë dyditore po shqyrtohen vlerësimi i rrezikut nga zjarret, identifikimi i zonave me rrezik të lartë, mekanizmat e paralajmërimit të hershëm dhe koordinimi i reagimit në situata emergjente.

Në këtë punëtori, Komuna e Istogut përfaqësohet nga Skender Hasangjekaj, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar për parandalimin dhe përballimin e zjarreve dhe situatave emergjente.

Projekti KOMOAL-PREP mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

U mbajt sesion informues për gratë dhe personat me aftësi të veçanta Organizata Syri i Vizionit në bashkëpunim me Drejto...
08/10/2026

U mbajt sesion informues për gratë dhe personat me aftësi të veçanta

Organizata Syri i Vizionit në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi të Komunës së Istogut, organizoi sot një sesion informues për gratë dhe personat me aftësi të veçanta nga zonat rurale.

Pjesëmarrësit u informuan rreth mundësive për trajnime dhe skema të granteve, mënyrës së aplikimit dhe mundësive që ofron projekti “Seeds of Inclusion in Kosovo: Bujqësi e Qëndrueshme, Punësim dhe Shërbime të Përmirësuara Sociale për Gratë dhe Personat me Aftësi të Kufizuara”.
Ky projekt financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), në kuadër të International Partnerships Austria, bashkëfinancohet nga Diakonie ACT Austria / Brot für die Welt dhe zbatohet nga Syri i Vizionit në partneritet me Brot für die Welt.

🏅 MINI-OLIMPIADA E FËMIJËVE - ÇDO FËMIJË ËSHTË KAMPION! 🏆Komuna e Istogut, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport...
07/10/2026

🏅 MINI-OLIMPIADA E FËMIJËVE - ÇDO FËMIJË ËSHTË KAMPION! 🏆

Komuna e Istogut, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me kopshtet e fëmijëve dhe Sportin Shkollor, organizoi “Mini-Olimpiadën e Fëmijëve”, aktivitet rekreativ dhe sportiv.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Era Rexhaj, e cila u bashkua me fëmijët në këtë ditë të veçantë për ta.

Fëmijët morën pjesë në gara dhe disiplina të ndryshme sportive, duke shfaqur shkathtësitë, energjinë dhe mbi të gjitha frymën e bashkëpunimit dhe shoqërimit.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i aktivitetit fizik dhe krijimi i mundësive që fëmijët të argëtohen, të socializohen dhe ta përjetojnë sportin në një atmosferë të gëzueshme e miqësore.

Në fund, të gjithë fëmijët u shpërblyen me medalje, sepse në këtë Mini-Olimpiadë nuk kishte humbës. Çdo fëmijë është kampion! 🥇❤️

Organizata Syri i Vizionit në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi në Komunën e Istogut fton gratë dhe personat me aftë...
06/10/2026

Organizata Syri i Vizionit në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi në Komunën e Istogut fton gratë dhe personat me aftësi të veçanta nga zonat rurale të komunës së Istogut që të marrin pjesë në sesionin informues

🎀 Muaji Rozë - Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e GjiritSot, në Istog, u shënua hapja e fushatës ndërgjegjësuese për...
01/10/2026

🎀 Muaji Rozë - Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

Sot, në Istog, u shënua hapja e fushatës ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit, me mesazhin për më shumë kujdes, kontrolle të rregullta dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Istogut, z. Ilir Ferati, duke përcjellë mesazhin e mbështetjes dhe ndërgjegjësimit për shëndetin e grave.

Gjatë aktivitetit u bë edhe zbulimi i shenjës së Muajit Rozë, e cila nga sot do të jetë një simbol tradicional i Komunës së Istogut gjatë këtij muaji. Një shenjë që çdo tetor do të na kujtojë rëndësinë e kujdesit, solidaritetit dhe luftës kundër kancerit të gjirit.

Aktiviteti u organizua nga Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe OJQ-në “Forca e Gruas”.

💗 Të ndërgjegjësohemi sot, për një shëndet më të mirë nesër.

🎀 Kontrolli i rregullt dhe zbulimi i hershëm shpëtojnë jetë.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbështetur Programin e Studimit të Balkanistikës në Fakultetin e Filologjisë në Universit...
30/09/2026

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbështetur Programin e Studimit të Balkanistikës në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës që nga fillimi i tij në vitin 2021.
Programi është riakredituar së fundmi nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës si një program trevjeçar i studimeve.
Ai përfaqëson një mundësi unike për të rinjtë nga komunitete të ndryshme për të studiuar gjuhët dhe kulturat ballkanike, duke ndërtuar profesionistë dhe ekspertë të gjuhëve.
Me qëllim të promovimit të këtij programi dhe rritjes së informimit tek studentët potencialë, Misioni i OSBE-së në Kosovë fton institucionet, organizatat dhe qytetarët që të kontribuojnë në shpërndarjen e materialeve promovuese të Programit të Studimit të Balkanistikës në rrjetet sociale.
Fushata promovuese e programit ka filluar që nga e premtja e kaluar dhe po zhvillohet përmes rrjeteve sociale.

Mund t’i shihni postimet në:
Facebook: Balkanistics Study Programme
Instagram:
_______________________________________________________________________
Misija OEBS-a na Kosovu podržava Studijski program balkanistike na Filološkom fakultetu Univerziteta u Prištini od njegovog osnivanja 2021. godine. Program je nedavno ponovo akreditovan od strane Agencije za akreditaciju Kosova kao trogodišnji dodiplomski program.
Predstavlja jedinstvenu priliku za mlade iz različitih zajednica da proučavaju balkanske jezike i kulture, gradeći jezičke profesionalce i stručnjake. Kako bismo promovisali program i povećali njegovu vidljivost među potencijalno zainteresovanim studentima, bili bismo vam izuzetno zahvalni ako biste mogli da podijelite priloženi poster i objave sa Facebook stranice Studijskog programa balkanistike na vašim društvenim mrežama.
Unaprijed vam se zahvaljujemo na vašem neprocjenjivom doprinosu!
Od prošlog petka je počelo promovisanje Balkanistički program putem društvenih mreža.
Objave možete vidjeti na:
Facebook: Balkanistics Study Programme
Instagram:
_______________________________________________________________________
The OSCE Mission in Kosovo has been supporting the Balkanistics Study Programme at the Faculty of Philology, University of Prishtina, since its establishment in 2021. The programme was recently re-accredited by the Kosovo Accreditation Agency as a three-year undergraduate degree.
It represents a unique opportunity for young people from different communities to study Balkan languages and cultures, developing language professionals and experts. To promote the programme and increase its visibility among potential students, we would be extremely grateful if you could share the attached poster and posts from the Balkanistics Study Programme page on your social media channels.
We thank you in advance for your invaluable contribution!
Since last Friday, started promoting the Balkanistics Programme on social media.
You can view the posts at:
Facebook: Balkanistics Study Programme
Instagram:

Muaji Tetor, Muaji i Ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit
30/09/2026

Muaji Tetor, Muaji i Ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit

Komuna e Istogut në kuadër të zyrës së Kryetarit në bashkëpunim me Drejtoria për Mirëqenie Sociale ka filluar sot pilot ...
29/09/2026

Komuna e Istogut në kuadër të zyrës së Kryetarit në bashkëpunim me Drejtoria për Mirëqenie Sociale ka filluar sot pilot projektin e parë në nivel vendi për ofrimin e shërbimeve logopedike për fëmijët me nevoja të veçanta

Drejtoria për Mirëqenie Sociale e Komunës së Istogut, nga sot, ka filluar ofrimin e shërbimeve individuale logopedike, psikologjike dhe sociale për fëmijët me nevoja të veçanta.
Këto shërbime synojnë të ofrojnë mbështetje profesionale dhe të përshtatur sipas nevojave individuale të secilit fëmijë, duke kontribuar në zhvillimin e komunikimit, mirëqenies emocionale, aftësive sociale dhe përfshirjes së tyre në komunitet. Përmes këtij shërbimi, Drejtoria për Mirëqenie Sociale synon të jetë sa më pranë fëmijëve dhe familjeve të tyre, duke krijuar mundësi më të mira për mbështetje dhe zhvillim të qëndrueshëm.

U mbajt mbledhja e 9-të e KuvenditKryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 9-të e rregul...
28/09/2026

U mbajt mbledhja e 9-të e Kuvendit

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 9-të e rregullt e legjislacionit të VIII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Ilir Ferati si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Pikë e rendit të ditës ishte: arsyetimi i mungesave në mbledhje, dhënia e betimit nga anëtari i ri i Kuvendit të Komunës, shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, shqyrtimi dhe miratimi i Draft Buxhetit 2027-2029, diskutimi i Raportit të Përformancës Komunale për vitin 2025, shfuqizimi i Rregullores për Ndarjen e Bursave për Student Nr. 1/2022 e datës 26.09.2022 si dhe shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit të Kryetarit të Komunës për destinimin e pronës së paluajtshme të Komunës për zgjedhjen e çështjes së banimit.

Pika shtesë të rendit të ditës ishin edhe Deklarata kundër, aktgjykimit të shkallës së pare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, shfuqizimi I vendimit 001 Nr.97/2026 I datës 26.06.2026 për dhënien në shfrytëzim me negocim të pronat e paluajtshme të komunës, , shfuqizimi i vendimit 001 Nr.98/2026 i datës 26.06.2026 për dhënien në shfrytëzim me negocim të pronat e paluajtshme të komunës , shfuqizimi i vendimit 001 Nr.110/2025 I datës 30.05.2025 për miratimin e ofertës së përzgjedhur nga komisioni vlerësues për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës parcelën nr.541-0ZK Veriq (përmes shprehjes së interesit publik) si dhe shfuqizimi i vendimit 00 Nr.85/2025 i datës 30.04.2025 për ndarjen e mjeteve buxhetore për financimin e shujtave për punëtoret e komunës së Istogut.

Address

Rruga Fadil Ferati 121
Istog
31000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

038/ 200 43 814

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna Istog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share