07/09/2026
Shoqata "Jezerci"
SHTATORI I SAKRIFICËS – KUJTOJMË DËSHMORËT TANË 🇦🇱
Shtatori është muaj i kujtesës, nderimit dhe krenarisë. Në këtë muaj, Ferizaj kujton bijtë e saj që ranë heroikisht për lirinë e Kosovës, duke lënë pas një amanet që nuk shuhet kurrë.
Në kuadër të shënimit të Epopesë së Jezercit, nderojmë me përulje Dëshmorët e Kombit dhe sakrificën e tyre sublime.
Në ditët e rënies së tyre, më 17 shtator 2026, kujtojmë Dëshmorin e Kombit Bekim Osmani, si dhe me 28 shtator 2026, kujtojmë Dëshmorët e Kombit Gursel e Bajram Sylejmani, Sejdi Sejdiu, Kemajl Hetemi, Sali Baliu, Lulzim Guta, Arsim Zeqiri, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu.
28 shtator – 28 vite Epopeja e Jezercit, është edhe Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, një ditë kur përulemi para sakrificës dhe lartësojmë veprën e tyre.
Ftojmë qytetarët, familjarët e Dëshmorëve, invalidët e bashkëluftëtarët e UÇK-së, si dhe përfaqësuesit institucionalë të marrin pjesë në homazhe, ora 10:00, sipas datave në foto.
Kujtimi për Dëshmorët është amanet i brezave!
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! 🇦🇱🇽🇰